Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Orë vendimtare për Ikardin, situatën e komplikon Monako, ofron 2 mln euro në sezon më shumë se Napoli

Postuar: 20/08/2019 - 07:28

Merkato e kësaj vere nuk ka prodhuar ndonjë surprizë ekstra, siç ishte, fjala vjen, ajo e Nejmarit tek PSG dy vjet më parë, apo dhe kalimi i Ronaldos tek Juventusi një vit më parë. Pa pasur lëvizje të bujshme, sigurisht, por jo të papritura dhe kalimi i Hazardit tek Reali, i Kutinjos tek Bajerni apo dhe i De Jongut tek Barcelona, sado që janë lëvizje të mëdha, nuk përbëjnë më lajm surprizues. Por ka ende një emër që po shkakton furtunë dhe mund të bëjë surprizën e madhe të kësaj vere. Është fjala për argjentinasin Interit, Mjauro Ikardi, i cili ende nuk ka vendosur çdo të bëjë me të ardhmen e tij. janë disa klube që e kërkojnë, por ai është “zhytur” në plazhe me të dashurën e tij Uanda Nara dhe pak interesohet se ku do të përfundojë. Sidoqoftë, orët e fundit pritet të jenë vendimtare për të, pasi Juventusi, Napoli dhe Monako po luajnë kartat e fundit në treg për këtë futbollist. Në fakt, me afrimin e mundshëm të Aleksis Sançez te Interi, bëhet thuajse i pamundur transferimi i Mauro Ikardit te Juventusi, pasi bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të paguajnë kesh, ndërsa zikaltrit nuk do të kenë më nevojën e një shkëmbimi me Paulo Dibalën. Nga ana tjetër, sulmuesi argjentinas kërkohet me ngulm nga Napoli, drejtuesit e të cilit i kanë kërkuar atij që deri në fund të javës të ndajë mendjen nëse do të pranojë ofertën e tyre ose jo, për të shfrytëzuar javën e fundit të merkatos për ndonjë objektiv tjetër. Oferta e Napolit për Interin është 65 milionë euro plus bonuse të ndryshme, ndërsa për Ikardin është gati një kontratë me pagë prej 7 milionë eurosh plus bonuset që e çojnë në 9 milionë euro neto në sezon. Por së fundi për të shqetësuar Napolin, në garë është futur edhe Monako, që i ka ofruar Ikardit një pagë prej 11 milionë eurosh neto në sezon, ndërsa për kartonin e tij është gati të paguajë deri në 70 milionë euro. Megjithatë vlen të theksohet se destinacioni francez nuk është shumë i preferuar nga argjentinasi, aq më tepër se bashkëshortja e tij do të vazhdojë të punojë në Itali, ndërsa fëmijët do të vazhdojnë të arsimohen në Milano. Çështja Ikardi u shndërrua në një telenovelë të vërtetë verore, por me afrimin e fundit të merkatos, situata po vjen duke u sqaruar dhe brenda fundit të javës gjasat janë që të mësohet edhe skuadra e re e argjentinasit. Bashkëshortja dhe agjentja e Mauro Ikardit ka thyer heshtjen duke konfirmuar se sulmuesi i Interit nuk do t’i bashkohet Monakos. Monako u raportua se ka ofruar 65 milionë euro plus bonuse për të transferuar argjentinasin, të cilit i ka ofruar pagë 12 milionë euro. Megjithatë, Uanda Nara ka thënë shkurt për “TyC Sports” se “ai s’do të shkojë në Monaco”. 26-vjeçari destinacion të preferuar e ka Juventusin, por Interi është i interesuar ta shesë jashtë Italisë.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 08:27

Ronaldo u tregua i saktë në veprimet sulmuese, ndërsa Juve fitoi me shifrat 2-1 një takim ku mbrojtësi Marash Kumbulla u ndëshkua me karton të kuq

Postuar: 22/09/2019 - 08:25

Peshëngritja shqiptare regjistron suksesin e radhës. Ajo që pritej ndodhi realisht dhe për mirë.

Postuar: 22/09/2019 - 08:23

Futbolli shqiptar ka ulje-ngritjet e tij, arritjet por edhe problemet, ndërkohë që prezantimi në

Postuar: 21/09/2019 - 07:28

Stadiumi “San Siro” është gati për derbin e 171-të të “Madoninës”.

Postuar: 21/09/2019 - 07:26

Lojtarët shqiptarë që luajnë në kupat e Europës, po bëjnë një paraqitje me luhatje të theksuara,

Postuar: 21/09/2019 - 07:24

Trajneri i Partizanit, Franko Lerda, doli dje në konferencë shtypi dhe shpalosi objektivin e tij

Postuar: 20/09/2019 - 20:21

Cristiano Ronaldo, u maskua si një person tjetër, dhe doli në qendër të Torinos për të luajtur me