BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Sport

Një tjetër kuqezi “ngroh” Rejën para eliminatoreve, Ramadani një hap para të tjerëve për mesfushën e Kombëtares

Një tjetër kuqezi “ngroh” Rejën para eliminatoreve,

Kuqezinjtë janë duke menduar për ndeshjet e fundmarsit në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022. Në prag të ndeshjes së madhe me Anglinë, e cila llogaritet të jetë edhe favoritja kryesore për tu kualifikuar nga grupi ku bën pjesë ekipi ynë, trajneri Edi reja po monitoron edhe detajet më të vogla të ecurisë së lojtarëve, pasi në ndeshje të këtij niveli diferencën e bëjnë pikërisht detajet. Trajneri ka folur dhe është shprehur optimist për vazhdimësinë, pasi e ka cilësuar paraqitjen e deritanishme të futbollistëve të Kombëtares kuqezi si të vlefshme dhe natyrisht ka pasur lëvdata për lojtarët, duke thënë se gëzojnë formë të mirë dhe mund të japin kontributin e duhur në ndeshjet zyrtare eliminatore. Ai ka përmendur disa emra,m kryesisht nga titullarët, por nuk ka lënë jashtë vëmendjes edhe të rinjtë, përfshi dhe disa elementë të kampionatit shqiptar ku ai ka premtuar se do t’i ndjekë në vijimësi. Por ditët e fundit po dalin në skenë edhe emra të tjerë të lojtarëve të Kombëtares që po bëhen protagonistë e një prej tyre është mesfushori kosovar i skuadrës, Ylber Ramadani, ish-futbollist i Partizanit kur skuadrën e drejtonte Sormani, por tani pjesë e një klubi në Danimarkë. Ai po kalon momente të shkëlqyera, madje së fundmi realizoi edhe një gol, duke marrë notë të lartë e në të njëjtën kohë duke dhënë sinjale prezantimi si lojtar i domosdoshëm për objektivat e trajnerit Edi Reja dhe për ambiciet e vetë skuadrës përfaqësuese në këtë fazë eliminatore për Botërorin “Katar-2022”.

Ramadani “ngroh” Rejën, formacioni titullar më afër

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen e të mërkurës me skuadrën e tij Velje BK në Danimarkë. Futbollisti shqiptar realizoi gol në minutën e 67-të të takimit pas një gjuajtje nga jashtë zone, duke i dhuruar edhe barazimin e përkohshëm skuadrës së tij në sfidën e luajtur në transfertë kundër Kopenhagenit. Pavarësisht se skuadra e tij nuk ia doli të merrte pikë, duke u mundur 2-1, Ramadani ka marrë vlerësimet maksimale nga specialistët e futbollit, duke qenë një nga më të mirët në fushë. Një tjetër lajm i mirë për Kombëtaren, teksa Ramadani duket në formë para ndeshjeve zyrtare të muajit mars dhe mund ë ndihmojë Shqipërinë ta nisë me këmbën e mbarë aventurën e Botërorit 2022. Kombëtarja do të grumbullohet pas pak ditësh, por forma e mirë e disa futbollistëve mund ta nxisë fantazinë e trajnerit Edi reja të bëjë ndryshime edhe në modul, duke iu përshtatur cilësive të disa lojtarëve, cilësi që mund të jenë të karakterit teknik, por që ndikojnë në modulin taktik. Forma e mirë e mesfushorit kosovar të Kombëtares kuqezi, Ramadani, është një sinjal për Rejën që ai mund të mbështetet tek grupi dhe t’i besojë në rastin konkreti mesfushorit një rol titullari në ekipin përfaqësues.

Gjimshiti vijon të marrë notë të lartë me Atalantën

Mbrojtësi i përfaqësueses tonë, Berat Gjimshiti, ishte dhe një herë tjetër në lartësinë e kërkuar në radhët e Atalantës, në kampionatin italian, duke ndihmuar ekipin e tij të fitonte thellë dhe të konfirmohej si një prej skuadrave më në formë e më të qëndrueshme në “Scudetto” italiane. Referuar medieve sportive italiane, Berat Gjimshiti ka vazhduar shkëlqimin në Serinë A. Të mërkurën mbrëma, Atalanta fitoi thellë në shtëpi ndaj Krotones në kuadër të xhiros së 25 të elitës së futbollit të Italisë, 5:1. Reprezentuesi i Shqipërisë asistoi në golin e dytë të Atalantës, që ishte edhe i avantazhit 2:1. Tre minuta pas pushimit, Gjimshiti bashkëveproi me Jose Palominon. Edhe pse qendërmbrojtës, për 28-vjeçarin ishte asistimi i tretë i kampionatit në 20 ndeshje. Atalanta është në vendin e katërt me 49 pikë. Duhet thënë se Gjimshiti llogaritet si një prej mbrojtësve më efikasë në kampionatin italian dhe këtë edicion është në superformë.