BREAKING NEWS

Të tjera detaje të rëndësishme nga plagosja në Allias, autorët kthyen gjithçka përmbys në vilë

x

Sport

“Nuk kemi logjikën e lojës”, ish-trajneri i Kombëtares “shuplakë” Armand Dukës: S’duhet t’ia lëmë rastësisë, boll më...

Ditën e sotme i ftuar në emisionin “Top Talk” ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi, komentoi rezultatin e ndeshjes së djeshme Shqipëri-Francë. Hafizi foli për çështje të ndryshme; nga stadiumi i ri te problematikat e ekipit shqiptar.

Pasi dha një pasqyrim të përgjithshëm të kombëtares, ish-trajneri u pyet se cilat mund të jenë problematikat e performancës së djeshme (dhe jo vetëm) të përshkruara me nota negative nga vetë ai. Hafizi u ndal veçanërisht te marrja e trajnerëve të huaj.

“Në qoftë se kthehemi pas, në retrospektivë duke patur parasysh epokën e trajnerëve të huaj, që kemi 15-16 vite që ne investojmë për trajnerë të huaj dhe konkluzioni është i tillë, mendoj unë , që ndryshimi me trajnerët tanë, që kemi qenë këtu, duhet të ishte një ndryshim  në anën e konceptit të lojës dhe mentalitetit  edhe asaj që duhet të ketë një skuadër.

Duke patur parasysh të gjithë këto vite që kanë kaluar, përjashtuar një kalim në Evropianin e 2016-s, unë mendoj që s’duhet t’ia lëmë rastësisë. Në qoftë se ia lëmë rastësisë  mendoj që jemi mangët në atë koncept që të gjithë ato trajnerë nuk i dhanë ekipit kombëtar, një ide, një koncept, një lojë; ne akoma nuk kemi atë logjikën e lojës ose fantazinë, krijimtarinë,”- u shpreh Hafizi.