Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panuçi flet pa “dorashka”: Prurjet e reja e kaluan provën, do të jenë pjesë e ekipit në Europian

Postuar: 15/11/2017 - 07:48

Shqipëria mundi në miqësore Turqinë me rezultatin 3-2, duke ngjallur shpresën se mund të rikthehemi të fortë në aktivitetet ndërkombëtare, sidomos gjatë kualifikueseve të Europianit të ardhshëm. Trajneri Kristian Panuçi është parë i entuziazmuar pas fitores dhe nuk resht së lavdëruari lojtarët e tij, madje duke u thurur elozhe për cilësitë e shfaqura në fushën dhe lojës si dhe për rezultatin që erdhi si befasues, nisur dhe nga fakti se ekipi luajti për afro 50 minuta me një lojtar më pak. Panuçi është treguar optimist për vazhdimësinë dhe beson se me këtë grup që luajti kundër Turqisë mund të bëjë gjëra të mëdha në ndeshjet zyrtare kualifikuese të Europianit të ardhshëm, duele që nisin në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Deri atëherë do të ketë dhe takime të tjera miqësore, sigurisht. Trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi ishte mjaft i lumtur me paraqitjen e kuqezinjve, veçanërisht në pjesën e parë, kur skuadrat ishin me forca të barabarta. Tekniku vlerësoi angazhimin dhe punën e mirë të bërë në këtë javë grumbullimi me futbollistët, ndërsa tha se skuadra po arrin të vërë në jetë idetë e tij. “Mendoj se sot ishte një ndeshje e vërtetë, jo thjesht një miqësore. Mendoj se deri në momentin e kartonit të kuq, luajtëm një futboll mjaft të bukur dhe u sollëm si skuadër e madhe. Kjo besoj se ishte frut asaj 1 jave punë që bëmë së bashku. Pra, nuk është vetëm fitorja, ajo që vlen, por mënyra se si luajtëm dhe futbolli fantastik që shfaqëm, të paktën në pjesën e parë. Gjithsesi, jam i bindur që kemi akoma edhe shumë punë për të bërë, por jam i kënaqur që skuadra po i përqafon mirë idetë e mia”, u shpreh Panuçi. Trajneri italian i Shqipërisë evidentoi edhe disa probleme në mbrojtje të skuadrës, por theksoi se do të vijojë punën, për të përmirësuar edhe këtë repart. “Kemi pësuar dy gola të evitueshëm, por po punojmë që të eliminojmë këto defekte. Gjithsesi, edhe Turqia ka futbollistë shumë të mirë, ndaj është normale të pësosh 2 gola ndaj tyre”, tha trajneri i Shqipërisë. Panuçi vlerësoi edhe paraqitjen e afrimeve të reja, jo vetëm për atë që dhanë në fushën e lojës, por edhe për angazhimin gjatë ditëve të grumbullimit, ndërsa premtoi se ata do të jenë sërish pjesë e kombëtares. “Jam i kënaqur me prurjet e reja, sepse janë thirrur për herë të parë, por që do të vijojnë të jenë pjesë e kombëtares, edhe në takimet e ardhshme. Paraqitja e tyre, jo vetëm sot në ndeshje, por edhe në grumbullim, ka qenë shumë profesionale”, shtoi më tej Panuçi. Duhet theksuar se Armando Sadiku ishte heroi i vërtetë i Shqipërisë në fitoren 2-3 ndaj Turqisë, në Antalia, me dygolëshin e tij në pjesën e parë. Sulmuesi elbasanas vlerësoi shumë pasimet e Roshit, ndërsa pranoi se me të dhe Grezdën ndihet mjaft mirë në fushë. “Unë futem në fushë gjithmonë për të dhënë maksimumin dhe për të shënuar, ndonëse jo gjithmonë ia dal ta çoj topin në rrjetë. Me Roshin luaj prej kohësh dhe kuptohemi mjaft mirë. Si ai, ashtu edhe Grezda arrijnë të driblojnë mirë dhe të krijojnë hapësira, ndaj ndihem mjaft mirë, sepse kam më shumë mundësi shënimi”, tha sulmuesi elbasanas. Kjo harmoni e elementëve në fushë, për më tepër që të gjithë kanë një moshë relativisht të re, tregon se Shqipëria ka të ardhme dhe Panuçi mund të ketë krijuar siguri për suksesin e grupit në ndeshjet e ardhshme, nisur së pari nga përkushtimi i tyre, cilësia teknike në rritje, disiplinimi taktik i fortë dhe siguria në vetvete. Prurjet e reja lidhen me disa,m por vëmendja maksimale i shkon mesfushorit të Skënderbeut Sabjen Lilaj që bëri një ndeshje të madhe në Antalia, duke merituar notën më të lartë nga tanët. Lilaj ishte një bast i fituar i Panuçit, por nuk ishin më poshtë dy prurjet që vinin për herë të parë. Astrit Ajdareviç dhe Kamer Qaka. Ky i fundit luajti afro 30 minuta dhe ishte pozitiv në qarkullimin e topit, duke i përmbushur mirë detyrat që i ngarkoi Panuçi, kurse Ajdareviç luajti vetëm dhjetë minuta, por mjaftueshëm për të kuptuar që e kontrollonte mirë topin dhe krijonte siguri në lojën e ekipit.  

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 07:49

Gjashtë lojtarë të Barcelonës dhe tre të Realit të Madridit janë përfshirë në 11-shen më të mirë të shekullit të 21-të.

Postuar: 21/11/2017 - 07:48

Një lëvizje e fortë pritet të ndodhë verën e ardhshme sa u takon teknikëve.

Postuar: 21/11/2017 - 07:47

Futbolli italian nisi më në fund ndryshimin e madh.

Postuar: 21/11/2017 - 07:46

Të enjten në “Elbasan Arena”, Skënderbeu luan një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Postuar: 21/11/2017 - 07:45

Një nga lojtarët shqiptarë që po bën një paraqitje të mirë në këtë periudhë është padyshim sulmuesi Albion Avdijaj, i cili në vetëm dhjetë minuta ditën e dielë shënoi dy gola pë

Postuar: 21/11/2017 - 07:43

Kur përmend Lacion mendja të shkon tek Igli Tare dhe e kundërta. Tare dhe lacio janë tani të njëjtët dhe së fundmi të suksesshëm.

Postuar: 21/11/2017 - 07:43

Ndeshja në Gjirokastër mes Luftëtarit vendoset në ekstreme me dy gola që përshkruajnë më së miri një 90-minutësh shumë të luftuar në “qytetin e gurtë”.