BREAKING NEWS

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush do ta dënojë rëndë presidentin

Tubimi i 2 Marsit/ Spartak Ngjela paralajmëron Ilir Metën, zbulon kush
x

Sport

Pakti ‘sekret’, Kobe Bryant dhe gruaja e tij nuk fluturonin asnjëherë së bashku në të njëjtin helikopter

Pakti ‘sekret’, Kobe Bryant dhe gruaja e tij nuk fluturonin

Legjenda e basketbollit amerikan, Kobe Bryant gjeti vdekjen pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonte në afërsi të Los Anxhelos, për shkak të mjegullës së dendur.

Së bashku me të në helikopter ishte edhe vajza e tij, Gianna dhe shtatë anëtarë tjerë të ekuipazhit.

Kobe i ka preferuar udhëtimet me mjetet e aviacionit, gjë të cilën edhe e ka pranuar, duke udhëtuar gjithmonë me helikopter.Ai për këtë kishte dhënë disa arsye, por kishte një pakt me gruan e tij, që të dy nuk bën të udhëtonin së bashku me helikopter.

Sipas revistës ‘People’, ish basketbollisti dhe gruaja e tij Vanessa Laine, kishin rënë dakord që të shmangnin udhëtimet së bashku me këtë mjet transporti, në mënyrë që në rast aksidenti, vajzat e tyre të kishin pranë njërin nga prindërit.