BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Gjykata Kushtetuese merr vendimin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
x
BREAKING NEWS

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e rëndësishëm dhe tregon çfarë pritet: Kemi frikë nga…

A do ketë heqje totale të masave? Brataj jep informacionin e
x
BREAKING NEWS

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të Covid-19

Si asnjëherë më parë, publikohen shifrat e fundit të
x
BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x

Sport

Nuk ka zhgënjim, Brazili konfirmon pjesëmarrjen në “Copa America”

Nuk ka zhgënjim, Brazili konfirmon pjesëmarrjen në “Copa

Në Amerikën e Jugut do të nisë së shpejti një prej aktiviteteve më të mëdha të futbollit kontinental, konkretisht “Copa America”, e cila është e barasvlershme me Kampionatin Europian që këtë herë koiçidon të zhvillohet në Europë. Në këtë aktivitet Argjentina dhe Brazili shihen favorite, por ka pasur probleme në lidhje me organizimin, aq sa u vu në diskutim edhe vetë veprimtaria si pasojë e pandemisë globale të koronavirusit. Por në fund është dhënë “ok”, sepse pritësi i veprimtarisë është zgjedhur të jetë Brazili. Por ç’ka ndodhur? Lojtarët e Brazilit janë kritikë ndaj vendimit për zhvillimin e “Copa America”-s në vendin e tyre, por nuk do ta bojkotojnë atë, siç ishte përfolur gjatë ditëve të shkuara në media. Konfederata amerikano-jugore e Futbollit, “Conmebol”, e zhvendosi më 1 qershor për në Brazil, turneun që ishte parashikuar për t’u zhvilluar në Argjentinë dhe Kolumbi. Lojtarët u shprehën në atë kohë se për arsye të ndryshme, si humanitare ashtu edhe profesionale, ata nuk ishin të kënaqur me mënyrën se si “Copa America” ishte menaxhuar nga “Conmebol”. Mediat braziliane raportuan se skuadra nuk ishte aspak e kënaqur me faktin se nuk ishte konsultuar për këtë vendim, por në një komunikatë të fundit, lojtarët këmbëngulin se ata kurrë nuk e kanë marrë në konsideratë mundësinë që ta bojkotojnë eventin. Komunikata e publikuar në rrjetet sociale të futbollistëve u shfaq vetëm pak pasi skuadra kishte mundur 2-0 Paraguajin në një ndeshje kualifikuese Botërore në Asuncion, një sukses ky që vinte pas plot 36 vitesh, pasi hera e fundit që Brazili fitonte në këtë vend datonte më 1985-ën. Brazili ka regjistruar më shumë se 475 mijë vdekje nga koronavirusi, numri i dytë më i lartë në botë pas atij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithsesi presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka mbrojtur vendimin për të lejuar që turneu të zhvillohej në vendin e dytë, duke insistuar se kjo nuk sillte ndonjë kërcënim për shëndetin. Argjentinës ju hoq e drejta për të pritur kompeticionin vetëm dy javë para se ai të nisë, në 13 qershor me organizatorët që cituan si shkak koronavirusin dhe situatën e krijuar. Kolumbisë ndërkohë i ishte hequr e drejta si vend bashkë-organizator që në 20 maj për shkak të trazirave civile atje. Turneu ku marrin pjesë 10 skuadra, do të nisë të dielën në orën 23:00 me orën shqiptare, ku Brazili që do të presë Venezuelën, si takim i parë, ndërkohë që i gjithë aktiviteti do të ketë 28 ndeshje për t’u shijuar nga fansat jo vetëm në Amerikën e Jugut, por në mbarë botën.