BREAKING NEWS

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me Amerikën, ishte aq mendjelehtë. Shpëton vetëm nëse ikën në...

Llallën e pret burgu, Spartak Ngjela: Mendonte se do fitonte luftën me
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia bën lëvizjen e menjëhershme

SPAK lëshon urdhër arrestin për Adriatik Llallën, Policia
x
BREAKING NEWS

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë ambasadorja Yuri Kim, paralajmëron aksion kundër zyrtarëve të korruptuar: Askush nuk është mbi ligjin!

Fundoset Adriatik Llalla, REAGON për herë të parë
x
BREAKING NEWS

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron zhvillime: Drejtësia e re po vepron! E gjithë armata e punonjësve të drejtësisë ishte e lidhur me...

Adriatik Llalla dënohet me burg, Frrok Çupi bën
x
BREAKING NEWS

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon kush e ka radhën pas Sali Berishës dhe paralajmëron ‘TËRMET’ në skenën politike shqiptare: Ky politikan është një model skizofrenik. Rama mund të detyrohet të...

“Me kë do të fillojë SPAK-u?”/ Spartak Ngjela tregon
x
BREAKING NEWS

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon
x
BREAKING NEWS

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në drejtësi”, Klodiana Lala zbulon informacione për vendndodhjen e ish-kryeprokurorit: Më kanë ardhur foto! Avokati paraqiti akt ekspertimin, vuan nga një sëmundje e…

“Adriatik Llalla, kurbani i parë i reformës në
x
BREAKING NEWS

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën, ja çfarë ndodh nëse nuk paraqitet ish kryeprokurori pasi ka një javë që është larguar jashtë vendit

Jepet vendimi përfundimtar, GJKKO dënon me burg Adriatik Llallën,
x

Sport

Nuk ka panik tek Interi, Lukaku vihet në dispozicion të Inzagit, grupi nuk preket

Nuk ka panik tek Interi, Lukaku vihet në dispozicion të Inzagit, grupi

Interi doli kampion në Itali në sezonin e kaluar dhe drejtuesit e klubit dëshirojnë të ruajnë këto pozita edhe në sezonin e ri, prandaj me ardhjen e trajnerit Simone Inzagi po bëhen përpjekje për të ruajtur të paprekur grupin e vjetshëm. Ndërkohë, vjen një lajm i mirë për stafin dhe drejtuesit. Romelu Lukaku rikthehet në Milano. Sulmuesi belg u ka dhënë fund pushimeve dhe pasditen e djeshme ka mbërritur në Pinetina, ku është takuar me shokët e skuadrës dhe stafin e ri teknik, për t’u vënë menjëherë në dispozicion të këtyre të fundit për përgatitjet verore. Lideri i zikaltërve pritej në stërvitje vetëm sot, por u paraqit një ditë më herët dhe menjëherë u pa të qëndronte mjaft afër Simone Inzagit, me të cilin bëri edhe një foto zyrtare, që u shpërnda në rrjetet sociale të klubit. Nëpërmjet kësaj fotoje, klubi milanez duket se dëshiron të konfirmojë se Lukaku nuk e vuan aspak largimin e Kontes, teksa ashtu siç tha edhe Marota dy ditë më parë, sulmuesi belg është i pashitshëm dhe nuk do të dëgjohet asnjë ofertë për të. Ndërkohë Simone Inzagi buzëqesh, pasi sheh t’i kompletohet grupi nga dita në ditë, sepse në seancën e sotme stërvitore pritet të ketë në rresht edhe futbollistët nga Amerika e Jugut, Arturo Vidal, Matias Vecino dhe Aleksis Sançez, si dhe kroatin Ivan Perisiç. Me kampionatin që do të startojë në më pak se 4 javë, trajneri i ri i zikaltërve do të mund të bëjë tani provat gjenerale në formacionit dhe ideve të tij të lojës, për të qenë gati për sfidën hapëse ndaj Xhenoas, ndërsa vlen të theksohet se të fundit që do t’i bashkohen grupit janë Barella, Bastoni e Lautaro, të cilët priten në Milano vetëm javën e ardhshme. Nga ana tjetër drejtuesit Marotta e Ausilio vijojnë punën për t’i përforcuar organikën dhe ndoshta që këtë javë pritet që në Milano të zbarkojë uruguaiani Nahitan Nandez, ndërsa më pas do të synohet afrimi i spanjollit Bellerin për krahun e djathtë të mesfushës. Ndërkohë, Interi po ndërmerr hapa konkretë për të veshur me ngjyrat zikaltër mesfushorin e Kaliarit, Nahitan Nandez. Nëse ditët e fundit Marota kishte deklaruar se me klubin sard nuk kishin nisur bisedimet, duke lënë të kuptohet gjithsesi se interesim për lojtarin në fjalë ishte konkret, në takimin me drejtuesit e Kaliarit Interi ndërmori hapat e parë për të gjetur një marrëveshje. Futbollisti uruguaian mund të transferohet te Interi në një marrëveshje që do ta bënte Radja Naingolanin përfundimisht futbollist të Kaliarit. Interi po synon huazimin me të drejtën e blerjes së Nandezit.