BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x

Sport

Nuk përmbushën objektivat, nis “eksodi” i të huajve tek Tirana, Torasa bën letër lamtumire

Nuk përmbushën objektivat, nis “eksodi” i të huajve

Tirana ka në plan të reformohet dhe revolucioni duket se ka nisur. Ka mjaftuar një mesazh “lamtumire” i mesfushorit Agostin Torasa për të kuptuar që Tirana, e zhgënjyer nga lojtarët që nuk përmbushën objektivat, po “divorcohet” me ta dhe po bën plane të reja për sezonin e ri. Dhe lajmi për mesfushorin argjentinas Torasa është zyrtar. Ka qenë vetë 32-vjeçari që ka njoftuar divorcin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku është e lexueshme ndjenja e keqardhjes për largimin nga klubi bardheblu. Në postimin e argjentinasit shkruhet: “Momenti më pak i pritur mbërriti, momenti për të thënë lamtumirë. Është krenari për mua që jam pjesë e historisë së këtij klubi. Ndoshta do të kisha dashur të largohesha në një mënyrë të ndryshme, por ndonjëherë gjërat nuk ndodhin në mënyrën që ti do ose imagjinon. Largohem me qetësinë e mendjes që kam dhënë gjithçka. Faleminderit tifozëve për dashurinë dhe respektin, si gjithmonë, dhe për secilin person që ishte në krahun tim gjatë këtyre dy viteve. Falënderoj edhe presidentin që më lejoi të jem pjesë e këtij klubi dy vite më parë. Do të më mungosh dhe do të kujtoj gjithmonë secilin prej jush dhe momentet e jetuara. Shpresoj t’ju shoh përsëri!” Postimi i Torasës është konfirmimi i mosgjetjes së një gjuhe të përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës. Edhe pse jo ende zyrtarisht, duket se në të njëjtën rrugë është edhe Elton Kale. Braziliani bashkë me argjentinasin ishin dy nga elementët më të rëndësishëm në titullin kampion të 100-vjetorit, dy sezone më parë, ndërsa sezonin e shkuar të dy u penalizuan nga dëmtimet si dhe nga një skuadër që me shumë ndryshime nuk kishte më forcën sulmuese. Në dy sezone me Tiranën, Torasa ashtu si dhe në eksperiencën e mëparshme me Partizanin, u konfirmua si një ndër lojtarët e huaj me më shumë teknikë, duke dhënë një kontribut vendimtar në fazën sulmuese të bardhebluve.

Kosova, destinacioni i mundshëm për Torasën dhe Kale

Elton Kale dhe Agustin Torasa kanë qenë pjesë e rëndësishme e Tiranës në dy vitet e fundit, duke ndihmuar klubin bardheblu që të bënte më në fund hapin para dhe thyente mallkimin që zgjaste prej më shumë se një dekade për titullin kampion. Por aventura e tyre te bardheblutë duket se ka përfunduar pasi kryeqytetasit po mendojnë për të nisur një cikël me lojtarë më të rinj në moshë. Sipas mediave kosovare, për të dy lojtarët ka interes nga Superliga e Kosovës, më saktësisht nga klubi i Gjilanit. Ky i fundit në këto vite ka afruar shpesh emra të njohur nga Kategoria Superiore dhe po bën të njëjtën gjë edhe aktualisht, duke kontaktuar lojtarët për t’u dhënë mundësinë që të vazhdojnë karrierën e tyre atje. Megjithatë, do të ketë konkurrencë, pasi klubet e tjera të Superiores kanë kontaktuar gjithashtu me të dy lojtarët, duke i bërë oferta të rëndësishme, Dinamo ka qenë e para që është munduar të afrojë si brazilianin, ashtu edhe argjentinasin, duke i parë si emrat e duhur për të garantuar një sezon cilësor në vitin e parë të kthimit në Superiore.