Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panucci tregon arsyen pse e la jashtë Agollin për miqësoren me Norvegjinë

Postuar: 19/03/2018 - 11:33

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ndodhet në një konferencë për shtyp për miqësoren me Norvegjinë më 26 Mars.

Tekniku italian ka folur rreth grumbullimit të lojtarëve të rinj si dhe lënien jashtë liste të veteranit Ansi Agolli.

"Kam obligimin për të kërkuar lojtarë të rinj. Po thërrasim lojtarë të rinj dhe deri në qershor do të provoj lojtarë të rinj. Një bazë e kam vendosur, por do të thërrasë lojtarë të rinj. Kam biseduar me Agollin dhe jemi sqaruar. Në shtator ai mbush 36 vjeç, në qoftë se do të kem nevojë do ta kem në kosideratë. Do të kisha dashur ta trajnoja kur ai ishte 28-30 vjec.", deklaroi trajneri i kombëtares.

Përsa i përket çështjes së kapitenit italiani u shpreh se shiriti do i takojë atij lojtari që ka më shumë prezenca me kombëtaren shqiptare.

"Në ditën që u prezantova si trajner thashë që ai që ka më shumë prezenca do të jetë kapiten. Kapiteni i ekipit kombëtar, është ai që do të ketë më shumë ndeshje. Llogaritë bëjini vetë.", tha Panucci.

Panucci foli dhe për dy talentet që luajnë në kampionatin shqiptar.

"E ndjek kampionatin shqiptar. Gavazaj dhe Abazaj janë dy të rinj të talentuar të cilët në përballjen 1 me 1 janë tepër të fortë. Më pëlqejnë.", shtoi ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 15:47

Fjala gjimnastikë vjen nga gymnos që do të thotë zhveshur, pra stërvitje lakuriq.

Postuar: 20/09/2018 - 15:15

Mbrëmjen e djeshme, ekipi i Juventusit luajti përballjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Valenc

Postuar: 20/09/2018 - 09:50

Kristiano Ronaldo e nisi me karton të kuq aventurën e tij në Champions League këtë edicion.

Postuar: 20/09/2018 - 09:46

Në Gjirokastër ka zhvillime dhe klubi i futbollit të këtij qyteti më në fund mori dje masa të for

Postuar: 20/09/2018 - 09:43

Federata Shqiptare e Futbollit ka shkaktuar një skandal ditën e djeshme.

Postuar: 19/09/2018 - 23:42

 Një surprizë ka qenë mbrëmjen e sotme fitorja e Lyon kundër Manchester Cityt  në shtëp

Postuar: 19/09/2018 - 21:58

Juventus ka kaluar në avantazh ndaj Valencias, edhe pse po luan me 10 lojtarë.