
Tronditet Elbasani/ Thellohet tragjedia në familjen Ulqinaku, Madritit i vranë edhe vëllain në…

Foto/ Vrau me thikë 41-vjeçarin për një vend parkimi në Sarandë, arrestohet autori, ja ku ishte fshehur

Publikohet foto/ Ky është Madrid Ulqinaku që u vra nga një 20-vjeçar në Elbasan

Vrasja me armë zjarri në Elbasan, policia zbardh detaje të reja

Emri/ Atentati me armë zjarri në Elbasan, identifikohet viktima

Të shtëna me armë në Elbasan, dyshohet për të vrarë

“Shqiptarët po vidhen çdo ditë”, Meta bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë

Emrat/ Vrasja në Sarandë, zbardhen detaje tronditëse: Kamarieri goditi dy herë me thikë klientin e restorantit për një vend parkimi

Orë vendimtare për kuqezinjtë, Sadiku e Strakosha në pritje të lëvizjes së madhe

Shkruar nga Adriatik BALLA 24 Qershor 2022

Lojtarët e Kombëtares po përpiqen të gjejnë sa më shpejt një destinacion të ri për karrierën e tyre, duke besuar për ngjitje në sezonin e ri dhe duke dashur të kenë më shumë përfitime në aspektin financiar. Mbi të gjitha duhet një skuadër ku tu jepet mundësia të luajnë rregullisht e të shpalosin vlerat e tyre. Në Spanjë është rritur numri i futbollistëve shqiptarë, madje atje kaloi sezonin e kaluar edhe Myrto Uzuni, i cili u bë pjesë e Granadës, por skuadra e tij ra nga kategoria. Në kategorinë e dytë luan edhe sulmuesi Armando Sadiku, i cili kërkon një dimension të ri të karrierës së tij. Ai është pjesë e Las Palmas, ka luajtur në një pjesë ndeshjesh, madje ka shënuar edhe gola, por elbasanasi ka ndërmend të largohet dhe interesim për të ka shfaqur Gijoni, po në Segunda Divizion të Spanjës. Ndoshta Gijoni mund të jetë skuadra ku Sadiku mund të gjejë vetveten, pas një karriere me shumë oshilacione deri tani. Siç dihet, sulmuesi kuqezi ka ndryshuar shumë skuadra dhe nuk do të ishte problem të ndërronte destinacion as këtë verë.
Çelsi në garë për Strakoshën
Portierët e Kombëtares konsiderohen ndër lojtarët më të qëndrueshëm në formacionin kuqezi. si Etrit Berisha edhe Thomas Strakosha luajnë në nivele të larta të Serisë A dhe kanë qenë protagonistë absolutë me ekipet e tyre, duke merituar edhe elozhet e shtypit sportiv italian. Ndërkohë, Strakosha ndodhet në pritje të mësojë emrin e ekipit të ri e me shumë gjasë në Premier League. E ardhmja e Kepa Arithabalaga te Çelsi është e pasigurt, me “blutë” që mund të lëvizin për të blerë një portier në rast se spanjolli largohet. Sigurisht që nuk do të synohet për një bazë, por për një rezervë të Eduard Medit, me një nga emrat që mund të dëgjohet ai i Thomas Strakosha. Slava Ukraini, Kalush Orkestra fituese e Eurovizionit 2022. Portieri shqiptar pritet të lirohet nga Lacio dhe sipas gazetarit autoritar italian, Nikolo Sira, dhe i është propozuar “bluve”. Portieri shqiptar tashmë, 27-vjeçar luajti për Romakët për nëntë vjet, duke numëruar gjithsej 208 paraqitje.
Një klub i Serisë A interesohet për Manajn: Ia paguajmë ne rrogën...
Rei Manaj shënoi 5 gola në Serie A sezonin e fundit me Specian. Klubi italian vendosi të mos e blinte sulmuesin shqiptar për 2.7 milionë euro. Lushnjari i kombëtares kuqezi, është rikthyer te Barcelona B, klub që zotëron kartonin e tij. Ofertat nuk mungojnë, teksa një tjetër klub i Serie A po kërkon Manajn. Salernitana, që sezonin e fundit realizoi një fazë të dytë spektakolare duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit italian, po tenton Zhao Pedron për sulmin. Për lojtarin e kombëtares italiane interesohen edhe klube të tjera dhe drejtuesit e Salernitanës e kanë gati planin B. Ai është Manaj, i cili përfiton 600 mijë euro në sezon, pagë që drejtuesit e klubit nga Salerno nuk e kanë aspak problem ta paguajnë sipas “Il Mattino”. Nëse nuk gjendet akordi me Kaliarin në lidhje me Zhao Pedron, Salernitana do hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e Rei Manajt. 25-vjeçari ka veshur 30 herë fanellën e Shqipërisë duke gjetur golin në gjashtë raste.
Më të lexuarat


Përplasja Nejmar-Mbape shqetëson Paris SG, Ramos bën ndërmjetësin për të qetësuar gjakrat

Surpriza të orës së fundit, Laçi e Kukësi godasin në treg me blerje cilësore

Muçi në formacionin e javës në Poloni, Mihaj shpreson Kombëtaren duke luajtur në Portugali

Ronaldon nuk e do më njeri tek Junajtid, portugezi stërvitet dhe ushqehet vetëm

Sukses historik për peshëngritjen shqiptare, Ertjan Kofsha kampion i trefishtë i Europës, i sjell Shqipërisë 3 medalje ari

Broja kërkohet nga Evertoni, por Tuhel s’e lëshon, Ndoji vijon me gola tek Breshia

Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha rrëmben 3 medalje ari

E trishtë! Humb jetën në aksidentin tragjik sportisti i njohur shqiptar, ja kush është i riu që ishte portier në... (FOTO)

Ndeshja midis dy skuadrave të Londrës përfundoi 2-2, por spektaklin e dhanë stafet me tifozët, si dhe sherri mes palëve

Eglantina Kalemi: Suksesi i Enkileda Carjes në Europian, dëshmi se me punë e djersë mund të arrish majat
