Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ozil fund aventurës tek Arsenal, Interi në gadishmëri

Postuar: 10/12/2018 - 19:59

Duket se aventurës së Mesut Ozilit te Arsenali po i vjen fundi. Sipas asaj që publikohet te tabloidi The Sun, klubi londinez ka vendosur të nxjerrë në merkaton e transferimeve mesfushorin gjerman për shkak të rendimentit të tij të dobët.

Mesut Ozil u transferua te Arsenali nga Reali i Madridit në verën e vitit 2013 dhe mund të largohet nga “Topçinjtë” për vlerën e 28 milionë eurove.

Mesfushori gjerman, që nuk ishte grumbulluar në dy ndeshjet e fundit të skuadrës londineze, rrezikon që të qëndrojë 2 muaj jashtë fushave për shkak të problemeve në shpinë që iu shfaqën për shkak të qëndrimit të gabuar të tij teksa luante me orë të tëra në Playstation.

Gjithnjë sipas The Sun’, Interi po monitoron situatën për Ozil kontrata e të cilit me Arsenalin skadon në vitin 2021, dhe duket se është gati të bëjë lëvizjen e tij për të sjellë futbollistin në Milano.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/06/2019 - 16:50

 Sezoni që sapo u mbyll ishte një nga më të mirët për sulmuesin polak, Kristof Piatek.

Postuar: 25/06/2019 - 07:19

Në kulmin e merkatos së verës, klubi i Njukasëll Junajtid humbet trajnerin dhe nuk bëhet fjalë pë

Postuar: 25/06/2019 - 07:17

Kualifikimi dhe prania në finalet e Kampionatit Europian të Francës në vitin 2016 ishte kulminaci

Postuar: 25/06/2019 - 07:15

Futbolli shqiptar po përjeton një moment transformues si në kampionatin kombëtar, ashtu dhe në ni

Postuar: 24/06/2019 - 18:39

 Neymar është gati të bëjë gjithçka për t’u kthyer edhe një herë të Barcelona.

Postuar: 23/06/2019 - 23:18

Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj duket se do të jetë emri më i lakuar i kësaj vere, kjo edh

Postuar: 23/06/2019 - 12:11

 Kristiano Ronaldo kur është me pushime nuk është një klient i zakonshëm.