BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Sport

Një vlonjat i jep Skënderbeut fitoren ndaj Flamurtarit, Vllaznia bën paqe me Laçin

Një vlonjat i jep Skënderbeut fitoren ndaj Flamurtarit, Vllaznia

Java e 19-të e Kategorisë Superiore startoi dje pasdite, me dy ndeshjet e para të saj, teksa fitorja e Skënderbeut ndaj Flamurtarit në minutën e fundit, jo vetëm solli trepikëshin, por i dha ekipit të trajnerit Ilir Daja një dimension tjetër në rrugëtimin e tyre këtë edicion, pasi e ka afruar Skënderbeun dukshëm me ekipet pretendente, tani fare pranë skuadrave kryesuese në renditje. Natyrisht, gara deri në fund është ende e gjatë, por korçarët kanë arsye të plota për të shpresuar, paçka se do të ketë e vështirë dhe ndeshja e djeshme me vlonjatët e vërtetoi këtë. Nga ana tjetër, ndeshja tjetër e ditës së djeshme u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” midis Vlalznisë dhe Laçit. Nuk pati fitues, as gola, ishte një barazim që i la palët e kënaqura për një pikë, por shkodranët e panë si moment disfate pasi luanin në shtëpinë e tyre. Sidoqoftë, Vllaznia dhe Laçi po vijojnë të përparojnë në renditje, duke e thelluar më tej rivalitetin në klasifikim dhe duke e bërë këtë sezon krejtësisht enigmatik sa u takon pretendentëve për titull. Kjo pasi këto rezultate ishin në vazhdën e ndeshjeve që prodhojnë vetëm ngjeshje të skuadrave në renditje, por jo diferencë në realizimin e objektivave.

Ndeshja e Korçës, Skënderbeun e nderon Bregu në 90’

Një vlonjat fundosi Flamurtarin ditën e djeshme në Korçë. Një gol i Dejvi Bregut në minutën e 89-të i dha fitoren e dytë rresht Skënderbeut në këtë vit 2020 dhe në të njëjtën kohë i dha një tjetër goditje të rëndë Flamurtarit që sheh t’i shuhen pak nga pak shpresat për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar, pasi tashmë vetëm matematika e mban në lojë skuadrën kuqezi. Ajo e Korçës që hapi javën e 19-të të Kategorisë Superiore ishte një ndeshje e dominuar nga Skënderbeu por shkak edhe të terrenit të rënduar bardhekuqtë arritën ta zhbllokonin sfidën vetëm në minutën e 89-të, me Bregun, gol që erdhi pas dy traversave të Blerim Krasniqit, një në minutën e 70-të dhe një tjetër në aksionin që Bregu realizoi. Me këtë fitore korçarët u ngjitën në kuotën e 27 pikëve, vetëm 5 pikë larg kreut të renditjes që mbahet nga Kukësi, ndërkohë Flamurtari mbetet në vendin e fundit me vetëm 6 pikë.

Vllaznia s’e kalon dot Stazhillën, Laçi merr një pikë

Nuk pati fitues në “Loro Boriçi” në takimin mes Vllaznisë dhe Laçit, me ndeshjen që përfundoi pa gola me gjithë rastet e krijuara në portat respektive. Pjesa e parë ishte disi e përgjumur, me të dyja skuadrat që u shfaqën tepër të ngadalta dhe të lexueshme në aksionet e tyre. Në minutën e 22-të, Laçi dha një shkëndijë në portën e Vllaznisë me anë të Bedri Grecës, por tentativa e tij përfundoi jashtë. Ndërkohë, në minutën e 39-të, golashënuesi më i mirë i Superiores Nabueze, goditi keq topin, i vetëm përballë portierit. Në pjesën e dytë Vllaznia u shfaq disi me aktive. Në minutën e 57-të shkodranët kërcënuan portën e Laçit. Krosim i Likës nga krahu i djathë, teksa tentativa e Shtubinës me kokë u ndal nga portieri Stazhilla. Tjetër krosim në zonë, këtë herë i Gligorovoit, por topi u devijua dhe u kontrollua nga Stazhilla.

Kuqeblutë pretenduan për një prekje të topit më dorë nga Domgjoni, por nga pamjet duket qartë që gjithçka ishte e rregullt (60’). Situata u tensionua pak minuta më vonë, trajneri Mirsad Jonuz debatoi me gjyqtarin Kridens Meta e ky i fundit e ndëshkon me karton të verdhë. Në këtë moment, tifozët hedhin sende në fushë. Trajneri provon të qetësojë situatën. Vendasit nuk ndalen, sërish Shtubina që kërkon golin e “ish”-it, por goditja e rrezikshme e tij përfundoi jashtë (65-të). Në pak minuta Vllaznia “bombardon” portën e Laçit, por Stazhilla është i pakalueshëm. Në fillim devijon fare pak topin e goditur me kokë nga Lika, që ma pas ndalet në shtylla, ndërsa pak sekonda më vonë frenon edhe Zogajn. Laçi e sheh veten në vështirësi, pasi shkodranët ushtrojnë presing të vazhdueshëm, por mbrojtja e kurbinasve, falë edhe portierit Stazhilla, rezistoi dhe nuk pësoi gol. Një pikë për Laçin, që vazhdon t’i qëndrojë pranë vendit të 3-të me vetëm 1 pikë distancë, ndërsa për kuqeblutë kjo pikë nuk është se ndikon shumë në renditje.