BREAKING NEWS

‘Zgjedhorja’ në ngërç, ambasadorja Yuri Kim, ultimatum palëve politike: Vendosët një afat, është koha për...

‘Zgjedhorja’ në ngërç, ambasadorja Yuri Kim,
x

Sport

Nuk ka lidhje me futbollin, Cristiano Ronaldo gati të hedhë hapin më të madh në jetë: Është edhe ëndrra e nënës sime

Nuk ka lidhje me futbollin, Cristiano Ronaldo gati të hedhë hapin

Cristiano Ronaldo nuk ka më dyshime, do të shkoj në altar me Georgina Rodriguez, partneren e tij prej 2016 me të cilën ka dhe një vajzë Alana Martina, më të voglën e 4 fëmijëve të tij.

Gjatë ‘Good Morning Britain’, futbollisti i Juves ka hapur zemrën e tij dhe ka treguar ndjenjën e fortë që e bashkon me modelen: ‘Ajo më ka ndihmuar shumë dhe unë sigurisht e dua. Një ditë do martohemi, kjo është e sigurt’.
 
Edhe Georgina, disa kohë më parë, kishte zbuluar historinë e saj me CR7, si dhe ndjenjën e fortë që i bashkon. Fjalët e saj gjejnë konfirmim edhe me ato të Ronaldos, që i ka thënë prezantuesit Piers Morgan: Marrëdhënia jonë është perfekte.
 
Ajo për mua është edhe një mikeshë. Flasim shumë. Unë me të hap zemrën për çdo gjë dhe ajo e bën me mua. Martesa do të jetë, kjo është e sigurt’.
 
Këtë martesë duket që e dëshiron shumë edhe nëna e kampionit Maria Dolores Aveiro: ‘Të martohem me Georginën është edhe ëndrra e nënës sime, kështu që një ditë do të ndodhë, përse jo’, ka thënë Cristiano. Bekimi i vjehrrës është, tani mbetet vetëm që ata të caktojnë ditën e madhe.