BREAKING NEWS

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e lëvizjeve të fundit të Dakos: Takoi bashkëpunëtorët me të cilët...

Arrestimi i ish-kryebashkiakut, Klodiana Lala zbardh prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj subjekteve bregdetare

Nga kontrollet te vrojtuesit e plazhit, specialisti zbardh masat e reja ndaj
x
BREAKING NEWS

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me motorin, ka të plagosur

'Benz-i' përplaset 'kokë më kokë' me
x
BREAKING NEWS

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën 55-vjeçari (emri)

E zë poshtë zetori teksa punonte tokën, humb jetën
x
BREAKING NEWS

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar

Kërcet grushti në Tiranë, ka të lënduar
x
BREAKING NEWS

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim urgjent dhe zbardh detajet e rënda

Sherri mes dy të miturve në Tiranë, policia del me njoftim
x
BREAKING NEWS

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala plas 'minën me sahat': Kur u arrestua peshku i madh, SPAK do godasë të tjerë politikanë

"U kap kamioni i pandëshkueshmërisë", Klodiana Lala
x
BREAKING NEWS

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para

Sherr mes të rinjve në Tiranë, dalin detajet e para
x

Sport

Një krizë po shoqëron Muriqin, ka 5 ndeshje pa shënuar në Spanjë

Një krizë po shoqëron Muriqin, ka 5 ndeshje pa shënuar

Lojtarët shqiptarë që luajnë në ligat kryesore europiane numërohen me gishta, sidomos në kampionatet më elitare sikurse është ai anglez dhe spanjoll, por një pjesë kanë mundur të lënë gjurmë dhe midis tyre spikat sulmuesi i Kosovës, Cedat Muriqi, i cili është pjesë e klubit të Majorkës në La Liga. Në fakt, sulmuesi Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë. Sulmuesi kosovar nuk ka arritur të shënojë gol qe pesë ndeshje. Derisa para Botërorit ishte i jashtëzakonshëm, duke i realizuar 8 gola në 12 ndeshje 8 gola në 12 ndeshje (në 2 të tjera ishte i suspenduar). Vedat Muriqi i kishte mahnitur të gjithë në pjesën e parë të sezonit në La Liga, para Kampionatit Botëror. Ai konsiderohej si një “vrasës” i Majorkës. Golat, asistimet, pasimet, puna dhe loja kolektive e kishin bërë njërin prej lojtarëve më të mirë në Spanjë. Mirëpo, përfaqësuesi kosovar e kishte një rënie drastike pas përfundimit të “Katar 2022”. Pasi kishte shënuar në katër ndeshje radhazi, tash “Piratit” po i ndodh e kundërta. 28 vjeçari nuk ka shënuar gol qe 5 ndeshje dhe çka është më e keqja, ai s’po ka as raste shënimi. Sidoqoftë, trajneri Javier Aguirre është munduar ta mbrojë përfaqësuesin kosovar. “Unë e shoh atë si gjithmonë, të përfshirë, të lidhur ngushtë me ekipin, të lumtur në dhomat e zhveshjes dhe me tifozët”. Ish-futbollisti i Lacios nuk ia doli të shënonte në ligë ndaj Getafes, Valadolidit, Osasunës, Celta Vigos dhe Kadizit. Kurse, në “Copa del Rey” nuk arriti të realizonte ndaj Real Sociedadit, kurse realizoi vetëm ndaj Pontevedras. Duhet theksuar, gjithashtu, se ekipeve që iu ka shënuar para Botërorit ishin: Betisi, Rajo Valekano, Real Madridi, Elçe, Valencia, Espaniol, Vilareal dhe Atletiko e Madridit.