
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Një serb në krye të Skënderbeut, Takaj i beson Gvozdenoviçit

Shkruar nga Adriatik BALLA 25 Nëntor 2022

Skënderbeu ka bërë ndryshime në pankinë. Pas largimit të trajnerit Migen Memelli, klubi korçar ka sjellë një njohje të vjetër. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ivan Gvozdenoviç, i cili jo vetëm ka përvojë si lojtar në Shqipëri, por ka qenë edhe në funksione të stafit teknik në Tiranë dhe në Kukës, pra ai e njeh mentalitetin dhe njëherësh organizimin e futbollit shqiptar. Për këtë arsye, goditja e Skënderbeut në pankinë, duke afruar Gvozdenoviç, është një sinjal që klubi dëshiron të rikthehet me ambicie të reja, së pari me objektiv për t’u rikthyer në superligë.
Gvozdenoviç, njohje e vjetër e Takajt
Serbi Ivan Gvozdenoviç ka marrë drejtimin e skuadrës së Skënderbeut! Lajmin në fjalë e ka bërë publik vetë klubi korçar në një postim në rrjetet sociale. Skënderbeu thekson se Gvozdenoviç rikthehet në Korçë, por tashmë në rolin e trajnerit. “Ivan Gvozdenoviç, zyrtarisht bardhekuq. Presidenti Ardjan Takaj ka prezantuar sot teknikun e ri bardhekuq. Fillimisht Presidenti bardhekuq ka falënderuar ish trajneri Migen Memelli për punën e zhvilluar në klub dhe me pas vijoi me prezantimin e trajnerit të ri. Në fjalën e tij trajneri Ivan Gvozdenoviç është shprehur i lumtur që rikthehet në Korçë, tashmë ne rolin e trajnerit. ‘Jam i lumtur që ndodhem këtu, Korça është e ftohtë, por jam ndjerë ngrohtë sapo kam shkelur në stadium. Skënderbeu është një klub i madh dhe ne na takon të rikthejmë klubin sërish në nivelet e mëparshme. E njoh grupin, kemi kualitete por duhet të punojmë me anën psikologjike dhe mentalitetin e lojtarëve. Ne jemi Skënderbeu, si në ndeshjet në shtëpi por edhe jashtë do të shkojmë vetëm për fitore’, u shpreh trajneri bardhekuq. Mirë se vjen Ivan!”, shkruhet në postimin e Skënderbeut. Duket qartë se rikthimi i Gvozdenoviçit ka ngjallur interes dhe duhet që ky optimizëm të japë frytet e duhura, në të kundërt sezoni mund të shkojë në dështim.
Objektivi i klubit
Skënderbeu ra një sezon më parë nga Superiorja dhe tani gjendet në Kategorinë e Parë, por pa shumë pretendime, pasi starti i sezonit ka qenë i dobët dhe skuadra korçare ndodhet larg pretendentëve që janë Flamurtari e Dinamo, apo dhe Korabi e Besa e Kavajës. Por Skënderbeu ka një emër të mirë, një presidencë që nuk e ka braktisur, si dhe një klub të organizuar e me strategji të mirëfilltë në treg. Skënderbeu synon të rikthehet në elitë por këtë edicion duket e vështirë. Megjithatë, klubi nuk ka hequr dorë nga objektivat e tij madhore dhe do të tentojë deri në fund ta realizojë këtë, por kjo kërkon sforco si dhe një merkato shumë të fuqishme në janar, për të përmirësuar treguesit. Ardhja e Gvozdenoviçit është bërë me qëllim për të ndryshuar gjendjen, e cila nën trajnerin Memelli pati menaxhim të mirë, por jo me rezultate maksimale. Pra stafi bëri ndryshime për të larguar krizën e lojës e të rezultateve dhe për t’i dhënë grupit një frymëmarrje të re. Tekniku serb e njeh ambientin sepse ka luajtur me korçarët, ndaj është një lëvizje që ngjall interes. Padyshim që tekniku serb është profesionist dhe do të aplikojë metodat e tij për ta gjallëruar lojën e ekipit.
Më të lexuarat


“Asnjë justifikim për dhunën ndaj vajzave dhe grave”/ Vrasja e Liridona Ademajt, futbollistët mesazh sensibilizues në “Air Albania”

“Shqipëria do jetë problemi i grupit, duhet respektuar”/ Euro2024, Buffon “paralajmëron” Italinë

Derbi i kryeqytetit, zbardhet formacioni zyrtar

Kuq e zinjtë në "Euro 2024", UEFA bën lëvizjen e radhës ndaj shqiptarëve

Euro 2024, UEFA cakton oraret e ndeshjeve të Shqipërisë

Euro 2024, zbulohen datat dhe qytetet, ja ku do të luajnë Kuqezinjtë e kombëtares

Shorti Euro 2024/ Goglat pa mëshirë, ja me kë do të sfidohen djemtë e Sylvinho-s

Nis mbrëmja madhështore e shortit Euro 2024, Shqipëria mëson sonte me kë do të sfidohet

Derbi Tirana-Partizani, ‘bllokohet’ kryeqyteti, ja plani i masave që do të marrë Policia e Shtetit

Milani në tension para duelit me Frozinonen, trajneri komenton edhe deklaratat e Maldinit
