BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Olimpiada/ Delilaj e mbyll në vend të fundit në pushkë 25 m, kurse Merizaj nuk ia del të kualifikohet

Olimpiada/ Delilaj e mbyll në vend të fundit në pushkë 25 m,

Me kalimin e ditëve shpresa që Shqipëria të marrë një medalje olimpike pakësohet gjithnjë e më shumë. Dy nga sportistët e delegacionit tonë olimpik garuan ditën e djeshme, por pa lënë gjurmë në garat e tyre. Kështu, qitësja Manuela Delilaj, e cila vuante dhe nga një dëmtim, e mbylli në vend të fundit garën e saj në pushkë sportive, kurse notarja kampione e vendit Nikol Merizaj, edhe pse zuri vendin e tretë në baterinë e saj, nuk e përmbushi kohën për të shkuar në finale. Dy eliminime dhe njëherësh dy gara ku nuk lamë gjurmë, për pasojë shpresat për medalje olimpike veniten hap pas hapi e tashmë në garë kanë mbetur dhe 4 sportistë të tjerë, të cilët, edhe pse me pretendime të mëdha, rezultatet paraprake nuk i kanë për medalje olimpike. Gjithsesi ka ende shpresë.

Delilaj zhgënjen në qitje, KOKSH e justifikon

Manuela Delilaj e mbyll përvojën e saj në Lojërat Olimpike, “Tokio 2020”. Në ditën e qytë qitësja shqiptare garoi në 25 m shpejtësi, duke grumbulluar në total (plus pikët e precizionit) 556 pikë, që e renditin në vendin e 44-t (të fundit). Në postimin e KOKSH-it shkruhet se, “për fat të keq Manuela kishte një lëndim në parakrahun e djathtë (krah me të cilin edhe gjuan) që nuk e lejoi të jepte maksimumin e saj.) Gjithsesi ky është një rezultat i mirë, duke pasur parasysh qe prej afër 1 viti e gjysmë poligoni i qitjes ka qenë i mbyllur për shkak të pandemisë, duke e penalizuar stërvitjen në kohë”, shkruan KOKSH. Natyrisht që një mesazh i tillë i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk bind. Të shumta kanë qenë komentet kritikuese dhe mjaft statuse nga puiku i gjerë që e akuzonin KOKSH-in për punë jo profesionale në përzgjedhje dhe në përgatitjen olimpike.

Nikol Merizaj e treta në baterinë e saj, por nuk mjafton

Natyrisht që nuk pritej që Shqipëria të shkëlqente në not. Ky sport nuk ka pasur në vazhdimësi rezultate olimpike në Shqipëri dhe pavarësisht se janë bërë hapa të mëdhenj përpara ka ende shumë punë për të bërë që Shqipëria të ketë standard të lartë në sportin e notit. Dje ishte radha e një tjetër sportisteje shqiptare të provonte mundësitë e saj. Dhe në fakt, përfundon Olimpiada “Tokyo 2020” edhe për Nikol Merizajn pa medalje. Notarja shqiptare garoi në 50 metra stil i lirë, duke regjistruar kohën 26 sekonda e 21 të qindtat, që nuk i jep mundësi të kualifikohet në gjysmëfinale. Merizaj garoi në baterinë e gjashtë, duke e mbyllur e treta, por kuptohet koha e saj nuk ishte aq e shpejtë për të qenë mes më të mirave.

Sot radha e Erkand Qerimajt

Sot në orën 5 të mëngjesit me orën e Shqipërisë, e përkatësisht në mesditë me orën e Tokios, në pedant do të zbresë Erkand Qerimaj. Veterani i peshëngritjes shqiptare nuk garon në baterinë A, por në baterinë B. Ka qenë një zgjedhje për të pasur qetësinë dhe mundësinë të garojë i pandikuar nga emocionet. Ndoshta një zgjedhje shumë e mirë, duke pasur parasysh pretendimet e sportistit, i cili e ka bërë të qartë se mundësitë nuk ia lejojnë të rivalizojë për zonën e medaljeve, por për një vend nderi në 8 më të mirët. Megjithatë, nëse gara ecën sipas parashikimeve të tij, me 160 minimalisht në shkëputje dhe 193 në shtytje, mund ta afrojnë sportistin në dygarësh tek elitarët, pra në një vend nderi.