Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk ka më dilema për të, futbollisti i njohur nesër bëhet zyrtarisht pjesë e Barçës

Postuar: 11/07/2019 - 23:01

“Telenovelës Griezmann” me sa duket po i vjen fundi. Mediat ndërkombëtare nuk kanë më dyshime për të ardhmen e tij. Sipas tyre Barcelona është klubi i cili ditën e nesërme do të paguajë shifrën prej 120 mln euro-sh për të prishur kontratën e Griezmann me Atletico Madrid.

“Griezmann do të jetë që nesër lojtar i katalunasve dhe do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare me Barcelonën”, – raporton “Mundo Deportivo”. Sipas saj, katalunasit që në mëngjes do të përfundojnë gjithçka për t’i dhënë fund pritjes dhe për ta zyrtarizuar francezin si futbollistin më të ri Barcelonës.

Skuadra katalunase shpreson që ta ketë lojtarin në dispozicion nga e hëna, dita kur fillojnë përgatitjet parasezonale. Ajo kërkon gjithashtu edhe rikthimin e Neymar për të bërë një treshe të frikshme në sulm me Messi, Griezmann dhe Neymar.

Antoine Griezmann ka zhvilluar 257 ndeshje me Atleticon dhe ka shënuar 133 gola, duke fituar Ligën e Europës, Super Kupën e UEFA-s dhe Super Kupën e Spanjës.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 23:50

Janë luajtur mbrëmjen e sotme 8 sfidat e radhës të vlefshme për grupet e Champions League. Gjithçka ka nisur me sfidën Ajax-Chelsea, e cila ka përfunduar me rezultatin 0-1 për londinezët e drejtuar nga Lampard.

Postuar: 23/10/2019 - 23:19

Interi ka arritur të sigurojë fitoren e parë në Champions përballë një kundërshtari direkt për ve

Postuar: 23/10/2019 - 21:28

Ngatërrimi i himnit tonë në stadiumin “Stade de France” i ka kushtuar kombëtares së &

Postuar: 23/10/2019 - 20:07

Inter – Borussia Dortmund është kryendeshja e natës së sotme në Ligën e Kampionëve.

Postuar: 23/10/2019 - 16:43

Jose Mourinho për momentin nuk drejton një skuadër futbolli.

Postuar: 23/10/2019 - 07:26

Liga e Kampioneve u kthye mbrëmë me duelet e xhiros së tretë të saj, ku spikatën fitoret e skuadr

Postuar: 23/10/2019 - 07:24

Kombëtarja luajti dy ndeshje mjaft të mira në tetor, në kuadër të eliminatoreve të Euro-2020, në