Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panuçi kërcënon: Në Kombëtare jo sipas dëshirës, kush refuzon digjet

Postuar: 20/03/2018 - 08:45

Trajneri i Kombëtares Kristian Panuçi doli dje në konferencë për shtyp, ku arsyetoi me argumente zgjedhjet e bëra në kuadër të ndeshjes miqësore të 26 marsit ndaj Norvegjisë, takim miqësor i planifikuar të luhet në vendin tonë, pikërisht në stadiumin “Elbasan Arena”. Në kuadër të këtij takimi Panuçi ka ftuar shumë lojtarë të rinj, madje pranoi dje se do të kishte ftuar dhe më shumë, por disa të rinj e kishin refuzuar dhe ai u shpreh i nervozuar se me lojtarë të tillë nuk ka më diskutim, atyre u mbyllen një herë e mirë dyert e Kombëtares. E thënë ndryshe, Panuçi kërcënoi ata lojtarë që u bën ftesë e refuzojnë, duke thënë se më pas digjen. Në fjalën e tij kishte vend për komentin e të gjitha çështjeve që shqetësojnë ekipin, duke nisur nga grup, forma e lojtarëve, kualiteti, ftesat për të rinjtë, zgjedhjet nga kampionati, apo dhe lënia jashtë e Agollit dhe rikthimi i temës së shiritit të kapitenit.

Kush refuzon digjet

Panuçi zgjodhi një batutë në gjuhën e përditshme për të sqaruar edhe njëherë përpara gazetarëve çështjen e talenteve të reja që u është bërë ftesë, por në fund nuk kanë zgjedhur Shqipërinë, duke e refuzuar kombëtaren kuqezi, duke thënë se ata nuk kanë “b*thë” të marrin vetë vendimet. “Unë i thërras njëherë dhe zgjedhjen e bëjnë ata vetë, ka nga ata që duan të zgjedhin Brazilin, por ka dhe nga ata që duan Shqipërinë, ka nga ata që zgjedhin Kosovën dhe nga ata që zgjedhin Shqipërinë. Por nëse mua më thonë njëherë jo, për futbollistë të tillë nuk ka më vend te Shqipëria. Gjithsesi, dua të shtoj se këta futbollistë nuk kanë b*thë të zgjedhin vetë, por për ta vendosin prindërit, xhaxhai, tezja, halla. Unë e kam kërkuar Zhegrovën dhe kam kontaktuar me të, por tashmë është e kotë të flas për këtë çështje sepse ai ka zgjedhur një përfaqësuese tjetër. Ka edhe nga ato raste kur prindërit vendosin për të ardhmen e futbollistit, madje edhe duke e shkatërruar atë. Kaq dhe pikë nuk mund të flas më për këtë temë.

Sulmuesit

Sadiku po rikuperohet nga dëmtimi, do të shikoj deri të hënën sesi do të jetë gjendja e tij dhe nëse do të jetë i gatshëm të luajë. E rëndësishme është që kemi sërish në skuadër Balajn dhe Cikalleshin dy sulmues të rëndë- sishëm që mua më pëlqejnë shumë dhe që tashmë janë plotësisht të gatshëm për të ndihmuar Kombëtaren.

Shumë emra për një ndeshje

Kam grumbulluar 4 apo 5 lojtarë të rinj për ti parë në stërvitje por edhe për të kuptuar nëse niveli i skuadrës ndryshe nga grumbullimi i mëparshëm në Antalja, do të jetë më i lartë, pasi konkurrenca në skuadër rrit cilësinë. Duke qenë se ka lojtarë që kanë luajtur pak me klubet e tyre, zgjodha të zhvillonin vetëm një ndeshje miqësore, pasi doja të kisha më shumë seanca stërvitore dhe të punoja më mirë me këta futbollistë në mënyrë që ata të arrijnë formën maksimale.

Marrëdhënia me Alban Bushin dhe ftesa për Abazajn

E kuptoj irritimin e Bushit sepse Shpresat do të luajnë dy ndeshje të rëndësishme, por unë dua të provoj lojtarë dhe për këtë arsye kam grumbulluar Abazajn, ndërsa për Ramadanin ai e dinte që më herët. Mes meje dhe Bushit ka një bashkëpunim të shkëlqyer. Edhe për sfidën ndaj Turqisë Ramadani ishte i grumbulluar, por unë e lejova të luante me U-21. Në shtator fillojnë sfidat zyrtare dhe unë kam për detyrë ti provoj të gjithë.

Kërkimet për lojtarë të rinj

Shpresoj që cikli për të kërkuar lojtarë të rinj të mos jetë mbyllur. Do të kërkoj futbollistë të tjerë gjatë muajve në vazhdim, lojtarë të zotë dhe që po bëjnë mirë me klubet e tyre. Pastaj nuk duhet të harrojmë që në këtë grumbullim kemi mungesa sepse Veseli e Abrashi janë të dëmtuar. Deri në qershor unë do të provoj lojtarë të rinj, bazat janë hedhur por unë do të grumbulloj të rinj për të parë nëse ata mund të jenë të vlefshëm për kombëtaren në Ligën e Kombeve dhe eliminatoret e Europianit./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 14:08

Deri kohët e fundit ishte e paimagjineshme që një futbollist i Serbisë të luante për përfaqësuesen e Kosovës, të njohur nga FIFA dhe UEFA. Me kalimin e kohës, gjërat kanë ndryshuar dhe ky kalim pritet të ndodhë shumë shprejt, shkuan media serbe blic.rs.

Postuar: 25/04/2018 - 11:10

Bayern Mynih-Real Madrid premton gjithmonë spektakël.

Postuar: 25/04/2018 - 11:06

Zëvendës-presidenti i komunës në Mekë, Fahd Al-Rowky, njoftoi të hënën se planifikon t’ia dhurojë futbollistit egjiptian, Mohamed Salahut, një copë tokë në Mekë, si shenj

Postuar: 25/04/2018 - 10:07

Mohamed Salah ishte protagonisti i ndeshjes Liverpool-Roma, me dy gola dhe dy asist në fitoren 5-2 të “The Reds” në takimin e parë gjysmëfinal të Champions League.

Postuar: 25/04/2018 - 10:02

Chelsea, Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë duke e ndjekur mbrojtësin shqiptar të Napolit, Elseid Hysajn, raportojnë mediat italiane.

Postuar: 25/04/2018 - 08:30

Skënderbeu shpreson që të përfitojë ulje dënimi ne Komisionin e Apelit të UEFA-s, pas vendim it të dhënë nga Disiplina dhe Etika e qeverisë europiane të futbollit që e ka dënuar