Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Sport

Pankinat e Superiores të pastabilizuara, vetëm Teuta e konfirmuar, të tjerët në “mëshirën” e presidentëve

Pankinat e Superiores të pastabilizuara, vetëm Teuta e konfirmuar,

Partizani, Skënderbeu, Vllaznia, Tirana, ndër emrat kryesorë të kampionatit shqiptar, janë praktikisht pa trajner, edhe pse emrat e teknikëve të sezonit të kaluar figurojnë ende në borderotë e tyre si drejtues zyrtarë. Do të ketë shumë shpejt një valë të re lëvizjesh në pankina dhe kjo është vetëm çështje orësh. Kukësi e ka bërë lëvizjen e tij, e bëri shumë shpejt, pasi kishte përgatitur terrenin për ardhjen e Skënder Gegës, një emri të spikatur në futbollin shqiptar, që nxori një vit më parë kampion Partizanin pas 26 vjetësh pritje. Por ka plot klube që presin të bëjnë “boom” me goditjet e tyre të bankinave. Lëvizjet kanë filluar dhe po studiohen mundësitë dhe emrat konkretë.

Ilir Daja dhe Partizani, “martesa” mund të ndodhë shumë shpejt

Partizani e mbylli jo mirë sezonin, kështu që planifikon sezonin e ardhshëm. Klubi i kuq kërkon të rikthehet sërish në vendin që i takon në Superligë dhe afrimi i Ilir Dajës në stol u bë me këtë qëllim, por çështja më delikate mbetet ajo e merkatos. Partizani e ka çuar çështjen Çinari në CAS pas bllokimit të ardhur nga FIFA për të zgjidhur dhe ngërçin e merkatos dhe pse klubi kërkon të shfrytëzojë periudhën në pritje të vendimit për të afruar lojtarë të rinj në ekip. Nga burimet pranë klubit kryeqytetas CAS duhet të vendosë lidhur më këtë çështje në ditët e para të gushtit, ndoshta brenda javës së ardhshme, ndërkohë që pritet të zyrtarizohet dhe firma me Ilir Dajën. Kjo e fundit në fakt, është thjesht formalitet pasi është rënë dakord mbi gjithçka, por duke qenë se Daja është me pushime, klubi po pret përfundimin e tyre nga ana e trajnerit për të bërë dhe prezantimin zyrtar. Gjithsesi në një nga dy ditët e ardhshme do të ketë një takim në Jug të Shqipërisë, ku po pushon Ilir Daja mes drejtuesve të Partizanit dhe trajnerit, për të vendosur pikat mbi i përsa i përket merkatos dhe për të diskutuar më gjerësisht me emrat që pritet të afrohen, me klubin që i ka kërkuar trajnerit, emrat që ai dëshiron të ketë në dispozicion për të arritur objektivat e vendosura nga klubi kryeqytetas.

Situata në Superiore dhe pankinat e pastabilizuara

Sezoni më i gjatë në historinë e futbollit shqiptar i nisur në Gusht të 2019-ës me Superkupën e Shqipërisë dhe i përfunduar në Gusht të 2020-ës me finalen e Kupës tashmë ka ulur siparin dhe edhe pse koha është e reduktuar duke qenë se Tirana, Kukësi, Laçi e Teuta do të rinisin shpejt përgatitjet për Europë ndërsa skuadrat e tjera duhet të jenë gati për rifillimin e sezonit në mes të shtatorit, merkato po xhiron dhe do të ndikojë edhe pse koha është e shkurtër. Merkato e parë është ajo e trajnerëve. Për momentin Ilir Daja ende nuk ka zyrtarizuar akordin me Partizanin, madje ende nuk ka bërë falënderimin e kortezisë ndaj Skënderbeut. Ndoshta zyrtarizimi i Dajës do të provokojë edhe lëvizje të tjera. Për momentin janë pa skuadër Mirel Josa, Julian Ahmataj, Bledi Shkëmbi, e Bledar Devolli, sa për të përmendur disa që kanë bërë mirë në të shkuarën në Superiore. Josa i ka sytë e kthyer nga Skënderbeu, por nuk përjashtohet që presidenti Takaj nëse del i humbur nga gjykata federale t’ia besojë projektin e Skënderbeut me futbollistë të rinj, Julian Ahmatajt. Një alternativë për Josën mund të jetë rikthimi tek Tirana, pasi pozicioni i Egbosë ditët e fundit është rënduar. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se nigeriani do të shkarkohet menjëherë nëse Tirana nuk e kalon turin në Champions, ndoshta para se Tirana të marrë pjesë në Champions. Në gjirin e bardhebluve situata po zien nga brenda prandaj priten zhvillime. Devolli kulmin e karrierës së tij të re në rolin e trajnerit e pati në sezonin 2018-2019 tek Kastrioti dhe është alternativa e parë e drejtuesve krutan nëse tekniku aktual, një njohës i mirë i ekipit të qytetit të tij Ramadan Ndreu vendos të ndryshojë post duke u marrë rolin e drejtorit sportiv. “Vllaznia vështirë se do të vijojë me Dedjen dhe gjasat janë të shumta që një ish-futbollist i rëndësishëm si Auron Miloti të marrë rolin e drejtuesit kryesor të stolit kuqeblu”, shkruan në analizën e tij “Supersport”.