BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Nisin përgatitjet për derbin Partizani-Tirana, shpresohet që të marrin leje për një stadium të mbushur

Nisin përgatitjet për derbin Partizani-Tirana, shpresohet që

Të hënën e javës së ardhshme do të luhet në stadiumin “Air Albania” njëra prej ndeshjeve më të mëdha të sezonit, në fakt derbi i parë sezonal midis Tiranës dhe Partizanit, e para në një seri të gjatë që i pret të dyja skuadrat këtë edicion. Të dy klubet kanë problemet e veta, kanë shqetësimet me grupin dhe probleme të tjera, por kur afron ora e takimit rritet adrenalina, rritet entuziazmi në secilin kamp dhe të dy palët dëshirojnë të marrin maksimumin nga një duel që do të thotë shumë për grupet respektive rivale. Partizani ka pasur probleme deri tani, sepse nuk ka marrë asnjë fitore në 5 ndeshjet e para, pra po vuan në këtë drejtim, kurse Tirana ka moral të lartë që kushtëzohet nga fitorja e fundit me Teutën, fitore që e ngjiti në krye të renditjes me 11 pikë, dy më shumë se Vllaznia e vendit të dytë.

Situata me biletat

Ndeshja do të luhet në “Air Albania” dhe të gjithë tifozët që shpresojnë që të jepet miratimi për një kapacitet prej më shumë se 30% të kapacitetit sipas normës aktualisht në fuqi, diçka që u provua me kombëtaren dhe do të ishte një mëkat i vërtetë që të mos ta gëzonte edhe përballja më e zjarrtë e futbollit shqiptar në nivel klubesh. Ndërkohë mësohet se edhe çmimi i biletave, shitja e tyre nis që këtë të martë, me organizatorët që kanë vendosur shifra tejet të përballueshme. Kështu për sa i përket tribunës qendrore, në sektorin Vip 1 dhe Vip 2 sipas emërtimit zyrtar Ë104 , biletat do të kushtojnë 5000 lekë të reja. Për sa i përket atyre të spostuara më në krahë, gjithmonë në tribunën qendrore, një biletë do të kushtojë 4000 lekë të reja, bëhet fjalë për sektorët Ë 102, 103, 105 dhe 106, teksa përsa i përket skajeve anësore të tribunës qendrore, më konkretisht Ë107 dhe Ë101 çmimi i një bilete do të jetë 3000 lekë të reja. Janë këto çmimet më të shtrenjta, pasi për sektorët ku tradicionalisht pozicionohen tifozët ultrasë, apo thënë në gjuhën popullore pas portave, çmimi i një bilete do të jetë 500 lekë të reja, plotësisht i përballueshëm për tifozët. Ndërkohë gjithë sektori përballë tribunës qendrore, siç rëndom është etiketuar si karshia, me një fushëpamje optimale, do të ketë sërish çmime tejet të justifikuara për një ndeshje derbi, pasi një vend do të kushtojë 1500 lekë të reja. Referuar të dhënave që kanë dhënë vetë klubet, çmimet e biletave sipas tribunave do të jenë: Ë104 – 5000 lekë, Ë102, Ë103, Ë105, Ë106 – 4000 lekë, Ë101, Ë107 – 3000 lekë, E… – 1500 lekë. N…, S…, V… – 500 lekë.

Një lojtar i Partizanit me probleme dokumentacioni

Lojtari i Partizanit, Abubakar Kamara, ka pasur një problem me lejeqendrimin në Shqipëri dhe viza që ka, e detyron të dalë jashtë vendit tonë për t’u rikthyer sërish. Si pasojë, 19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë është larguar ditën e djeshme drejt Maqedonisë, që viza e tij të mos digjej. Ndërsa dy lojtarët e tjerë, Maguete dhe Saliou, nuk kanë asnjë problem me dokumentacionin e tyre. Kamara luan si sulmues krahu dhe ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Partizanin, pasi i bindi drejtuesit gjatë fazës përgatitore në muajt e verës. Megjithatë, duket se Saliou dhe Maguete janë më të favorizuar nga stafi teknik, me dyshen që luajtën edhe kundër Kukësit në sfidën e shkuar.