BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Sport

Nisin problemet me Muçin, 68 minuta që nga janari, e ardhmja te Legia në dyshim

Nisin problemet me Muçin, 68 minuta që nga janari, e ardhmja te

Disa prej lojtarëve të Kombëtares kanë probleme dhe një prej tyre është sulmuesi Ernest Muçi. I larguar drejt kampionatit polak dy muaj më parë, Muçi pritej të shpërthente në këtë kampionat me Legian e Varshavës. Por ngjashëm si Armando Sadiku vite më parë, edhe Muçi nuk po përshtatet në kampionatin polak madje sipas analistëve në media ai nuk është përshtatur fizikisht dhe taktikisht në kampionatin e ri, një proces që do të kërkojë ende kohë. Prej dy muajsh nuk ka bërë ende një ndeshje të plotë, kështu që e ardhmja tek Legia e Varshavës është e dyshimtë. Një tjetër lojtar i Kombëtares ka probleme. Ai është portieri Thomas Strakosha. E ardhmja e tij tek Lacio është në pikëpyetje dhe mediat italiane thonë se klubi ka nisur kontaktet me portierë të tjerë, duke nënkuptuar kështu që Strakosha i Shqipërisë mund të shkojë në një skuadër tjetër sezonin e ardhshëm. Sa u takon lojtarëve të tjerë, probleme ka  plot dhe lojtarë si Gjasula, Abrashi e ndonjë tjetër kanë probleme dëmtimesh dhe vështirë se rikuperohen shpejt. Madje mbrojtësi Marash Kumbulla i Romës, humbi ndeshjet e këtij sezoni pasi u dëmtua në takimin që përfaqësuesja jonë pati më 25 mars kundër Andorrës. Edhe Armando Broja ka pasur shqetësime por i ka kaluar dhe është i gatshëm për Viteshen në Holandë. Gjithsesi, duket se vëmendjen ditën e djeshme e mori ish-sulmuesi i Tiranës, i cili ende nuk po e merr minutazhin e duhur tek Legia e Varshavës, një skuadër e njohur polake dhe njëherësh një skuadër me pretendime në kampionatin e këtij vendi. Vëmendje mori dhe Strakosha, që duket se po bën “dorëzimet” tek Lacio.

Muçi, e ardhmja tek legia e dyshimtë

Në kampionatin shqiptar ai ishte nga më të spikaturit dhe pati rol të rëndësishëm në suksesin e Tiranës një vit më parë kur bardheblutë fituan titullin e 25-të në historinë e tyre. Falë paraqitjeve të tij të mira me Tiranën si në kampionat dhe në Ernest Muçi në ndeshjet e fundit të Legia Varshavë e ka parë veten me zero minuta jë dispozicion. Edhe pse ka vlerësim maksimal nga ana e trajnerit, sulmuesi ka munguar në fushë për shkak të problemeve në përshtatshmëri me kampionatin polak. Kjo është ajo që theksohet në median polake “Sport.tvp”, teksa vihet në dukje diferenca fizike, por edhe shpejtësia. “Shpresat më të mëdha mund të mbështeten tek Ernest Muçi. Shqiptari nënshkroi kontratën duke luajtur rregullisht në KF Tirana. Deri tani mblodhi 68 minuta në tre ndeshje. Tani për tani, nuk është në gjendje të luajë një rol të madh te Legia, sepse problemi i tij me përshtatjen në Ekstraklasa sa i përketit aspektit fizik është i dukshëm dhe ka probleme me shpejtësinë e lojës, përfundonte shkrimi.

Strakosha gjithnjë e më larg Lacios, Tare nis kërkimin për portier të ri

Etrit Berisha ishte titullar në dy takimet kualifikuese të grupit I për në Botërorin e Katarit, por në të njëjtin nivel me Berishën qëndron dhe portieri tjetër kuqezi, Thomas Strakosha, që ka pasur kulmin e vet vitet e fundit me Lacion në Serie A italiane. Por ka problemet e veta së fundmi që mund të ndikojnë për të ardhmen. Në fakt, ka qenë padyshim një sezon i pafat ky aktuali për Tomas Strakoshën. Mes COVID, dëmtimit dhe ndonjë gabimi në fushë, gardiani i kombëtares humbi postin e titullarit te Lacio teksa tashmë i preferuari i trajnerit Simone Inzagi është Pepe Reina. Kjo situatë e ka lënë të pakënaqur portierin i cili duket se do të provojë një aventurë larg bardhekaltërve dhe Italisë. Ofertat për të nuk mungojnë, sidomos nga Anglia ku e preferojnë shumë. Ndaj, mediat përtej Adriatikut duke e parë thuajse të sigurt largimin e Strakoshës, kanë nisur të parashikojnë edhe goditjen e radhës të drejtorit Tare, pikërisht një portier për të zëvendësuar shqiptarin. I preferuari i Tares duket se është Lorenco Montipi, pjesë e Beneventos dhe deri tani ka qenë një nga më të spikaturit në ekipin e tij.