BREAKING NEWS

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë me koronavirus në qytetin që deri tani ishte imun, infektohet një shitës në treg

Shpërthen një tjetër vatër, shënohet rasti i parë
x

Sport

Nuk ka stërvitje para 18 majit, Ministria e Shëndetësisë i kërkon FSHF-së të përmirësojë protokollin

Nuk ka stërvitje para 18 majit, Ministria e Shëndetësisë i

Futbolli në Shqipëri nuk ka gjasa të startojë ndeshjet zyrtare të kampionatit të ndërprerë para datës 10 qershor. Kjo përllogaritje bëhet duke pasur parasysh faktin se stërvitjet nuk kanë nisur ende dhe për më tepër që nga 18 maji, kohë që ka planifikuar qeveria për stërvitje individuale, do të duhen shumë ditë që të kalohet në stërvitje në grup. domethënë, ndeshjet e para të kampionatit, që do të korrespondojnë me xhiron e 27-të, do të mund të luhen vetëm rreth datës 10 qershor. Kjo bëhet e besueshme kur kemi parasysh faktin se dje ishte sërish një ditë zhgënjyese për Federatën Shqiptare të Futbollit, pasi përfaqësuesit e saj nuk e morën “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë që të nisin më herët se 18 maji stërvitjen individuale. Madje, MSH-ja ka kërkuar rishikimin e protokollit, diçka që do të kërkojë shtyrjen e mëtejshme të stërvitjes normale e për pasojë shtyrjen e rikthimi të aktivitetit.

Fakti

Asnjë marrëveshje, përkundrazi, secila palë në llogoren e saj, duke mos pasur miratim të përbashkët për një datë të kthimit të ndeshjeve zyrtare. Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Federatës Shqiptare të Futbollit ta përmirësojë protokollin sanitar në disa pikë, lidhur me stërvitjet individuale, kolektive dhe zhvillimin e ndeshjeve. Federata Shqiptare e Futbollit e mbajti sot takimin e dytë me përfaqësuesit e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Këto takime po bëhen me qëllim për ta gjetur një mënyrë për ta rinisur sezonin 2019/20. Ashtu siç kishin kërkuar edhe në takimin e parë në Ministrinë e Shëndetësisë, përfaqësuesit e Federatës së Shqipërisë kërkuan që data e caktuar nga ministrja Ogerta Manastirliu, 18 maji, të rishikohet. Sipas përfaqësuesve të Federatës, kjo datë e caktuar për rifillimin e aktiviteteve sportive e vë në rrezik rifillimin e sezonit, gjë që presidenti i Federatës, Armand Duka, kishte thënë se në Shqipëri do të bëhej para shumicës së vendeve të tjera. Grupi punues i ekspertëve të caktuar nga FSHF-ja do të punojë menjëherë për pikave të theksuara nga Komiteti Teknik dhe synon që menjëherë t’ia vë në dispozicion Ministrisë protokollin e ri. Megjithatë, të paktën deri në takimin e ardhshëm, 18 maji vazhdon të qëndrojë në fuqi si data për kthimin e stërvitjeve individuale në klube.

Çfarë u tha në takim?

FSHF dhe Ministria e Shëndetësisë kanë disa pika ku nuk gjejnë përputhje dhe kjo ka qenë arsyeja e vërtetë që nuk po gjendet mirëkuptim për nisjen e stërvitjes më shpejt se 18 maji, ndërkohë që stërvitjet në grup nuk ka gjasë të fillojnë para 1 qershorit e ndeshjet zyrtare jo më herët se 15 qershori. Nëse për zhvillimin e ndeshjeve FSHF kishte ndërtuar një protokoll të detajuar madje edhe me kohëzgjatje për angazhimin e personave që duhen për një takim futbolli, komiteti teknik i ministrisë ka kërkuar të detajohen masat edhe për stërvitjen e futbollistëve në mënyrë individuale dhe kolektive. Në mbledhjen e radhës së komitetit teknik në ministrinë e shëndetësisë FSHF u përfaqësua nga Dr Arjana Sina. Burime nga Ministria e shëndetësisë bëjënë me dije se përfaqësueses së FSHF i është kërkuar që në protokollin e stërvitjeve individuale dhe kolektive të shtohen ose të përmirësohen disa masa. FSHF ka dhënë gatishmërinë e saj për të plotësuar sa më shpejt kërkesat e ministrisë, por autoritetet qeveritare ende nuk kanë një datë për rifillimin e aktiviteteve sportive në vend. Më herët drejtuesit e organizmit shqiptar të futbollit janë shprehur se, nëse Superliga nuk nis të paktën në fillim të qershorit atëherë plani për të luajtur ndeshjet e mbetura do të dështojë. Por skuadrave iu duhen të paktën 20 ditë deri në dy javë përgatitje, për të rikthyer formën e futbollistëve. Në këtë mënyrë, FSHF pret një përgjigje sa më të shpejtë nga shteti shqiptar për rifillimin ose jo të kampionatit të futbollit.