
Spastrimet në PS, Rama fut në lista ministrat jo deputetë, zv/ministra, drejtorë e ish-anëtarë të LSI, zbulohen emrat që spostojnë veteranët

Pamje e ndryshme nga sezoni i shkuar, pretendentët e Superiores janë në krizë

Shkruar nga Adriatik BALLA 24 Nëntor 2020

Tirana dhe Kukësi llogariteshin skuadrat favorite për të fituar titullin në Kategorinë Superiore. Bashkë me to shiheshin pretendente edhe Teuta dhe laçi, që jo vetëm kishin ruajtur grupin, por njëherësh kishin bërë blerje në merkato për të rritur potencialin e grupit në shërbim të objektivave. Por në tri javët e para të kampionatit, si dhe ndeshjet e Kupës, është vërtetuar se pretendentja kryesore, Tirana, nuk ka asgjë në terezi dhe po kalon një krizë loje e rezultatesh. Pretendentja tjetër për titull, Kukësi, ka tre ndeshje rresht në kampionat që nuk shënon asnjë gol, duke shfaqur krizë të thellë, që dyshohet se e ka zanafillën tek problemet me pagesat në klubin verilindor. Laçi nuk ka fituar asnjë ndeshje në këtë kampionat, teksa ka marrë tri barazime, ndërsa Teuta në tri javët e para ka grumbulluar vetëm 5 pikë, duke qenë larg ëndrrës së saj për titull sikurse e shpalos pas çdo dalke televizive trajneri Martini. Pra janë të paktën katër skuadra që llogariteshin pretendente të padiskutueshme, por asnjëra nuk ka mundur të bëjë diferencë në tri javët e para të sezonit, diferencë që për ironi po e bëjnë skuadrat që llogariteshin si “pretendente” për të rënë nga kategoria, midis të cilave Vllaznia, Kastrioti dhe Skënderbeu, që mbajnë vendet e para në renditje.
Tirana, as Dede s’po e largon krizën
Largimi i trajnerit Emanuel Ego nga Tirana, pas shkarkimit që i ndodhi pas humbjes në Kupë ndaj Korabit dhe rrjedhimisht eliminimit të bardhebluve, skuadra 25-herë kampione emëroi në vend të tij ish-lojtarin dhe ish-teknikun Nevil Dede. Ky i fundit ka eksperiencë tek Tirana, e njeh ambientin dhe erdhi me bujë në krye të grupit, por ai e ka nisur me humbje, pasi pësoi një disfatë të hidhur në Shkodër, në Klasiken e futbollit shqiptar, me Vllazninë, me rezultatin 3-2, rezultat që u vendos në sekondat e fundit. Ishte pikërisht kjo humbje e sekondës së fundit, por edhe nisja e dobët, që e kanë vënë Deden menjëherë para kritikëve, duke vënë në shënjestër gjithashtu dhe drejtuesit, ku dyshohet shumë që tek Tirana ka futur rrënjë nepotizmi, korrupsioni dhe aktivizimet “me mik”, gjë që janë të dëmshme për të ardhmen dhe objektivat e klubit e të papranueshme në një shoqëri ku futbolli shihet më shumë se një sport i zakonshëm. Me pak fjalë, Tirana vijon të jetë në krizën e saj.
Kukësi, tre ndeshje të luajtura, asnjë gol i shënuar
Rekordet janë bërë për t’u thyer, për fat të keq edhe rekordet negativ janë bërë për t’u thyer, ose në këtë rast për t’u barazuar. Kukësi për herë të dytë në historinë e shkurtër në Kategorinë Superiore, nuk shënon asnjë gol në 3 ndeshjet e para të kampionatit. Herën e fundit kishte ndodhur në sezonin 2012-2013 që ishte edhe i pari i Kukësit në Superiore, në atë rast erdhën 3 barazime 0-0, kësaj radhe vetëm 1 pikë në 3 ndeshje. Vështirë ta besoje nëse dikush do ta pëshpëriste në fillim të sezonit, por ja që tabela e renditjes ka të shkruar numrin 0 tek kolona e golave të realizuar dhe numrin 1 në kolonën e pikëve. Sezonin e shkuar pas 3 takimesh, Kukësi kishte shënuar 5 herë, ndërsa një edicion më herët 4 herë. Skuadra ndryshoi në masën 80% dhe është e pritshme që të ketë probleme, por situata është shqetësuese, për momentin diferenca me kryesuesit është 8 pikë dhe janë luajtur vetëm 3 ndeshje. Eze që duhej të ishte zëvendësuesi i Vasil Shkurtajt, aktualisht nuk po zëvendëson dot as Marko Çemën i cili edicionin e shkuar e gjeti një gol edhe pse luajti fare pak. Ndeshja ndaj Teutës është e vërtetë që solli një pikë, por në fushë u pa një skuadër larg Kukësit që jemi mësuar, edhe pse barazimi në Durrës, gjithsesi mbetet një rezultat pozitiv. Blutë janë në një kantier të hapur me shpresën që ndërtesa e parë të jetë goli.
Më të lexuarat


Mbyllja e aktiviteteve të shumësportëshit çon në kolaps klube e federata, rrezikohet pjesëmarrja e Shqipërisë në Olimpiadë

Partizani fiton një tjetër duel me Tiranën, Olsi Rama prezanton superblerjen “Buba”

PSG gati të bëjë çmenduri për Ramos, i ofron pagë 45 mln euro në sezon

Veseli braktis Salernitanën për Virtus Entelën në Serie B, Selmani pranë Malatiasporit në Superligën turke

Laçi nxjerr Tiranën nga gara për titull, largohet trajneri Nevil Dede

Pas një takimi me presidentin dhe në prag të sfidës, largohet në mënyrë të papritur trajneri i Tiranës

Juventusi thyen Bolonjën dhe afrohet frikshëm me kryesuesit e Serisë A, Barça fiton edhe pa Mesin

Vllaznia ndalet në shtëpi, Partizani ka shans t’i afrohet në renditje

Gjergj Ruli: Atletika me probleme infrastrukturore, por kampionët e saj janë elitë e sportit shqiptar

Tronditet bota e futbollit/ Vdesin në një aksident ajror presidenti dhe katër lojtarët e ekipit brazilian
