BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Sport

Nuk ka mrekulli, Polonia na zgjon nga ëndrrat dhe na zbret në vendin e tretë

Nuk ka mrekulli, Polonia na zgjon nga ëndrrat dhe na zbret në vendin e

Në një “Air Albania” në kapacitet maksimal, me një tifozeri të zjarrtë kuqezi, nisi mbrëmë ndeshja e shumëpritur midis Shqipërisë dhe Polonisë, duel vendimtar për vendin e dytë në grupin i kualifikues për Botërorin “Katar-2022”. Pas këndimit të himneve ndeshja nisi e zjarrtë për të dy ekipet, nën emocionin që shkaktoi “vullkani” kuqezi nga tribunat. Por ky spektakël u zbeh nga sjellja e keqe e një grupi tifozësh e për pasojë ndeshja u ndërpre për 20’, e megjithatë, Polonia fitoi 1-0 dhe na “zgjon” nga ëndrrat kualifikuese që kishim përgatitur. Kuqezinjtë e Rejës bien më në fund me këmbë në tokë.

Pjesa e parë, gjithçka e barabartë

Ndeshja nis vrullshëm. Në minutën e 9-të Rei Manaj zbulohet në pozicion ballor para zonës polake dhe tenton të gjuajë vetë, por gabon sepse bllokohet në momentin final dhe më pas as Uzuni nuk arrin të përfitojë. Polakët reagojnë pas këtij momenti, ku në minutën e 14-të pas një goditje këndi miqtë për pak shënuan në portën e Berishës, por sfera përfundoi mbi tra. Polakët nisin të marrin komandën e mesfushës pas këtij momenti dhe rrezikojnë më shumë, por Berisha reagon si duhet në të 22’. Përpiqen tanët në minutën e 25-të, duke bërë gjithçka mirë, por goditja ballore e Keidi Bares rezulton e gabuar e sfera përfundon shumë mbi portë. Në minutën ne 29-të Levandovski shfaqet për herë të parë rrezik në portën tonë, por mbrojtja eviton në mënyrë energjike rrezikun pas goditjes së shpejtë të tij. Një minutë më pas Berisha prêt një tjetër goditje nga larg të polakëve. Minutat në vazhdim polakët nervozohen dhe bëjnë shumë faulle, kurse tanët ruajnë qetësinë dhe luajnë kujdesshëm. Levandovski nuk e fiton duelin me Kumbullën, kurse Buksa ndëshkohet me të verdhë. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0.

Pjesa e dytë shfaq anën e keqe të tifozëve, ndërprerje dhe rikthim

Pjesa e dytë ishte shumë e mirë për tanët, që kontrollojnë me qetësi kundërshtarin, ku spikat Kumbulla që bllokon Levandovskin. Në minutën e 48-të tanët kanë rast të mirë, Hysaj futet në zonë dhe përpiqet të krijojë hapësirë, por gjyqtari jep goditje dënimi për polakët, duke irrituar Hysajn, i cili për protesta ndëshkohet me të verdhë. Loja merr zjarr dhe të dy kampet lëvizin drejt sulmit. Madje Reja urdhëron ekipin të ushtrojë presion. Për të shtuar fuqinë ofensive, ai fut në lojë Brojën në minutën e 59-të, në vend të Uzunit, e pak minuta më pas (65’) edhe Lenjanin në vend të Trashit. Në minutën e 67-të, porta kuqezi shpëton për mrekulli pas gabimit të Lenjanit, por në fund Kumbulla largoi në anësore. Në minutën e 77-të, pas disa momente shpërqendrimesh, Polonia gjen golin, ku krosimit të Klich nga e djathta, iu përgjigj në krahun tjetër Sviderski, fare pranë shtyllës pingule të djathtë, duke shënuar golin. Festimi i tij në mënyrë provokative para tifozëve tanë irriton këta të fundit që gjuajnë me shishe dhe objekte, duke bërë që të ndërpritet ndeshja. Tifozët ishte e vështirë të qetësoheshin dhe delegatët e UEFA-s u tërhoqën në dhomat e pushimit për të marrë vendim. Pas 20 minutash ekipet rikthehen në fushë. Në dispozicion të kuqezinjve ishin afërsisht 15 minuta dhe trajneri Reja fut ?okajn dhe Bajramajn, për t’i dhënë impuls lojës. Pavarësisht përpjekjeve të lojtarëve e stafit, duhet thënë se morali i skuadrës kishte rënë dhe rastet e minutave të fundit nuk ishin në lartësinë e kërkuar. Për pasojë fitoi Polonia 1-0, e cila na parakalon në renditje dhe ka shans më shumë për në Botëror. Ëndrra kuqezi për një kualifikim historik u shembën pikërisht në “Air Albania” të Tiranës.