BREAKING NEWS

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë shqiptare po kërcënohen rrezikshëm’, Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme në vend

‘Krerët e korruptuar të politikës së lartë
x

Sport

Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi/ Shqiptari mahnit Gjermaninë, shënon një super gol me Bayernin e Mynihut

Pamjet po qarkullojnë me shpejtësi/ Shqiptari mahnit Gjermaninë,

Talenti nga Kosova, Leon Dajaku, vazhdon të jetë protagonist nga ndeshja në ndeshje tek të rinjtë e Bayern Munich.

Skuadra e dytë e Bayern Munich, është rrugës së mirë për t’u ngjitur në Bundesliga 2, pasi kryeson në nivelin e tretë gjerman.

Në ndeshjen e javës së parafundit, skuadra bavareze mori një barazim 2-2 në minutat e fundit ndaj Duisburg.

Ishte futbollisti me origjinë shqiptare, Leon Dajaku, që shënoi një super gol, për të evituar humbjen e e skuadrës, gjë që u shërbeu edhe për të ruajtur vendin e parë në Bundesliga 3.

Sulmuesi nga Kosova shënoi në minutën e 93′ të takimit. Ky ishte goli i katërt sezonal për Dajakun, i cili shpesh thirret edhe nga ekipi i parë.