
Postuar: 17/11/2019 - 23:25
Sot në “Air Albania Stadium” u luajt ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës, e vlefshme për Grupin H të eliminatoreve të EURO 2020.
Franca e kishte siguruar kualifikimin, por me fitoren e arritur sonte ndaj nesh me rezultatin e pastër 2-0 siguron edhe vendin e parë në grup.
Tolisso dhe Griezmann i dhanë fitoren kampionëve të botës me dy gola të shënuar që në pjesën e parë.
Më i miri në fushë ishte sulmuesi i Barcelonës, Antorine Griezman, i cili nga faqja “Whoscored.com” u vlerësua me notën 9.2.
Ndërsa më i dobëti po sipas kësaj faqeje të specializuar për vlerësimin e lojtarëve u paraqit Veseli, i cili mori notën 5.6.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/