BREAKING NEWS

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja: Fitorja e saj do të alarmojë pjesën më të madhe të Europës

Zgjedhjet në Itali - Exit Poll-et nxjerrin fituese Melonin, mediat e huaja:
x
BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: Ja ç'po ndodh në Shqipëri

Pandemia e Covid-19, vjen njoftimi i fundit nga Ministria e
x
BREAKING NEWS

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe shqiptarët, zbulohet plani i ri i emigracionit

Britania po 'hap dyert'! Liz Truss gëzon pa masë edhe
x
BREAKING NEWS

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike

Pas akuzave të Deizi Arapit, reagon deputeti i Partisë Demokratike
x
BREAKING NEWS

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non grata’: Ja çfarë i thashë ambasadores

Meta zbardh bisedën me Yuri Kim për Berishën ‘non
x
BREAKING NEWS

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë shumë të hapur për...

Takimi me ambasadoren Kim, Meta zbardh detajet: Patëm një bisedë
x
BREAKING NEWS

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet dëshmia tronditëse e ‘gangsteres’ nga Bilishti, Deizi Arapi: Shteti të më mbrojë, do më gjejnë në ndonjë kanal, ja me kë kam pasur konflikte

I dogjën makinën për herë të dytë/ Zbardhet
x
BREAKING NEWS

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë të riun, dyshimet e para

EMRI/ Plas sherri në Dhërmi, 46-vjeçari plagos me thikë
x

Sport

Nuk pranoi të bëhej si Adnan Januzaj, talenti Shkurti zgjedh Shqipërinë para Belgjikës

Nuk pranoi të bëhej si Adnan Januzaj, talenti Shkurti zgjedh

Vite më parë, ish-trajneri i Kombëtares tonë kuqezi, Xhani De Biazi, bëri disa tentative të bindë Adnan Januzajn të luajë për Shqipërinë. Kësaj nisme iu bashkuan edhe pjesëtarë të FSHF-së, si dhe grupimet e tifozëve që e lutën masivisht që mesfushori me cilësi të larta teknike të zgjidhte të lunate për përfaqësuesen e origjinës së prindërve të tij. Por Adnan Januzaj refuzoi. Madje ai nuk pranoi as të lunate për Kosovën, vendlindjen e prindërve të tij, duke zgjedhur të përfaqësojë Belgjikën. Kjo e fundit e ftoi, ia dha mundësinë nja dy ndeshje sa për t’i mbyllur gojën dhe në fund e flaku në rrugë, duke mos i dhënë shans të lunate në formacionin belg, nisur dhe nga rivaliteti shumë i madh që kishte Belgjika e mbushur me “yje”. Zhgënjimi që pësuan tifozët kuqezi ishte aq i madh sa nuk mbeti fjalë pa u thënë për Januzajn. Si duket mallkimi i Shqipërisë e zuri, pasi Januzaj deri më sot nuk ka bërë kurrfarë karriere me Belgjikën, ndërsa mund të ishte yll dhe kapiten e një “10”-sh magjik tek Shqipëria, i vlerësuar dhe i adhuruar nga tifozët kuqezi. Por ndryshe nga Januzaj, një talent nga Shkodra që luan në Belgjikë nuk e ka bërë gabimin e kosovarit, sepse Kevin Shkurti ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë dhe kjo është sinjifikative në klëtë kohë kur talented shqiptare në Europë lakmohen nga shumë përfaqësuese. Në një intervistë që ia dhënë për sajtin e federatës (“fshf.org”), ai ka shpjeguar arsyet e zgjedhjes së tij. Ai ka lindur në Belgjikë dhe ka hedhur hapat e para në fushat e futbollit në qytetin e Brukselit. Djaloshi me origjinë nga Shkodra, i cili sapo ka mbushur 18 vjeç dhe luan në rolin e mesfushorit, debutoi me fanellën kuqezi këtë vit duke u bërë pjesë e Kombëtares U-19.

Qëndrimi i Shkurtit

Djaloshi nga Shkodra nujk e fsheh që ka qenë dëshira e madhe të bëhet futbollist që e ka nxitur të punojë fort për të realizuar objektivat e tij. “Jam nxitur gjithmonë nga dëshira e madhe që kam për t’u bërë një futbollist me emër për të nderuar veten, familjen dhe vendin tim. Dy prindërit e mi të cilët kanë sakrifikuar dhe më kanë mbështetur shumë që nga dita e parë kur e kam nisur këtë sport dhe deri më sot. Ata vazhdojnë të më mbështesin edhe sot e kësaj dite me të njëjtën dëshirë. Patjetër, jam ndjerë shumë krenar në atë moment kur më erdhi ftesa nga kombëtarja shqiptare. Ndonëse kisha provuar të luaja edhe me ekipet kombëtare të moshave të Belgjikës, ndjesia për të përfaqësuar fanellën kuqezi ka qenë e veçantë dhe do të jetë një moment i paharrueshëm. Arritja ime më e madhe ka të bëjë me faktin që prej 8 vitesh jam pjesë e ekipit OH Leuven dhe tashmë para pak kohësh kam firmosur edhe të parën kontratë profesioniste me këtë klub që merr pjesë në Superligën belge. Është sigurisht një hap shumë i rëndësishëm në karrierën time”, tha Shkurti. Ai tregon edhe lojtarin shqiptar që e motivon. “Lojtari shqiptar që më ka motivuar gjithmonë ka qenë ish-kapiteni i famshëm, Lorik Cana, për grintën dhe shpirtin e garës që shfaqte në fushën e lojës. Nga lojtarët e huaj, padyshim që mundohem të motivohem nga mesfushori italian, Marko Verrati.