BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Sport

Pak ditë nga nisja e Superiores, Tirana në panik nga mungesat e shumë titullarëve

Pak ditë nga nisja e Superiores, Tirana në panik nga mungesat e

Referuar informacioneve që vijnë në rrugë jo zyrtare nga anëtarë të Ligës Profesioniste të Futbollit, mësojmë se bojkoti do të ndalojë dhe gara do të kthehet në fushë për të lejuar sferën të rrotullohet dhe që klubet të kapin ritmin e garës sezonale. Natyrisht, nuk pritet të ketë kthim të tifozëve në stadiume, por do të ketë një garë normale. Për garën po mendon dhe kampionia në fuqi, Tirana, e cila e ka ruajtur bërthamën e skuadrës së sezonit të kaluar, por grupi në këtë moment ka mangësi, dëshmuar dhe nga miqësorja me Laçin në shtunën, por mbi të gjitha nga dëmtimi i shumë titullarëve, që janë pjesë e formacionit. Kështu, mësohet se në prag të sezonit të ri futbollistik, Tirana ka probleme madhore sa u përket lojtarëve titullarë që janë të dëmtuar dhe nuk janë pak. Çelhaka nuk luajti me Laçin, ashtu si dhe Najdovski, Toshevski, apo dhe Kale. Madje, braziliani Elton Kale iu nënshtrua dje një operacioni që do ta mbajë gjatë jashtë fushave të blerta. Braziliani prej muajsh ndiente shqetësime në shpatull, ndërsa nuk mundi ta shmangte dot ndërhyrjen, dhe dje duket se i dha fund, por që do të jetë gati vetëm në 2021, në shkurt siç edhe bën me dije klubi bardheblu. Lojtari brazilian, bashkë me Kobinan ka qenë një pikë referimi nga krahët e ofensivës bardheblu, ndërsa trajneri Egbo pritet që të hedhë në krahët e sulmit Danso, që duket se do jetë zëvendësuesi i Kalesë së dëmtuar tashmë.

Egbo flet për marrëdhëniet me shqiptarët

Emanule Egbo prej 20 viteve qëndron në Shqipëri dhe tashmë mund të konsiderohet si një vendas duke qenë se njeh mjaft mirë kulturën dhe gjuhën e vendit tonë. Në një intervistë të fundit për emisionin “Fit Station” në “News 24”, nigeriani del jashtë temave të futbollit dhe tregon më shumë për jetën e tij. “Kam gjithë jetën që merrem me futboll dhe do ishte mirë të ndryshonim njëherë temën. Unë kam qenë në Egjipt, kam ikur nga Nigeria në 1998 dhe qëndrova në Egjipt deri në 2001. Kam 20 vite këtu. Nëse nuk do isha pritur mirë, nuk do isha në Shqipëri tani. Shqiptarët janë zemërgjerë, si në Afrikë. Ka njerëz të varfër dhe të pasur. Është një jetesë miks, kështu që ka më shumë njerëz të mirë sesa të këqij. Si sportist, nuk na lejohet të hamë byrek. Tasqebapi me pilafin më pëlqen shumë, fasulet po ashtu, janë gjëra që i kam konsumuar edhe në Nigeri. Kam dy motra në Nigeri, një vëlla në Gjermani, prindërit nuk jetojnë më. Unë shkoj kur kam kohë, njëherë në vit ose dy herë. Kultura shqiptare është si ajo nigeriane. Në Shqipëri kam bërë edhe dasmën time. Në dasmë kishim 3 kultura të ndryshme. Ishte një dasmë shumë e mirë. Me bashkëshorten jam takuar në kishë në fillim, pasi jam besimtar dhe shkoj shpesh. Filipinezët dhe nigerianët janë katolikë, ajo e frekuenton kishën dhe aty jemi njohur. Për fëmijën po presim ende, është Zoti që e jep fëmijën. Nuk kam shumë kohë në dispozicion, për të bërë shumë gjëra. Jam i angazhuar shumë me stërvitjen. Çdo ditë bëj programin për skuadrën, kur kam kohë të lirë, dal për kafe me miqtë e mi. Një trajner duhet të ketë preferenca për të gjithë lojtarët që ka në ekip, nuk është një lojtar që ta fiton ndeshjen, por grupi”, u shpreh Egbo.

Miqësorja me Laçin zbuloi dobësitë e Tiranës

Tirana duket se nuk ka këllqet e një skuadre si ajo e sezonit të shkuar dhe duket se bardheblutë e kanë parë “pisk” të shtunën në sfidën miqësore që zhvilluan me Laçin në “Selman Stërmasi”, teksa të besuarit e Egbosë janë mundur me rezultatin 0-1. Kurbinasit nga ana tjetër, me shumë përforcime, e madje duke rrëmbyer edhe titullarë në skuadrat rivale për titullin kampion, duket se jo vetëm që janë konsoliduar por e kanë ruajtur edhe agresivitetin dhe futbollin e bukur në fushën e blertë. Ka mjaftuar goli i Deliut të kurbinasve në minutën e 62-të, pasi pjesa e parë është mbyllur 0-0, ndërsa për t’u theksuar se Tirana e ka mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë pasi Torasa doli me të kuqe. Kujtojmë që edhe pak ditë më parë, Tirana nuk mundi as Kastriotin në “Selman Stërmasi”. Tashmë, si Tirana ashtu edhe Laçi janë në pritje të fillimit të sezonit 2020-2021 për të pasur synimet madhore, të cilat janë titulli kampion.