Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panuçi: Është momenti ynë, sot duhet të shënojmë e fitojmë patjetër

Postuar: 17/11/2018 - 07:21

 Trajneri Kristian Panuçi beson tek fitorja kundër Skocisë. Në takimin që do të luhet sot në mbrëmje në stadiumin “Loro Boriçi”, të qytetit të Shkodrës, tekniku italian i Kombëtares dëshiron që lojtarët këtë herë të tregojnë vlerat e tyre dhe të mundësojnë një fitore që u jep shpresë të mos e mbyllin në vend të fundit. “Nesër duhet të shënojmë, problemi është që në Izrael kemi krijuar situata, pastaj nuk i futem brenda do të isha më i shqetësuar nëse nuk do të krijonim, te lojtarët duhet të jetë dëshira që të mos e pranojnë që nuk arrijnë të bëjnë gol, pastaj personalisht kam menduar gjëra se është një ndeshje që duhet ta fitojmë me doemos. Grezda është mirë, ka punuar gjatë javës, dje donte të stërvitej pro e mbajta që të mos rrezikoja, Ndoj mendoj se ka ende disa probleme. Është e vërtetë që është vit i keq. Duhet ta përmbysim situatën, por di që përveç Kosovës dhe Ukrainës, ku ishim pak konkurrues, në ndeshjet e tjera kemi pësuar nga goditje standarde. Nuk është një moment pozitiv për ne”, theksoi Panuçi. Më pas ai foli me emra konkret, por duke mos dhënë asgjë informacion rreth grupit që pritet të luajë titullar. “Kam shuam dyshime ende për formacionin që do të luajë”, shtoi Panuçi. Më pas ai komentoi deklaratën e kreut të FSHF-së Duka. “Duka nuk e ka thënë që rrezikoj. Unë bëj punën time me aq pasion dhe seriozitet, nuk më vënë nën presion. Si fitojmë? Nëse bëjmë një gol më shumë. Skuadra flet shumë, por në fushë duhet më shumë, këtë e dinë edhe djemtë. Nën këtë pikëpamje, duhet të përmirësohemi. Shpresojmë që nesër (sot) të shohim djemtë të flasin më shumë se është e rëndësishme për rezultatin. Formacionin do ta shihni nesër, duke shpresuar që të mos gabojmë. Stadiumi me fat? Nuk ka sjellë fat se kam humbur këtu me Italinë. Shpresojmë që këtë herë të na sjellë fat. Kemi bërë një ndeshje të mirë në Izrael, por kthyem me 0 pikë, e vërtetë që qesh, pro brenda meje jam zjarr, nuk më pëlqen. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën. Kam shpresë sepse, edhe në Skoci, duhet të mos harrojmë që goli i parë është pozicion jashtë loje, përveçse autogol. Ekipi nuk ka pësuar gol në asnjë aksion loje normal deri tani”, vijoi tekniku kuqezi.

Mavraj: Besojmë tek fitorja, ndryshe s’do të ishim këtu

Krahas trajnerit Kristian Panuçi, para gazetarëve doli dje edhe kapiteni Mërgim Mavraj, i cili theksoi se e besonte fitoren dhe se lojtarët do të merrnin përgjegjësitë e tyre. “Përgjegjësia është e çdo futbollisti në fushë. Goli që pësuam në Izrael, i pari, ishte gabim, pasi nuk e treguam veten të aftë në atë moment. Trajneri ka të drejtë. Kjo na ndikoi ndeshjen e fundit. Nëse përmirësohemi në këtë pjesë, besoj se kemi gjasa të ia dalim. Shumë e vështirë të kemi një recetë se si mbrohet porta më mirë. Duhet të shmangim gabimet individuale, sepse na kushtojnë pikë. Nuk kemi pasur edhe fatin me vete. Në të kaluarën kemi treguar veten në mbrojtje. Individualisht duhet të bëjmë më shumë. Duhet vëmendje e jashtëzakonshme në ndeshje. Duhet të jemi të përqendruar në momentet e duhura. Në këto ndeshje të rëndësishme, goditjet standarde kanë fituar shumë vlerë. Stërvitja gjatë javës është tjetër gjë në krahasim me ndeshjet. Do të përpiqemi të përmirësohemi”, theksoi kapiteni kuqezi. Më tej Mavraj tha se nuk ka rëndësi shiriti i kapitenit, sepse në fushë do të jenë 11 ushtarë. “Kur jemi në stadium me 40 apo 50 mijë spektatorë, nuk mund të themi që një lojtar, ose kapiteni apo lideri kanë gabim. Nuk ka dallim kush është kapiteni. 11-të ushtarë jemi në fushë. Nuk jam unë i vetmi, jemi të gjithë për një dëshirë e qëllim për të mos pësuar. Nuk është garanci që po nuk fole nuk do ta pësosh. Duhet ndihma e të gjithëve. Nuk mund të garantojmë fitoren. Për të fituar në këto nivele, duhet të mbrohesh maksimalisht, por me dëshirë dhe vullnet të shënojmë. Të gjithë të mbrohemi dhe të gjithë të fitojmë. Shanset rriten kështu. Besojmë te fitorja? Nëse nuk do të besonim nuk do të luanim fare”, shtoi Mavraj, i cili pritet të startojë titullar në këtë ndeshje./Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 12

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 23:45

Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk, Malmo, Eintracht Frankfurt, Lazio, Villareal, Rapid Vienna, Sevilla, Krasnodar, Bayern Leverkusen, Zurich, Real Betis, Olympiacos, Arsenal, Sporting Lisbonë, Dinamo Z

Postuar: 13/12/2018 - 20:51

Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në

Postuar: 13/12/2018 - 20:17

Ndeshja e sotme mes Lazios dhe Frankfurtit në Europa League është shoqëruar me trazira të mëdha p

Postuar: 13/12/2018 - 14:16

Janë 14 skuadra mes Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë që rezultojnë të bllokuara nga Ta

Postuar: 13/12/2018 - 07:17

Liga e Kampioneve dhuroi mbrëmë emocione dhe spektakël, por edhe turpe si humbjet e Romës, Realit

Postuar: 13/12/2018 - 07:15

Merkato e dimrit do të vijë shpejt dhe klubet kanë nisur të mendojnë që tani për objektivat e tyr

Postuar: 13/12/2018 - 07:14

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli sot para mediave për të shpalosur objektivat e skuadrës