BREAKING NEWS

Italia më pak të vdekur 727 persona, 2937 të infektuar më shumë dhe 1118 të shëruar

Italia më pak të vdekur 727 persona, 2937 të infektuar më
x

Sport

Numri 9 më i mirë i historisë, magjia e futbollistëve “filozofë”, një rivalitet mes Krujfit, Di Stefanos dhe “Fenomenit” Ronaldo

Numri 9 më i mirë i historisë, magjia e futbollistëve

Në kohën e sotme, rivaliteti në futboll ka marrë ngjyra të ndezura rreth dyshes Mesi-Ronaldo, që kanë mbi 10 vjet që dominojnë futbollin në garën për çmimet individuale. Padyshim, ata janë të ndryshëm në cilësi dhe në role. Në histori, fanella që thith më shumë rrezatim dhe përcjell më tepër energji është padyshim ajo me numër 10 dhe nuk është rastësi që Pele, Maradona e Mesi, janë ajka e futbollit botëror. Në këtë artikull po ju njohim me një tjetër numër magjik në fushat e blerta, numrin 9 më të mirë në histori. Është një numër që ka një rol disi të veçantë në fushë, i përket futbollistit që luan herë në majë të sulmit, e herë si organizator, herë i fshehur e herë ballor. Preferencat janë të ndryshme, por edhe ky numër ka historinë dhe më të mirët e tij të pabesueshme në botën e futbollit.

Britaniku Diksi Din, ish-futbollist i Evertonit afro një shekull më parë, është ndoshta lojtari më famoz që ka veshur ndonjëherë bluzën me numër 9 në fushat e futbollit. Por me kohën shkëlqimi i figurave të tilla bie, pasi publiku i mat aftësitë e futbollistëve nga këndvështrimi aktual, pra me atë që shohin sot në futboll. Por në historinë e statistikave të futbollit, ky britanik, përfshihet ende në top-10 lojtarët më të mirë që kanë veshur bluzën me numër 9. Aktualisht, në futbollin aktual europian e botëror, numrat 9 më të spikatur janë Levandovski, Benzema, Mane etj.

Po kush kanë qenë numrat 9 më të mirë të historisë? Padyshim që publiku ndahet dhe ka preferencat e tij. Por padyshim që Bobi Carlton, Johan Krujf, Aldredo Di Stefano dhe fenomeni brazilian Ronaldo, janë padyshim ajka e futbollit botëror që kanë mbajtur mbi shpinë fanellën me numër 9. Më poshtë po ju njohim me 7 prej lojtarëve më të mire që kanë mbajtur veshur fanellën me numër 9.

Alfredo Di Stefano

I ndarë nga jeta pak vite më parë, ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Alfredo Di Stefabo, i cili ka pasur nofkën “Bjondi shigjetë”, vlerësohet si një nga më të mirët e historisë. Ai ishte i shpejtë, i fuqishëm, i shkathët dhe mjaft efikas në lojën e tij sulmuese. Kishte qëndrueshmëri, shkathtësi taktike, vizionar dhe kreativ në lojë. Ka shënuar 216 gola në 282 ndeshje midis 1953-1964 dhe një prej sulmuesve kryesorë të Realit në duelet El Clasico me Barcelonën. Mishel Platini e ka cilësuar “të shkëlqyer ndër të mëdhenjtë”.

Alan Shirer (Alan Shearer)

I lindur në Njukasëll, Alan Shirer konsiderohet si një nga sulmuesit më të mëdhenj që ka luajtur me bluzën numër 9. Një lojtar legjendar, Shirer posedon rekorde të panumërta personale me gjithsej 260 golat në Premier League në emrin e tij. Gjithmonë i referuar si "sulmuesi i plotë", pavarësisht nëse ishte një goditje me kokë ose një breshëri, ai do të gjente rrjetën. Në debutimin e tij për Sauthempton në 1988, ai shënoi një tregolësh dhe mbajti këtë formë të mahnitshme gjatë gjithë karrierës së tij. Shirer ishte golashënuesi më i mirë në Premier League për tre sezone radhazi, 1994-95, 1995-96 dhe 1996-1997. Ai fitoi çmimin PFA Player of the Year në 1995 dhe 1996. Lojtar i kompletuar në repartin sulmues, qoftë në lojën me këmbë dhe me kokë, “vrasës” i portierëve kundërshtarë, ai llogaritet si një prej më të mirëve me numër 9 që kanë luajtur ndonjëherë.

Filipo Inzagi

Filipo Inzagi, ose “Superpipo”, luajti si sulmues për disa klube italiane dhe kaloi kohët më të spikatura të karrierës së tij të klubit me Juventus dhe AC Milan, duke fituar dy tituj të UEFA Champions League dhe tre tituj “Scudetto” në Itali. Shënuesi i shtatë në Itali, me 313 gola por edhe një nga më të mirët në kupat europiane, me 70 gola. Edhe pse metodat e tij të lojës nuk pëlqehen shumë, sepse shfaqi shenja të forta të një tinëzari, hileqari dhe irrituesi, ai llogaritet si një “snajper” i vërtetë dhe në top-10 të numrave 9 besohet se e meriton një vend, nisur nga pjelloria e lartë me gola. Me Kombëtaren e Italisë shënoi 25 gola. Me Milanin në Europë, ka shënuar 43 gola, një shifër e lartë për një numër 9.

Bobi Çarlton

Lojtar ikonë në Angli, një futbollist për piedestal. Sir Bobi Carlton ishte një lojtar thelbësor i ekipit të Anglisë që fitoi Kupën e Botës në vitin 1966, vit kur ai gjithashtu fitoi “Topin e Artë”. Carlton bëri debutimin e tij për Mançester Junajtid në 1956 dhe gjatë dy sezoneve të ardhshme fitoi një vend të rregullt në ekip. I njohur për instinktet e tij sulmuese, aftësitë kaluese dhe qëllimin e tij të egër të largët, Carlton ishte dhe është një legjendë e Junajtid. Në vitin 1968, si kapiten i Mançester Junajtid ai fitoi Kupën Evropiane, duke shënuar dy gola në finale për të ndihmuar skuadrën e tij të bëhej e para që fiton një garë të madhe kontinentale. Konsiderohet si një prej lojtarëve të shekullit dhe ndoshta një nga numrat 9 më të mëdhenj në historinë e futbollit. Mbajti rekordin e golave të shënuar për Anglinë për 47 vjet.

Jen Rash (Ian Rush)

Jen Rash cilësohet si një prej futbollistëve më të mëdhenj që ka luajtur ndonjëherë me Liverpulin. I lindur në Uells, ai cilësohet një numër 9 fenomenal, një numër 9 legjendar. Rivalit kryesor, Evertonit, në derbin e Lioverpulit, i ka shënuar plot 25 gola, statistika që i kanë sot vetëm Mesi dhe Ronaldo në“El Clasico”. Me përfaqësuesen e Uellsit, ai mbajti për 25 vjet rekordin me 28 gola të shënuar në 73 takime. Më shumë se sa sulmues, mediat britanike, specialistyët dhe opinionistët e kanë cilësuar atë një “makinë që nuk ndalej në asnjë moment në fushën e lojës”. Në sondazhet e tifozerisë së Liverpulit, ai llogaritet në top-3 më të preferuarit nga 100 futbollistët e marrë në sondazh.

Ronaldo “Fenomeni”

Rrallë futbollistë kanë mundur të kenë një zhdërvjelltësi në fazën ofensive sikurse Ronaldo braziliani, i cilësuar jo rastësisht me nofkën “Fenomeni”. Është shquar si lojtar me aftësi të rralla dribluese, shpejtësinë e veprimeve me topin dhe shpejtësinë e depërtimeve në zonat kundërshtare. Ronaldo braziliani është gjithashtu një prej sulmuesve më efikas që ka luajtur ndonjëherë. Ka luajtur me ekipe të mëdha si Inter, Barcelona e Milan. Ronaldo fenomeni është në kastën e lojtarëve që e ka fituar të paktën 3 herë cmimin “ FIFA Best Player-Lojtari i Vitit”, duke u radhitur me emra të tillë si Zidane dhe padyshim Leo Mesi e Kristiano Ronaldo. Fitues i Kupës së Botës më 2002. Vetë legjendari Pele, e llogarit si një prej lojtarëve më të mirë të historisë. Në garën midis tij dhe Johan Krujfit, ndoshta braziliani Ronaldo mund të mbante vendin e parë me meritë për cilësitë e tij dhe për sukseset me skuadrat ku ka luajtur.

Johan Krujf

Legjendari holandez Johan Krujf, i ndarë nga jeta pak vite më parë, llogaritet si një prej figurave më me ndikim në historinë e futbollit. Ai është padyshim një ikonë e numrit 9. Edhe pse ka veshur shpesh edhe numrin 14, mund të thuhet se Johan Krujf ishte një 9-sh i kompletuar. Fitoi “Topin e Artë” tre herë në vitet 1971, 1973 dhe 1974. Është një nga përfaqësuesit më të spikatur të futbollit total. Ndihmoi Holandën të shkonte në finale e Kupës së Botës në vitin 1974. Ishte filozofia dhe stili i tij i lojës që i krijuan Krujfit një respekt të pazakontë ndër bashkëkohësit dhe për brezat më vonë. Njihet dhe për një fenomen taktik në fushat e blerta, një lloj skeme që njihet si “Kthesa e Krujfit”. Ai është simboli i futbollit total dhe njëherësh njeriu që mendohet se shpiki “Tiki-Takën” që e zbatoi më pas Pep Guardiola, por që e kanë pasur në vëmendjen e tyre edhe trajnerë si Ferguson, Saki, Venger dhe Sarri. Ajaksi dhe Barcelona, operojnë me skuadrat e tyre të moshave me metodat e Krujfit. Në vitin 1999, Johan krujf u votua si futbollisti europian i shekullit të XX. Në garën për lojtarin më të mirë botëror të shekullit, realizuar nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll, ai u rendit i dyti, pas legjendarit brazilian Pele, duke zbritur madje Maradonën e madh në vend të tretë.

Marrë nga artikulli: “The Greatest Footballers To Wear The Number 9 Shirt” në “https://dixiedean. co. uk/blog/greatest-footballers-number-9/#