BREAKING NEWS

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me Covid-19, Ministria zbulon shifrat e 24 orëve të fundit

Përditësimi zyrtar/ Rritet sërish numri i të prekurve me
x

Sport

Një lajm i rëndë për botën e sportit, koronavirusi i merr jetën sportistit 35 vjeçar

Një lajm i rëndë për botën e sportit, koronavirusi i

Koronavirusi është kthyer në një tmerr për gjithë botën, numri i viktimave vazhdon të rritet po ashtu edhe numri i të infektuarve. Virusi vdekjeprurës duket që nuk njeh moshë, pasi janë shënuar raste nga grupmosha të ndryshme, nga fëmijë, të rinj dhe të moshuar.

Një lajm i rëndë për botën e sportit të ragbisë në Francë, duke qenë se ish-lojtari, Kristofe Pras, ka vdekur këtë të mërkurë në moshën 35 vjeçare.

35 vjeçari ka luajtur për Skuadrën Kombëtare Franceze të Ragbisë U-18 dhe shumicën e karrierës e pati në nivelin amator.

Ishte koronavirusi i tmerrshëm, që kohët e fundit po trondit mbarë botën me numrin e madh të të prekurve dhe viktimave, ai që i mori jetën francezit.

Ndërkohë lajmi u bë i ditur nga skuadra e FC Grenoble Rugby, e cila i përcolli ngushëllimet më të sinqerta gruas, 2 fëmijëve, familjes dhe të gjithë të dashurve.