BREAKING NEWS

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet nënkryetari që do të ketë kompetencat e kryetarit, ja kush emërohet

Më në fund ‘zhbllokohet' Gjykata e Lartë/ Zgjidhet
x

Sport

Nuk ia përton Hamilton, piloti i përvishet mirë Ecclestone për deklaratat për “Black Lives Matter”: Injorant dhe i paedukatë

Nuk ia përton Hamilton, piloti i përvishet mirë Ecclestone

Lewis Hamilton e ka konsideruar Bernie Ecclestone si “injorant dhe të paedukatë”, pasi ish-bosi i F1 tha se “njerëzit me ngjyrë janë më racistë se ata të bardhë”.

Piloti 35-vjeçar i Formula 1 iu kundërvu 89-vjeçarit me një sërë postimet në “Instagram”, pas intervistës kontroverse në “Cnn”.

Hamilton shkroi: “Dreqin, nuk di nga t’ia nis. Tepër i mërzitur dhe i zhgënjyer që lexoj këto komente”.

“Bernie është një tjetër gjeneratë, por kjo është pikërisht ajo që është e gabuar, komente injorante dhe të paedukata që tregojnë se sa shumë duhet të përparojmë si shoqëri, përpara se të ndodhë barazia e vërtetë”.

“Tani ka tërësisht kuptim për mua që asgjë nuk është thënë ose bërë për ta bërë sportin tonë më të larmishëm ose për të adresuar abuzimin racor që kam marrë gjatë karrierës sime.

Nëse dikush që ka drejtuar sportin për dekada të tëra, ka një mungesë të kuptimit të çështjeve të thella që ne njerëzit me ngjyrë përballemi çdo ditë, si mund të presim që të kuptojnë të gjithë njerëzit që punojnë për të? Çdo gjë nis nga kreu.

Tani ka ardhur momenti për të ndryshuar. Nuk do të ndalem së kërkuari një të ardhme, edhe për sportin tonë, me mundësi të barabarta për të gjithë”, shkroi Hamilton.