Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Nuk ka më dyshime, Aron Ramsi vjen në verë tek Juventusi për 40 mln euro

Postuar: 11/01/2019 - 07:24

Juventusi po hedh që tani “grepat” për merkaton e verës së ardhshme dhe pas shumë peripecish më në fund ka gjetur elementin e dëshiruar dhe madje e ka marrë me parametra zero. Bëhet fjalë për uellsianin e Arsenalit, Aron Ramsi, i cili në verë lirohet nga skuadra e Londrës dhe do të kalojë në Torino, për të veshur ngjyrat bardhezi të “Zonjës së Vjetër”. E thënë ndryshe, Aron Ramsi qëndron vetëm një hap larg klubit torinez të Juventusit. Shtypi anglez e jep të përshpejtuar tratativën e transferimit të mesfushorit uellsian. Mbyllja e operacionit për kalimin e 28-vjeçarit Ramsi në organikën e Alegrit, gjithnjë referuar mediave angleze, parashikohet të ndodhë më shpejt nga sa ishte planifikuar, duke bërë që mesfushori i Arsenalit të mbajë veshur fanellën e bardhezinjve dhe të kryejë kontrollet mjekësorë që pas ndeshjes me Milanin, e vlefshme për Superkupën e Italisë, që luhet në datën 16 janar. Nguti për të mbyllur marrëveshjen me “Topçinjtë” e Londrës nënkupton se Juventusit do t’i duhet të kryejë që tani pagesat e nevojshme për të përfituar shërbimet e tij, ndryshe nga transferimi me kosto zero që do të ishte i mundur në verë, pikërisht kur skadon dhe kontrata e lojtarit me klubin e Premier Ligës.

Me pak fjalë, kalimi i 28-vjeçarit në Itali pritet të ndodhë brenda një afati kohor shumë të shkurtër, ndërkohë që gjatë ditëve në vijim pritet prania e përfaqësuesve të tij në Torino për të përmbyllur tratativën me Fabio Paratiçin, për atë që përkon të jetë goditje optimale e Juventusit në merkaton dimërore. Uellsiani Aron Ramsi, arriti të ngjiste shkallë të rëndësishme në karrierën e tij në verën e 2008-ës, kur përfundoi në duart e Arsen Venger. Pas diçka më shumë se dy sezonesh mesfushori ia doli të kthehej në një pikë të rëndësishme referimi për organikën e Arsenalit. Nga vera e vitit 2011 Ramsi u emërtua si lojtari që mund të bënte gjithçka, sot ai vlerësohet edhe për ritmin e lartë në inkursionet e realizuara, çka i kanë lejuar shënimin e 61 golave në 369 ndeshjet e zhvilluara në karrierë. Për më tepër, nga pikëpamja e arritjeve statistikat më të mira për të janë shënuar në sezonin 2013/2014, ku numëron 16 gola në 34 ndeshje. Juventusi e Ramsi shtrëngojnë duart për të aventurën e re që do të nisin bashkë. Mediat italiane e cilësojnë një superblerje, duke nisur dhe nga konditat që u krye ky transferim. Uellsiani do të vijë në Torino me parametra zero, domethënë nuk do t’i paguhet asnjë kacidhe Arsenalit që ka kartonin e tij, sepse në qershor Ramsi është i lirë, por nga ana tjetër Juventusi do të duhet të shpenzojë afërsisht 40 mln euro për “arsye të tjera”, që kanë të bëjnë me menaxherin, pagesat etj, një shumë e madhe por që ia vlen për një lojtar që konsiderohet mjaft i arrirë. Pra “Zonja e Vjetër” italiane po tregon dhe një herë se është e vetmja nga klubet e Serisë A që tërheq yjet e Premier Ligës dhe ky është një fakt domethënës për pozitat dhe ambiciet e skuadrës së Masimiliano Alegrit.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2019 - 10:58

Ekipi i madh anglez ka parakaluar Real Madridin si skuadra më e shtrenjtë në futbollin botëror. Man.City është skuadra më vlerën më të madhe sot në botën e futbollit.

Postuar: 18/01/2019 - 07:39

Luka Modriç ishte lojtari më i mirë në botë gjatë vitit 2018.

Postuar: 18/01/2019 - 07:38

Tirana dhe Partizani kanë një derbi të mirëfilltë midis tyre.

Postuar: 18/01/2019 - 07:37

Trajneri Karlo Ançeloti theksoi pak ditë më parë se Elseid Hysaj ishte pjesë e Napolit dhe pavarë

Postuar: 17/01/2019 - 18:40

Policia në Gana ka njoftuar sot se disa persona të armatosur teksa lëviznin me një motor kanë q

Postuar: 17/01/2019 - 18:37

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat italiane dhe jo vetëm.

Postuar: 17/01/2019 - 17:35

Barcelona ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga “El Mundo” se ka aktivizuar një