BREAKING NEWS

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para

Të shtëna me armë në Durrës, dalin detajet e para
x

Sport

Çoi Barçën në gjyq për pagesa të pashlyera, Nejmar e pëson, duhet t’i kthejë klubit katalanas 6.7 mln euro

Çoi Barçën në gjyq për pagesa të pashlyera,

Sulmuesi brazilian Nejmar vijon të prodhojë lajme me sjelljen e tij shpesh kontroverse, duke qenë në qendër të kritikave, por njëherësh edhe si një prej futbollistëve më të kërkuar në treg. Sidoqoftë, edhe pse flitet shumë se do të largohet nga Paris San Zhermen, ai vijon të ,mbetet zyrtarisht pjesë e kësaj skuadre, por ka probleme me rivalitetin brenda grupit, pasi në radhët e kampionëve të Francës militojnë edhe yje të tjerë të futbollit botëror si Kilian Mbape dhe Mauro Ikardi, por edhe të tjerë të spikatur. Në kushtet kur nuk ka flamurin e sulmuesit kryesor, Nejmar është i detyruar të bëjë mbi limitet e tij e ndonjëherë as kjo nuk mjafton, pasi tensioni është shumë i madh. Ky tension është rritur së fundmi dhe nga një fakt tjetër që ka dalë në skenë. Bëhet fjalë për gjyqin mes tij e Barcelonës, ku lojtari pretendonte ntë fitonte afro 44 mln euo, por me vendim gjykate është i detyruar t’i kthejë Barcelonës 1/6 e kësaj shume. Në fakt, sikurse shkruajnë mediumet sportive franceze dhe ato spanjolle, braziliani dhe ish-futbollisti i Barcelonës kishte pretenduar se atij ia kishte borxh klubi katalanas 43.6 milionë euro. Megjithatë ky pretendim u hodh poshtë nga Gjykata dhe tani ai duhet t’ia paguajë Barcelonës 6.7 milionë euro.  “Barcelona e mirëpret vendimin e Gjykatës Sociale 15 të Barcelonës, në lidhje me padinë ligjore mes klubit dhe lojtarit Nejmar Junior për kompensime të pretenduara për bonuset e rinovimit të tij të fundit të kontratës”, thuhet në reagimin e Barcelonës. “Gjykata e hodhi poshtë plotësisht pretendimin e futbollistit, i cili kërkonte t’i paguheshin 43.6 milionë euro, ndërsa e ka vlerësuar një pjesë të madhe të pretendimit të bërë nga FC Barcelona, të cilës lojtari tani duhet t’ia kthejë 6.7 milionë euro”, vijon njoftimi në fjalë. Nejmari ka të drejtë ta apelojë këtë vendim. Vetë ai e kishte nisur këtë betejë ligjore me ish-klubin e tij në gusht të vitit 2017, pasi Barcelona s’kishte pranuar t’ia jepte bonusin e besnikërisë për kontratën e rinovuar në vitin 2016, pasi që Nejmari ishte transferuar në Paris san Zhermen verën vijuese. Barcelona insistoi se klauzola lidhur me bonusin e besnikërisë u bë e pavlefshme kur futbollisti u largua nga “Camp Nou”, ndërsa agjenti dhe babai i futbollistit kërkoi që Barcelona të përjashtohet nga Liga e Kampionëve nëse s’ia jep 43.6 milionë eurot e pretenduara. Rasti ishte dërguar fillimisht në FIFA, që i mbylli hetimet pa asnjë vendim në shkurt të vitit 2018, ndërsa tani gjykata ka vendosur në favor të Barcelonës. Kujtojmë së fundmi se Nejmar ka pasur probleme edhe me autoritetet financiare në Spanjë, pasi ai ishte pjesë e një hetimi për evazion fiskal vite më parë, si pasojë dyshimit për fshehje të të ardhurave, por edhe një tjetër skandali me ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell, për shumën e blerjes nga Santosi, e cila nuk u kuptua kurrë sa ishte de fakto. Këto probleme vijojnë ta mundojnë “yllin brazilian, i cili e dëshiron, sidoqoftë, një kthim në “Kamp Nou”, në gjirin e Barcelonës.