BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Sport

Një tjetër vend europian i hap rrugën futbollit, Austria zhvillon ndeshjen e parë më 30 maj

Një tjetër vend europian i hap rrugën futbollit, Austria zhvillon

Europa është gjunjëzuar nga pandemia e koronavirusit, e cila jo vetëm ka shkaktuar shumë viktima në disa vende të zhvilluara të kontinentit, por ka nxjerrë “jashtë loje” të gjitha aktivitetet ekonomike, sportive e kulturore, duke paralizuar në një farë mase krejt jetën shoqërore në Europë. Por vende të veçanta po bëjnë përpjekje për ta lënë pas këtë situatë, duke nxituar në vendimmarrjen e tyre për të kthyer të paktën futbollin në fushë, fillimisht me stërvitje të diferencuar, më pas me stërv8itje normale e të kontrolluar e në fund me ndeshjet zyrtare. Në fillim ishte Gjermania që nuk hoqi dorë për rikthimin e kampionatit të saj, duke qenë edhe federata e parë europiane e futbollit që hartoi një protokoll sigurie shëndetësore për ndeshjet, një protokoll të cilit iu përmbajtën edhe vendet e tjera e që u paraqit si një “formulë shpëtimi” për të rikthyer aktivitetet sportive. Hungaria ishte vendi i parë që caktoi datë zyrtare për ndeshjet, ndërkohë që në Suedi ka gjasa të nisë më përpara. Bjellorusia është ndoshta i vetmi vend që nuk e ka ndalur fare kampionatin, kështu që edhe vende të tjera do të nxitojnë ta mbyllin kampionatin e tyre në fushë. frika është e madhe, por edhe guximi i klubeve dhe federatave anëtare është i madh. Në këto rrethana, listës së atyre që kanë caktuar datë për fillimin e garës, duke caktuar orar për ndeshje zyrtare është Austria, madje ndeshje të nivelit të Bundesligës. Pra, Austria është një tjetër vend europian që merr vendim konkret për të kthyer futbollin në fushën e lojës, duke ndjekur kështu shembujt e Gjermanisë, Hungarisë, Suedisë e ndonjë vendi tjetër në kontinent. Madje austriakët kanë përcaktuar si ndeshje të parë zyrtare datën 30 maj, një lëvizje që është sinjal i fortë e pozitiv për një rikthim të topkëmbës në të gjithë Europën. Pranohet edhe në mediat e ndryshme sportive europiane që rikthimi i futbollit në Europë po merr formë. Një tjetër kampionat pritet të rifillojë pasi i është ndezur drita jeshile nga qeveria. Bëhet fjalë për Bundesligën austriake e cila e ka një datë për rinisjen, teksa ky sezon futbollistik do të shkojë deri në fund. Kampionati do të rifillojë në datë 2 qershor, teksa tre ditë më parë do të zhvillohet finalja e Kupës së OFB Cup. Salzburg do të ndeshet me Austria Lustenau në 30 maj për trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Në këtë kampionat aktivizohet edhe Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran është pjesë e Shturm Graz dhe këtë sezon ka shënuar 7 gola. 623 njerëz kanë humbur jetën në Austri prej koronavirusit, teksa të prekurit po i afrohen numrit 16 mijë, nga të cilët 14.148 janë shëruar. Mbetet të shihet nëse shembullin e Austrisë do ta ndjekin edhe vende të tjera europiane, sidomos ato të Lindjes, si Polonia, Çekia, Rumania, Bullgaria etj. Ndërsa Franca, është deri tani vendi i vetëm europian që e ka ndërprerë përfundimisht kampionatin, teksa po e ndjekin këtë rrugë edhe Holanda e Belgjika.