BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Ozil i vë kushte Barçës: Vij, por dua pagë 19 mln euro plus bonuset

Ozil i vë kushte Barçës: Vij, por dua pagë 19 mln euro

Mesfushori me tipare sulmuese ka shprehur dëshirën për të luajtur larg Arsenalit sezonin e ardhshëm, duke pasur si qëllim të jetë me një ekip në Champions

Barcelona ka vënë në listë emrat më të mirë të mundshëm që mund të veshin bluzën blaugrana në muajt e ardhshëm, në mos në merkaton e janarit në atë të qershorit. Pas emrave të Kutinjos apo Antuan Griezmanit, së fundmi në listën e dëshirave të Barcelonës është vendosur mesfushori turko-gjerman, Mesut Ozil, i cili e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Arsenali në fund të këtij edicioni, kohë kur edhe i mbaron kontrata me klubin anglez. Por, interesimit të Barcelonës Ozil i është përgjigjur me kushte të forta financiare. Mesut Ozil ia ka bërë të qarta kërkesat e tij ekonomike presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nëse ky i fundit dëshiron shërbimet e tij. Mesfushori i Arsenalit, që është në skadencë kontrate më skuadrën e Venger, kërkon plot 370 mijë euro në javë, një shumë ekuivalente me 19 milionë euro në vit. Një shpenzim të tillë Barcelona mund t’ia lejojë vetes vetëm nëse në janar largon Arda Turan, paga e të cilit rëndon jo pak arkat e “blaugranave”. Përveç pagës “faraonike”, Ozil kërkon edhe bonuse të tjera. Venger, që tashmë e ka të qartë se nuk do ta ketë lojtarin në shërbim të tij sezonin e ardhshëm, është i predispozuar që ai të arrijë marrëveshjen me Barçën, vetëm që të mos i bashkohet Hoze Murinjos te Mançester Junajtid. Madje ekzistojnë të gjitha mundësitë që kalimi në “Camp Nou” të ndodhë që në janar, me lojtarin që do të federohej menjëherë në Champions, pasi Arsenali këtë sezon merr pjesë ne Europa League. “Topçinjtë” janë të fokusuar për t’i rrëmbyer Shalkes 23-vjeçarin Goretzka, i cili do të ishte në qendër të projektit të drejtuesve të Arsenalit. Të njëjtin lojtar e kërkon edhe Barça, që mund t’i hapë rrugë skuadrës së Venger nëse siguron kartonin e Ozil.

Mesi kundër turko-gjermanit

Lionel Mesi ka kërkuar nga Barcelona që të zbehin interesimin për anësorin e Arsenalit, Mesut Ozil. Mesfushori gjerman do të jetë i lirë verën e ardhshme dhe pritet largimi i tij në janar, kur edhe do të hapet afati kalimtar i dimrit. Interesim për të ka shprehur edhe Mançester Junajtid, derisa Barcelona ishte mahnitur me formën e tij sa ishte lojtar i Real Madridit. Sipas “Diario Gol”, Mesi është në dijeni të mungesave të Ozilit në ndeshjet e mëdha dhe ka kërkuar nga drejtuesit e Barçës që të zbehin interesimin për të. Ozil ka realizuar një gol dhe tre asistime në 10 paraqitje në Premier Ligë. Por për bluzën e Barcelonës dhe sipas vlerësimeve të Lionel Mesit, një lojtar që duhet të veshë bluzën e skuadrës katalanase duhet të ketë në këmbët e tij minuta në ndeshjet më të mëdha të mundshme që i përkasin çerekfinaleve, gjysmëfinaleve e finaleve të UEFA Champions League. Ndoshta Mesi nuk e do Ozil në skuadër sepse kanë të njëjtat tipare dhe luajnë pak a shumë në të njëjtat pozicione. Por të gjitha janë qëndrime mediatike nga analizat e opinionistëve dhe gazetarëve, sepse vetë Mesi nuk është deklaruar hapur personalisht për këtë çështje. 

Adriatik BALLA