
“Do të vëmë bombën kudo që të jesh"/ Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Prokuroria e Tiranës vihet menjëherë në lëvizje, zbardhet SMS-ja e rëndë

Paguante miliona për të njollosur Mesin me shokë në media,presidentit Bartomeu të Barçës i vihen prangat

Shkruar nga Adriatik BALLA 2 Mars 2021

Bartomeu kishte paguar një kompani që porosiste shkrime për të goditur lojtarët më të mirë të skuadrës, në mënyrë që t’i shkonte politika e tij
Barcelona dështoi vitin e kaluar të realizonte ndonjë objektiv, duke mos fituar thuajse asgjë. E vetmja arritje ishte prania në fazën e grupeve të Champions League, ndërkohë që në 1/8 e finales ka pësuar humbje të thellë në duelin e parë me PSG-në, 4-2, duke qenë me një këmbë jashtë Ligës së Kampioneve dhe për pasojë drejt një dështimi tjetër të madh. Ndërkohë, situata me Lionel Mesin duket se ka sjellë krisje përfundimtare dhe “pleshti” me gjasë mund të largohet në verë. Klubi ka planifikuar zgjedhje që do të mbahen këtë muaj, ndërkohë që një skandal i madh po shpërfaqet në kampin blaugrana. Bëhet fjalë për zyrtarët e lartë të klubit, që besohet e kanë paguar një kompani që porosiste shkrime kundër lojtarëve kryesorë të Barcelonës, përfshi dhe vetë Lionel Mesin, në mënyrë që të shkonte politika e presidentit Jozep Maria Bartomeu. Pikërisht ky i fundit është vënë nën akuzë dhe dje iu vunë prangat, një ngjarje që ka shkaktuar bujë të madhe në Spanjë. Janë vetë mediat iberike që japin lajmin sensacional. “Tronditet Barcelona, arrestohet kupola drejtuese”. Klubi blaugrana ka marrë një goditje të rëndë paraditen e kësaj të hëne pasi në mënyrë të papritur në zyrat e Barçës ka mbërritur skuadra Mosos pjesë e policisë rajonale të Katalonjës e cila u ka vendosur prangat disa prej drejtuesve më të lartë të Barcelonës. Janë arrestuar disa nga krerët e klubit me ish-presidentin e katalanasve, Josep Maria Bartomeu i cili është ndaluar nga policia, ndërkohë që e kanë pësuar edhe Oskar Grau, CEO i katalanasve, si dhe Gomez Ponti, drejtor i Shërbimit Juridik. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak të skandalit “BarcaGate”, që tërboi liderët aktualë të klubit. Mediat zbuluan se Barcelona paguante një kompani që të diskreditonte në rrjetet sociale lojtarët që ishin kundër linjës së drejtimit të vendosur nga Josep Maria Bartomeu. Në shënjestër ishin Mesi e Pike, apo edhe emra si Pep Guardiola, Ksavi e Iniesta. Në zyrat e Barçës skuadra “Mossos” përveç se arrestoi disa nga drejtuesit u paraqit për të marrë gjithashtu dokumente të vlefshme që mund të zbardhin hetimet e nisura nga prokurorja Alejandra Gil. Të gjitha këto ngjarje ndodhin vetëm një javë para zgjedhje presidenciale që Barcelona organizon. Mbetet për t’u parë se çfarë do të të ndodhë tanimë me Bartomeun dhe të arrestuarit e tjerë pas këtij aksioni policor. Me gjasë do të lirohen dhe do të procedohen në gjendje të lirë deri sa të mblidhen provat e duhura. Që klubi kishte paguar një kompani për të bërë “sterr” imazhin e lojtarëve kishte informacione që në vjeshtën e vitit të kaluar, madje për këtë temë kishte folur edhe mbrojtësi Xherard Pike. Ky është padyshim një superskandal që ka mbërthyer Barcelonën, e ku gjëja më e rëndë është se klubi paguan për të bërë “pis” lojtarët që ai vetë i ka blerë miliona euro. Natyrisht, pas këtij skandali, nëse vërtetohen akuzat, të gjithë lojtarët që kanë pësuar “traumë” do të largohen nga klubi blaugrana.
Më të lexuarat


Përplasje me ekipet e fundtabelës, Vllaznisë i vjen në ndihmë kalendari për të prekur titullin

Igli Tare i jep besim Muriqit të Kosovës, anashkalon çështjen e Strakoshës tek Lacio

Mbi 9 milionë pëlqime, kjo foto e Ronaldos me Georginën në palestër pushton mediat sociale (Pamjet)

Junajtid përmbys Totenhemin, Murinjo i zhgënjyer nga lojtarët e tij

Super Partizani shkatërron Bylisin, ëndrra titull gjithnjë e më pranë

Hektor Shaqiri: Strategjia jonë në Europian e gabuar, e ardhmja e peshëngritjes e zymtë

Reali shënon dy super gola ndaj Barcelonës, ngjiten në krye të renditjes

Levandovski s’i hap rrugë Halandit: Është më i miri në botë, por pas meje

Gjasula me peshë në projektin e ringjitjes së Hamburgut, Abrashi ende i dëmtuar tek Bazeli

Java 27 e Superiores, njëri nga ekipet e kreut do të digjet, Laçi-Vllaznia vendimtare
