Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panuçi: Duka me nivel mbi mesatar, fajin që nuk vij në Shqipëri e ka…

Postuar: 06/12/2018 - 16:36

Në një intervistë për “Tv Klan”, trajneri Kristian Panuçi ka komentuar shortin e kualifikueseve të Europiani dhe për shanset e Shqipërisë që të kualifikohet.

Si është dukur shorti?

Jam i kënaqur me shortin, kemi një grup ku kemi mundësi. Jam i të njëjtit mendim si kam thënë edhe më parë, se duhen të gjithë lojtarët. Shqipëria mund të tentoj.

Përse mendoni se kemi mundësi reale?

Luçesku po vazhdon me rinovimin e skuadrës. Mund të shkoj në europian Shqipëria, Islanda apo Turqia.

A mendoni te ndryshosh në planin personal?

Ndoshta jap përshtypjen e polemikut, por duhet analizuar gjërat në varësi të dinamikës që kanë ndodhur, Nuk kam asgjë me gazetarët, përkundrazi ju respektoj.

Do të kemi modul stabël ?

Kur ke mungesa lojtarësh është e vështirë. Kam provuar 21 lojtarë të rinj por janë ata që vendosin se kush do të luaj nga forma.

Kemi shtylla në skuadër?

Ka pasur lojtarë që nuk luajnë. Dua të transmetoj diçka në stërvitje sepse kemi përgjegjësinë e një kombi.

Si ia mbushët mëndjen Dukës? 

Jam me fat që kam një president me nivel intelektual më të lartë se mesatarja.

Pse nuk jeni më shumë i pranishëm në Shqipëri? 

Faji është i Bulkut që nuk më thërret, jo i imi. Nëse nuk përpiqemi të gjithë lojtarë, tifozë, gazetarë atëherë nuk do të shkojmë në Europian.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 17:03

Zyrtare klubi i Bayern Munich arrin marrëveshjen me Barcelonën për sulmuesin brazilian Philippe Coutinho.

Postuar: 17/08/2019 - 07:31

Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka bërë një hap prapa dhe i “lutet” su

Postuar: 17/08/2019 - 07:28

Merkato e verës po shkon drejt fundit dhe klubet e Superiores po nxitojnë të përmbushin objektiva

Postuar: 17/08/2019 - 07:26

Në sezonin e ri vetëm tri skuadra do të luftojnë për titullin.

Postuar: 16/08/2019 - 18:52

Eden Hazard nuk do të udhëtojë me Realin për transfertën me Celta Vigon në javën e parë të La Lig

Postuar: 16/08/2019 - 07:30

Mesi apo Ronaldo do ta fitojë “Topin e Artë”?