BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x
BREAKING NEWS

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin Kurti ‘thumbon’ Ramën në 110-vjetorin e pavarësisë: Të përfshihemi në çështjet e njëri-tjetrit, por jo për të penguar

“Duhet të jemi më shpesh bashkë!”, mesazhi Albin
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe bën thirrjen e fortë: Serbia po blen armatime, të ndalojmë menjëherë influencën ruse dhe kineze

Mbledhja e përbashkët të dy kuvendeve, Mediu ngre alarmin dhe
x
BREAKING NEWS

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë ‘bën të gjallë’ Bashën

FOTO/ Prej disa kohësh mungesë, mbledhja Shqipëri-Kosovë
x
BREAKING NEWS

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet Shqipëri-Kosovë, nis seanca e përbashkët

110-vjetori i Pavarësisë, mblidhen dy parlamentet
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë reshje bore, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e sotme, ja zonat ku do të ketë
x
BREAKING NEWS

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush 'fshihet' pas kompanisë 'Eagle Hills'

Aksionerë serbë në Portin e Durrësit? Alabbar zbulon se kush
x

Sport

Pankinat e Superiores me valë shkarkimesh dhe emërimesh, Laçi rikthen Mezanin

Pankinat e Superiores me valë shkarkimesh dhe emërimesh, Laçi

Pankinat e Superiores kanë nisur “valsin” e shkarkimeve dhe emërimeve ende pa ardhur faza kalimtare dimërore e merkatos. Shumë trajnerë janë shkarkuar dhe po bëhen emërime të reja. Kjo ndodh sepse kampionati është pushim për shkak të aktivitetit të Kupës së Botës dhe ndeshjet do të rikthehen të luhen vetëm në fund të dhjetorit, për pak ditë, para se të nisin merkaton dhe fazën përgatitore dimërore. Në këtë kuadër, disa klube i kanë bërë lëvizjet që tani. Teuta largoi Bledi Shkëmbin dhe riktheu në pankinë Edi Martinin. Laçi ka rikthyer dje Gentian Mezanin, ndërsa Skënderbeu, pas largimit të Memellit po sheh mundësinë e afrimit të një ish-lojtari të skuadrës korçare. Për momentin, katër skuadrat kryesuese, Partizani, Tirana, Erzeni dhe Vllaznia nuk kanë në plan të bëjnë ndryshime në pankina.

Mezani rikthehet në krye të Laçit

Tekniku Gentian Mezani, me përvojë tashmë në krye të disa skuadrave, është rikthyer te Laçi pas katër vitesh. Trajneri vlonjat vjen pas një periudhë të shkurtër në drejtimin e Luftëtarit në Superiore dhe më pas për afro dy vjet te Gjilani në Superligën e Kosovës. 43-vjeçari është lakuar edhe më parë si kandidat për të marrë drejtimin e kurbinasve, por vetëm tani u bë fakt rikthimi i tij. Që të dielën ai ka nisur punën, ndërsa shpreson që të arrijë të njëjtat suksese me Laçin si në vitin 2018, ku siguroi pjesëmarrjen në Europë dhe iu afrua fitimit të Kupës së Shqipërisë. Por çfarë e bindi t’i thoshte “po” ofertës së presidentit Pashk Laska dhe cilat do të jenë ndryshimet? “U riktheva te Laçi, sepse më bindi ambienti që është në këtë klub, pasi e njoh mirë. Më ndihmon fakti që kam pasur një eksperiencë këtu dhe shpresoj që gjërat të shkojnë sa më pozitivisht këtë herë. Sigurisht që do të punojmë për t’u përmirësuar aty ku skuadra ka nevojë. Duke përmirësuar gabimet e bëra deri më tani, atëherë do të shikojmë ndryshimin”, theksoi Mezani.

20 ditë kohë për të ndryshuar situatën tek kurbinasit

I pyetur nga gazeta se deri ku mund të shkojë kjo skuadër me këtë grup lojtarësh që ka aktualisht dhe nëse i ka vendosur një objektiv konkret klubit, vlonjati u shpreh se është ende herët për të dhënë konkluzione e direktiva, për sa kohë ai nuk është njohur ende me grupin dhe cilësitë e tij. “Në këtë moment nuk mund të flasë për gjëra konkrete, pasi ende nuk e kam drejtuar skuadrën në asnjë ndeshje. Megjithatë, gradualisht duke e njohur më mirë ekipin, do të vendosim objektivin me presidentin”, nënvizoi ai. Trajneri i ri i kurbinasve ka rreth 20 ditë kohë për të përgatitur skuadrën para debutimit. Laçi luan për javën e 13-të të kampionatit në transfertë ndaj Bylisit dhe kjo ndeshje parashikohet të luhet më 11 ose 12 dhjetor në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Mezani e nis me një transfertë delikate, edhe për faktin se kundërshtari është i etur për pikë, pasi vjen pas një serie rezultatesh negative. Nga lojtarët aktualë nuk ka qenë asnjë prej tyre pjesë e kurbinasve në sezonin 2017-2018, që ka drejtuar Mezani.