BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Sport

Nuk ka mrekulli, skuadrat shqiptare eliminohen nga Europa League, dhimbje për Laçin

Nuk ka mrekulli, skuadrat shqiptare eliminohen nga Europa League, dhimbje

Skuadrat shqiptare që luajtën dje në Ligën e Europës u eliminuan, të gjitha, një rezultat i pritshëm në një farë mase duke pasur parasysh shortin që kishin. Teuta dhe Kukësi u mposhtën me goleadë nga Granada dhe Volfsburgu, por i dhimbshëm ishte eliminimi i Laçit nga izraelitët e Hapoel Ber Sheva, pasi po udhëhiqte 1-0, por u përmbys në 3 minuta shtesë në 1-2.

Kukësi, shumë gabime dhe humbje e pamerituar

Kukësi e nisi shumë mirë ndeshjen e mbrëmshme në “Air Albania”, duke u përballur me dinjitet ndaj gjermanëve të Volfsburg, madje duke këmbëngulur për rezultat pozitiv, edhe pse, përpos grintës maksimale, diferencat në përgatitjen fizike, dhe në taktikë ishin të ndjeshme, duke dëshmuar drejtpërdrejt nivelin më të lartë të kampionatit ku luante kundërshtari. Por, në minutën e 21-të vjen ndëshkimi për Kukësin. Obanor nuk largon si duhet dhe topi i përplasur në kurrizin e një lojtari kthehet në zonë, ku shfrytëzohet maksimalisht nga Veghorst, i cili, i zbuluar përballë portierit, nuk e pati të vështirë të tundë rrjetën. Kukësi nuk e humb toruan. Përpiqet të riorganizohet, por e ka të vështirë, pasi rivali ka potencial të madh fizik dhe qarkullon dendur topin. Në minutën e 31-të vjen ndëshkimi tjetër për Kukësin, sërish nga gabime amatoreske në zonë. Pas një goditje këndi portieri del dhe grushton, por topi mbetet në zonë dhe atje përfiton një mbrojtës gjerman, Lakrua, që nuk është i mbuluar, në pozicion të prirët në krahun e djathtë, ku qetësisht gjuan me të majtën dhe realizon golin e dytë. Sërish këmbëngul Kukësi që në minutën e 34-t fiton penallti, por gjuajtja e Rrocës nga pika e bardhë kuptohet prej portierit Kastels që e grushton dhe e çon në korne. Shuhet një shpresë e madhe e Kukësit për të marrë rezultat pozitiv. Verilindorët tanë u përpoqën deri në fund të ngushtonin rezultatin, por pjesa e parë mbyllet 2-0 në favor të gjermanëve. Në pjesën e dytë gjermanët e patën të lehtë të administronin epërsinë e tyre. Trajneri Gega i luajti të gjitha kartat e tij, por diferencat mes skuadrave ishin të mëdha. Kukësi goditi një herë traversën në fillim të pjesës së dytë, por vetëm kaq. Në një gabim që bëri Kukësi në minutën e 74-t, përfituan në kundërsulm gjermanët dhe Veighorst shënoi golin e tretë për Volfsburgun. Në minutën e 90-të ishte radha e një shqiptari të shënonte golin e katërt për gjermanët, pikërisht Admir Mehmeti.

Eliminim i dhimbshëm i Laçit, izraelitët e përmbysin në minutat shtesë

Për të dytin vit radhazi Laçi eliminohet nga i njëjti kundërshtar, Hapoel Ber Sheva i Izraelit. Dhe eliminimi bëhet i dhimbshëm kur kemi parasysh faktin e Laçi e udhëhoqi ndeshjen me golin e Nuabuezes, por u përmbys në fund me dy gola në minutat shtesë. Pjesa e parë nuk pati ndonjë histori, sepse skuadrat krijuan pak raste në sulm, më shumë kujdeseshin në mbrojtje dhe shumë pak goditje drejt portës. Trajneri Armand Cungu e freskoi skuadrën me nisjen e pjesës së dytë, duke hedhur në fushë Endrit Markun dhe Rapon në vend të A. Markut dhe Shehut. Në të 54-tën portieri i hoqi një gol të sigurt Nuabuezes me majat e gishtave, por pak minuta më vonë, sulmuesi i Laçit e pati të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë, pasi u shërbye nga Xhixha. Hapel Ber Sheva u hodh në sulm në minutat e mbetura, por mbrojtja e Laçit u theu njëri pas tjetrit aksionet e saj. Për kurbinasit situata u bë edhe më delikate kur Deliu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86-të. Ky episod rezultoi vendimtar në minutat e fundit, teksa në momentin që gjyqtari i katër nxori tabelë që sinjalizonte gjashtë minuta shtesë, Agudelo përfitoi nga një pakujdesi e mbrojtjes (Adolf Selmani uli me gjoks topin pas një krosimi, që u kthye në asist për kundërshtarin), duke barazuar rezultatin, ndërsa në minutën e katërt shtesë Varene realizoi golin që shoi shpresat e kurbinasve për një kualifikim historik.

Ndeshjet e skuadrave shqiptare

Teuta-Granada                        0-4

Laçi-Hapoel Ber Sheva           1-2

Kukësi-Volfsburg                   0-4