BREAKING NEWS

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton deklaratën e bujshme të Ilir Metës, zbërthen skenarin e presidentit me Sali Berishën: O pushtetin o kokën e Lulit!

"Jap dorëheqjen nëse merr 71 mandate”/ Rama komenton
x

Sport

Nuk është vetëm dëmtimi, Strakosha dhe Lacio i kanë ndarë rrugët mes tyre

Nuk është vetëm dëmtimi, Strakosha dhe Lacio i kanë

Kuqezinjtë kanë lënë pas krahëve merkaton e dimrit, ku një pjesë e realizuan qëllimin e tyre, por pati dhe shumë të tjerë që u zhgënjyen, ndërkohë që ka plot lojtarë shqiptarë që po mendojnë që tani për merkaton e verës, nisur dhe nga objektivat që kanë në karrierën e tyre. Një prej lojtarëve që nuk po kalon një situatë të mirë është portieri Thomas Strakosha, për të cilin mediat italiane shkruajnë thuajse çdo ditë se po shkon drejt “divorcit” me Lacion, pasi raportet mes tyre janë ftohur së tepërmi pas ardhjes së veteranit Pepe Reina dhe zënien e rolit titullar nga spanjolli. Në rrethanat e reja, Strakosha e sheh veten në disavantazh, për më tepër që kaloi kovidin si dhe një dëmtim jot ë lehtë. Ai vijon të jetë i dëmtuar dhe besohet se do të mungojë gjatë gjithë shkurtit, por dje mediat sportive italiane i mëshonin faktit se Strakosha është duke parë ofertat në treg dhe duke shqyrtuar realisht alternativat e tjera, përfshi dhe një opsion për kalimin në Bundesligë tek Borusia e Dortmundit. Duke u besuar tek artikujt e mediave sportive italiane, portieri i Shqipërisë, Thomas Strakosha ka thënë se nuk do ta refuzonte ofertën e Borusia Dortmundit. Ai ka thënë se Dortmundi është klubi madh dhe se do të gënjente nëse do të thoshte se nuk është i interesuar t’i bashkohet. Strakosha është përmendur një prej emrave që Dortmundi dëshiron t’i transferojë gjatë verës. Siç është raportuar së fundmi, Dortmundi është në kërkim të një portieri të ri dhe me përvojë. “Dortmundi është një klub i madh. Ata kanë një ekip të ri dhe ambicioz. Sigurisht që është një klub interesant. Stadiumi i tyre është pabesueshëm. Do të gënjeja nëse do të thosha që nuk jam i interesuar”, ka deklaruar Strakosha. “Gardiani” kuqezi ka humbur vendin e titullarit te Lacio dhe ky është një fakt që ka domethënie të madhe për vazhdimësinë e lojtarit. Ai ka kërkuar të largohet gjatë verës nga klubi italian. 25-vjeçari me Lacion ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Ai është zhvilluar te Lacio, që si i ri iu bashkua nga Panioniosi i Greqisë, por vjen një moment që duhet të bëjë zgjedhje dhe largimi shihet për momentin si opsioni më i mirë.

Eros Grezda dënohet nga një gjykatë kroate

Ndërsa Strakosha është duke parë mundësinë e ofertave të reja në treg, pra po shkëputet pak nga pak porej Lcios, një tjetër lojtar i Kombëtares nuk po kalon momente të mira në karrierën e tij, madje ai ka përfunduar në dyert e gjykatave dhe ka marrë edhe dënim me gjobë. bëhet fjalë për sulmuesin e krahut të përfaqësueses kuqezi, futbollisti i Osijekut kroat, Eros Grezda, i cili është gjobitur nga një gjykatë kroate për sulmin e kryer ndaj një lojtari kundërshtar, kanë njoftuar mediat në Kroaci. Pas një ndeshje në mes të Rijekës dhe Osijekut, vitin e kaluar, Grezda kishte goditur me shuplakë në fytyrë lojtarin e Rijekës, Antonio Mirko Çolak, që tani luan për PAOK-un. Grezda 25-vjeçar, është shpallur fajtor për shkeljen e Nenit 13 të Ligjit për Kundërvajtje, përkatësisht për prishje të rendit publik. Ai është gjobitur me 769, 20 kuna (101. 65 euro). Sipas aktakuzës, incidenti ndodhi pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, më 31 maj të vitit të kaluar. Grezda i revoltuar për humbje të ndeshjes, ka thirrur Çolakun dhe pasi i është afruar e ka goditur me shuplakë. Çolak është larguar dhe Grezda ka vazhduar për në autobus. Grezda do të mbuloj edhe shpenzimet e gjykatës. Në mbrojtjen e tij Grezda ka shkruar se nuk ndihet fajtor. Futbollisti kosovar ka thënë se ishte i irrituar nga sjellja e Çollakut dhe fyerjet e tij, ndërsa i ka kërkuar falje këtij futbollisti edhe një herë. Incidenti ishte incizuar nga kamerat dhe kishte bërë bujë në Kroaci. Grezda, që ka disa paraqitje me Shqipërinë, ka muaj që nuk po luan për shkak të një lëndimi. Duhet thënë se në kuadër të Ligës së Kombeve ai nuk ishte fare në listat e tyrajnerit Edi Reja.