Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Sport

Një javë nga ndeshjet zyrtare, pretendentët e konfirmojnë veten me fitoret në duelet miqësore

Një javë nga ndeshjet zyrtare, pretendentët e konfirmojnë

Kampionati do të fillojë më 3 qershor me ndeshjet e javës së 27-të, gjithmonë nëse qeveria do të lejojë zhvillimin e tyre dhe do të pajtohet me masat që ka marrë Federata Shqiptare e Futbollit. Ndërkohë, klubet kanë prej gati 10 ditësh që stërviten rregullisht, edhe pse në protokollin që kanë miratuar autoritetet shëndetësore përflitet për stërvitje “të kontrolluar”. Sidoqoftë, kjo nuk i ka penguar klubet të arrijnë të organizojnë edhe ndeshje miqësore në këtë periudhë, për të testuar veten dhe rezulton se klubet që mbajnë pozitat e para në renditje kanë forcë më të madhe se rivalët e fundtabelës dhe rezultatet e ndeshjeve flasin qartë për dominimin e Tiranës, Partizanit dhe Teutës në këtë fazë, skuadra që kanë edhe shanse për të kapur zonën e renditjes që siguron pjesëmarrje në kupat europiane. Kështu, gjatë dy ditëve të fundit, shumë ekipe të Kategorisë Superiore të zbresin në fushë për miqësore në mënyrë që të arrijnë një formë optimale për datën tre qershor. Kështu, në Durrës, Skënderbeu i Ilir Dajës ka triumfuar lehtësisht përballë Dinamos së Kategorisë së Parë. Korçarët shënuan katër herë, falë dygolëshit të sulmuesit Krasniqi e realizimeve të Jashanicës dhe Pusit. Sakaq, rrjeta e vetme për Dinamon erdhi falë Kolgegës. Ndërkohë, një fitore e lehtë ishte ajo e Partizanit ndaj Turbinës. Të kuqtë nuk patën mëshirë për kundërshtarin dhe në fund të ndeshjes rezultati përfundimtar ishte 8-1. Golat për kryeqytetasit erdhën nga Cara, Bardhi dy herë, Çinari, Telushi, Solomon, Llanaj dhe Braun. Ndërsa, për Turbinën shënoi Shanaj. Sakaq, edhe kryesuesit e Superiores, Tirana, zbriti në fushë për të testuar formën. Bardheblutë kishin përballë Vorën, ndërsa edhe pse fituan 3-2, vuajtën disi dhe nuk e patën të lehtë. Për kryeqytetasit shënuan dy sulmuesit Ngo dhe Dunga. Anglezi shënoi nga pika e bardhë, teksa Dunga shënoi dopietë. Një lajm i mirë për Emanuel Egbo rikthimi i Dungës duke qenë se në pjesën e parë të sezonit, ishte shumë pak herë i gatshëm për shkak të dëmtimit në gju. Në miqësoret e ditës së djeshme nuk zhgënjeu pritshmëritë as Kukësi i Orges Shehit. Verilindorët kishin përballë Sopotin. Të besuarit e trajnerit Orges Shehi ia dolën pa shumë mundim të triumfonin me rezultatin 0-3. Golat për ekipin e trajnerit Orges Shehi u shënuan nga Vasil Shkurtaj (dygolësh) dhe Kuper.

FSHF kundërpërgjigjet, seminar për arbitrat si të sillen ndaj Covid-19

Sektori i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit zhvilloi ditën e sotme një seminar informues me arbitrat e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, ku u fol mbi protokollin mjekësor që ka përgatitur FSHF për zhvillimin e ndeshjeve pas përhapjes së Covid-19. Ky takim informues vijon pas një serie takimesh që Federata e Futbollit ka organizuar me të gjithë aktorët e futbollit shqiptar, si drejtuesit e klubeve, drejtuesit e akademive, delegatë dhe së fundmi me arbitrat. Te pranishëm në këtë mbledhje ishin Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Tahir Kastrati, shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci dhe shefi i Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi. Shefi i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci dhe Presidenti i Arbitrave, Tahir Kastrati falënderuan arbitrat e pranishëm dhe kërkuan zbatimin me përpikmëri të protokollit dhe të jenë në maksimumin e performancës së tyre. Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, në fjalën e tij informoi arbitrat mbi takimet e zhvilluara me të gjithë drejtuesit e klubeve dhe detyrat që ata kanë për zbatimin e protokollit mjekësor që është përgatitur nga FSHF e është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Shulku kërkoi nga arbitrat që të tregojnë kujdes maksimal dhe theksoi se toleranca është zero në lidhje me zbatimin e protokollit mjekësor. Arbitrat duhet të kenë një përgatitje të lartë fizike dhe ritëm të lartë në performancën e tyre. Drejtuesi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, bëri një prezantim të detajuar të detyrave dhe përgjegjësive që lindin për delegatët në organizimin e një ndeshjeve në kohë pandemie. Zbatimi dhe kushtet e protokollit mjekësor janë të njëjta për të gjithë, nga futbolli i fëmijëve deri te Kategoria Superiore.