BREAKING NEWS

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë, një tjetër shtet evropian heq të gjitha kufizimet me Shqipërinë duke filluar nga nesër

Vjen lajmi i mirë! Mund të shkoni vetëm me pasaportë,
x
BREAKING NEWS

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin

KQZ jep lajmin e keq për Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë

Zgjedhjet/ Gjykata Kushtetuese i jep goditjen e fortë Qeverisë
x
BREAKING NEWS

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të ashpra dhe jep ultimatumin e prerë: Çoni përpara Reformën në Drejtësi! Nëse s’tregoni guxim...

“Boll më me shtirje”/ Ambasadorja Yuri Kim flet me tone të
x
BREAKING NEWS

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/ Pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 2019, përfaqësuesja e qeverisë kërkon pezullimin e çështjes. Cili është verdikti i Gjykatës Kushtetuese?

Debat për temat e nxehta që po zhvillohen me dyer të mbyllura/
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata Kushtetuese, a do të rrëzohen zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 dhe a do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Çfarë pritet të shqyrtohet/ Mblidhet me urgjencë Gjykata
x
BREAKING NEWS

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron ndryshimin e MADH në Shqipëri

Kur do arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? SHBA paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Temperatura ekstreme të larta! I nxehti afrikan pushton Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë thirrje urgjente: Nëse ndiheni keq kërkoni ...

Temperatura ekstreme të larta! I nxehti afrikan pushton
x

Sport

Olsi Rama mohon zërat që Partizani nuk paguhet: Askush më korrekt se ne

Olsi Rama mohon zërat që Partizani nuk paguhet: Askush më korrekt

“Partizani nuk ka probleme me pagat”, - kështu u shpreh dje drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama, i cili shkoi më tej në qëndrimin e tij, duke thënë se jo vetëm që Partizani nuk ka probleme të tilla, por është klubi më korrekt me pagesat e sidomos me siguracionet e këtu thumboi rivalët e tjerë në kampionat që nuk e bëjnë këtë gjë në përputhje me rregullat. Gjithsesi, për Partizanin ai dha garanci të plotë dhe u duk i qartë dhe i bindur se skuadra do të rivalizonte për titullin me shpresën e madhe se do ta fitonte atë dhe se zëra të tillë nuk do të ndikonin aspak në gjendjen psikologjike të grupit.

“Nëse do e dija që sot kishte dalë lajmi i rrogave, nuk do vija unë këtu. Do sillja lojtarin më të vjetër të skuadrës. Albanin, ose nga ata veteranët e tjerë që kanë kohë në ekip. Të vinin ata vetë dhe të tregonim korrektësinë e Partizanit për pagat. Nuk ka nevojë të sqarohen gjërat për rrogat. Unë e ndoqa nga afër ekipin dje. Jemi klubi që përveç se paguajmë më shumë se të gjithë, jemi më të rregullt. Unë e kam ngritur zërin për gjithçka, për “fair-play” dhe kështu me radhë. Me aq sa paguajmë taksa mund të merrnim 3-4 lojtarë të nivelit të lartë dhe të vrisnim kampionatin. Vazhdojmë përpara me korrektësinë maksimale, si në raport me pagesat dhe me lojtarët. Ta kisha ditur që dje për këtë lajm, do sillja këtu disa lojtarë që ta tregonin. Unë kam besim te presidenti Demi. Asnjë lojtar po ish-trajner që ka qenë te Partizani, nuk është pa u paguar. Mund t’iu kujtoj rastin e fundit me Melon, i cili u pagua deri në momentin e fundit që u largua. Ne vazhdojmë punën përpara”, nënvizoi Rama.

Tifozët në stadiume, Partizani sërish zbaton protokollin

Më tej ai komentoi edhe praninë e tifozëve në ndeshjet në transfertë të Partizanit, ndërkohë që klubi i kuq ka zbatuar me përpikmëri protokollin antikovid. “Partizani ka një disavantazh. Kur luan jashtë Partizani ka tifozë kundërshtarë, në Laç, në Shkodër dhe në Korçë, ndërkohë që ne e respektojmë protokollin. Në Laç e pamë të gjithë se çfarë ndodhi dhe ajo ishte e turpshme. VIP-at, tifozët e Skënderbeut, ishin gjatë gjithë pjesës së dytë mbështetës së skuadrës kundërshtare edhe këto ndikojnë te lojtarët, të cilët nuk i kanë prej një viti tifozët. Janë gjëra që vendosen nga Komiteti i Ekspertëve. E kemi parë të gjithë që në Shqipëri gjithçka po shkon drejt përmirësimit. Nëse ka një ekip që është i interesuar për tifozët, është Partizani. Do ishte një gjë e madhe për Partizanin, rikthimi i tifozëve. Është ende herët për tifozët. Federata e Futbollit duhet të bëjë një kërkesë, siç bëri për ndeshjen me Anglinë. Nuk mund ta bëjë Partizani kërkesën”, shtoi ai.

Fjalimi para ndeshjes me Skënderbeun

Nuk mungoi në qëndrimin e drejtorit të Partizanit, Olsi Rama, edhe sjellja që ai pati para takimit që të kuqtë luajtën ndaj Skënderbeut, më saktë me fjalimin e tij. “Kam mbajtur një fjalim para ndeshjes me Skënderbeun. E keni parë që foli trajneri përpara. Jam pothuajse përditë në stërvitje. Nuk ka nevojë të jem çdo ditë. Nuk e ndjej të nevojshme të jem atje, pasi gjërat shkojnë shumë mirë. U kam thënë edhe lojtarëve se jam shoku juaj, miku juaj, edhe avokati juaj në të gjitha gjërat që ndodhin. Jam edhe drejtori. Nuk kishte asgjë përtej normales që të shkojë ta flisja. Kemi raporte shoqërore”, nënvizoi në fund drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.

Daja: Derbi me Tiranën? Pritshmëritë e Partizanit janë të mëdha

Trajneri Ilir Daja komenti pragderbin me Tiranën, ku shfaqi besimin e tij tek suksesi i Partizanit. “Ka një bonus psikologjik fitorja në derbi. Presioni është te kundërshtari, sepse kemi fituar 2 herë dhe kemi barazuar 1 herë. Derbi nuk lidhet me njëri-tjetrin, në këto momente që jemi, pritshmëritë do jenë të mëdha. Besoj që nuk do jetë vendimtar, por çdo ndeshje do e kemi njësoj si derbi. Nëse marrim 3 pikët tona, nuk na interesojnë më kundërshtarët”, tha Daja.