
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Nuk luajti aspak gjatë sezonit, Berisha largohet nga Torino

Shkruar nga Adriatik BALLA 2 Qershor 2023

Lojtarët e Kombëtares mbyllën një sezon përgjithësisht të mirë me ekipet e tyre në Europë. Në kampionatin italian luan shumica e grupit të skuadrës përfaqësuese të Shqipërisë dhe trajneri brazilian Silvinjo i ka sytë e veshët nga lojtarët shqiptarë që luajnë në të dy kampionatet elitare italiane. Në të vërtetë për pjesën dërrmuese të tyre sezoni që po lëmë pas ka qenë pozitiv. Kështu, fjalë të mira mund të thuhen për Asllanin që këtë sezon u rrit dhe luajti me Interin, Kumbulla që ishte lojtar i fuqishëm i Romës (deri para dëmtimit), Hysaj që është një nga lojtarët titullar të Lacios, Gjimshiti që është pjesë e fuqishme e Atalantës, Ismajli pjesë e Empolit, apo dhe Bajrami pjesë e Frozinones. Siç shihet, gati gjysma e skuadrës kombëtare luan në Serie A. Por prej këtij kontigjenti ka dhe lojtarë që kanë dalë të zhgënjyer. Një prej tyre është portieri Etrit Berisha, i cili, duke qenë pjesë e Torinos, nuk mundi këtë sezon të luante. Edhe pse ishte portier i dytë, atij nuk iu dha mundësia e aktivizimit e për pasojë do të largohet, pasi mendon se është ende në formë për të luajtur rregullisht. Me siguri që Berisha do të kërkojë një alternativë të re.
Largimi nga Torino i pakushtëzuar
Janë vetë mediat italiane që shkruajnë se portieri shqiptar Etrit Berisha do të largohet përfundimisht nga skuadra e Torinos në fund të këtij edicioni, kanë raportuar mediumet italiane të enjten. Bëhet e ditur se Berisha pritet ta shkëpusë kontratën me Torinon, e cila i skadon verën tjetër. Thuhet se palët ka kohë që janë në negociata për një marrëveshje të tillë, e cila do të finalizohet me të përfunduar edicioni aktual në Serie A, ku xhiroja e fundit e tij do të luhet këtë vikend. Portieri 34-vjeçar këtë edicion nuk ka qenë fare në planet e Torinos dhe nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje për ekipin e drejtuar nga trajneri Ivan Juriç. Mësohet se Berisha me ta shkëputur kontratën me Torinon synon që karrierën ta vazhdojë jashtë Italisë pasi nuk i mungojnë ofertat. Ai është pjesë e Torinos prej vitit 2021, ndërsa në Itali ka bërë karrierë edhe te SPAL-i, Atalanta e Lacio.
Kombëtarja
Berisha vijon të ftohet në ekipin përfaqësues të Shqipërisë. Edhe në listën e fundit të grumbullimit të trajnerit Silvinjo, emri i tij është po aty. Bashkë me Strakoshën, i cili gjithashtu nuk ka kaluar një sezon aq të mirë me Brentfordin në Premier League angleze. Duhet thënë se të dy portierët janë veteranë tashmë dhe eksperienca i bën ata të kenë avantazhe krahasuar me të rinjtë e tjerë si Kastrati e Simoni, të cilët luajnë me ekipet e tyre, por u mungon përvoja ndërkombëtare me skuadrën përfaqësuese. Ndaj, edhe në dy ndeshjet e qershorit ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, me shumë gjasë trajneri Silvinjo do të preferojë njërin mes të dyve, ose Berishën, ose Strakoshën. Edhe pse është herët për ta thënë këtë, pasi lojtarët do të testohen nga stafi gjatë ditëve të grumbullimit, duket se Berisha dhe Strakosha nuk heqin dorë lehtë nga fanella kuqezi dhe eksperienca që kanë mbi shpinë u jep vërtet epërsi ndaj më të rinjve.
Më të lexuarat


Skënderbeu mund Partizanin dhe shfaqet si pretendent, Teuta befason Egnatian kryesuese

Inzagi “elozhe për Kristjan Asllanin: Kemi investuar shumë për të, duhet të vazhdojë në këtë rrugë

Ngjarje e tmerrshme! Ultrasit sulmojnë për vdekje tifozen e ekipit rival

I zuri vendin Armand Duka në UEFA, FIFA merr vendimin ndaj Rubiales

100-vjetori i Lituanisë në FIFA bën bashkë Armand Dukën dhe Gianni Infantino-n

Zhgënjejnë djemtë e PSG-së, gjigandët francezë befasohen nga vendi i parafundit

Situata te Roma, flet Jose Mourinho: S’jam unë përgjegjësi, ndaj Frosinones nuk ka justifikime

Sfida mes Napolit dhe Lecce-s, ja skuadra që triumfoi

Nuk është futbolli/ Zbuloni çfarë e lidh Neymar dhe Pique

UEFA zbardh raportin/ Superiorja luajti 100’, ja sa milionë euro përfituan klubet
