BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Nora Gjakova shkruan historinë, e artë olimpike, Kelmendi tërhiqet nga xhudo

Nora Gjakova shkruan historinë, e artë olimpike, Kelmendi

Kosova shkruan historinë në Lojërat Olimpike. Në vetëm pak ditë, aj ka siguruar dy medalje olimpike, duke u krahasuar me vendet e mëdha, pra duke fituar përballë më të mëdhenjve. Dje ishte radha e Nora Gjakovës të përsëriste suksesin e Distria Krasniqit, ndërkohë që iu afrua një medalje edhe Akil Gjakova, por ai u ndal në fund dhe zuri vendin e shtatë. Ndërkohë, të tjerë sportistë kosovarë shpresojnë të arrijnë medalje olimpike në ditët në vijim, por me shpresa është edhe Shqipëria tek Briken Calja dhe Luiza Gega.

Gjakova nderon shqiptarinë

Kosova vijon të mahnitë botën në Lojërat Olimpike të Tokios, pasi e ka shtrirë dominimin në Xhudo, duke marrë një tjetër medalje të artë. Këtë herë ka qenë xhudistja Nora Gjakova, e cila triumfoi në peshën deri në 57 kilogramë dhe ngriti në majën më të lartë flamurin e Kosovës, për herë të dytë në harkun e pak ditëve. Xhudisjta 26-vjeçare bëri një garë perfekte, duke mposhtur në finale francezen Cysique Leonie Sarah, ndërsa pak më herët kishte triumfuar në gjysmëfinale ndaj japonezes Tskuasa Joshida, e cila ishte edhe favoritja kryesore. Nora Gjakova është medalisjta e dytë e Artë e Kosovës në “Tokio 2020”, pasi dy ditë më parë ishte xhudistja tjetër Distria Krasniqi që ngriti lart flamurin e Kosovës në peshën deri në 48 kilogramë. Si Nora Gjakova, ashtu edhe Distria Krasniqi, janë të dyja pjesë e skuadrës që stërvitet nga trajneri i mirënjohur Driton Kuka, sportistë të së cilës kanë fituar medalje të shumta në xhudo vitet e fundit. Vlen të theksohet se edhe në Lojërat Olimpike të Rios më 2016-ën, Kosova ia doli të marrë medalje të artë në xhudo, me të mirënjohurën Majlinda Kelmendi, e cila nuk arriti të paraqitet të nivelin e pritshmërive në Tokio, për shkak të një dëmtimi. Lëvdatat për Nora Gjakovën mbërritën nga i gjithë spektri politik në Kosovë por edhe në Shqipëri. Suksesin e saj e komentuan me statuse në “facebook”, kryeministri Rama, presidenti Meta, kryebashkiaku Veliaj etj. “Yll, bravo, bravo, bravo”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Kelmendi tërhiqet nga sporti, do fillojë trajnere

Majlinda Kelmendi është pensionuar nga xhudo, duke i dhënë fund një karriere të bujshme si mbase atletja më e madhe shqiptare. Kelmendi, e cila e kishte paralajmëruar pensionimin pas Tokios 2020 në fund të vitit të kaluar përmes trajnerit të vet Driton Kuka, tha se do t’i bashkohet atij në ekipin e trajnerëve për t’i ndihmuar të prodhojë më shumë talente në xhudo. Ajo pësoi disfatë dëshpëruese në rrethin e parë në kategorinë 52 kilogramë në Tokio, në atë që ishte turneu i saj i fundit në karrierë. “Për mua kjo ka qenë gara e fundit, nuk e kam pritur që gara e fundit në karrierë do të shkojë kështu. Ishte e shkruar, krejt i kam fituar. I kam sjellë Kosovës mjaft emocione, mjaft lot është radha e tjerëve. Do të jem afër Tonit me u mundu me nxjerrë talente tjera prej Kosovës”, ka thënë Kelmendi. Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare, grua apo burrë, dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në Rio 2016 kur e fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë. Ajo do të largohet pas një karriere jashtëzakonisht të shquar, si kampione olimpike, kampione botërore (2 herë) dhe kampione kontinentale (4 herë). Kelmendi i ka fituar 29 medalje të arta në gara të mëdha të xhudos gjatë karrierës, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.