Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panuçi irritohet me gazetarin pas humbjes së thellë: Qepe gojën! I paedukatë!

Postuar: 19/11/2018 - 16:55

Humbja e thellë e Shqipërisë ndaj Skocisë, ka bërë që tekniku italian Kristian Panucci, të humbë toruan përballë gazetarëve.

Gjatë konferencës së sotme për mediet, Panucci u irritua nga pyetja e gazetarit Gjergji Stefa.

Panuçi mes replikave të ashpra e quajti gazetarin të paedukatë madje i kërkoi që të “qepte gojën”.

Ky reagim erdhi pas ndërhyrjes së gazetares Ilda Bejleri për të ç’tensionuar situatën, ku e pyeti se çfarë do të ndryshohej në lidhje me grupin.

Panuçi do t’i përgjigjej me ironi duke thënë: “Pyesni “profesorin” atje (drejtuar gazetarit) që mendon se ne jemi Brazili. Qepe gojën, po flas unë.”

Debati i Panuçit me gazetarin

Gazetari: Në një vit e gjysmë keni ndryshuar shumë, lojtarë e skema. Të gjithë thonë e kemi fajin ne. Në përqindje si mendoni, kush janë fajtorët kryesorë. Nëse do ishit në vend të Dukës, do t’i jepnit besim Panuçi për të vazhduar punën?

Panuçi: Përqindjet i bëni ju, si gazetarë. Për Dukën, nuk di ç’të them. Nëse Duka ka besim më mban, nëse jo më çon në shtëpi. Kur thoni Kosova apo Ukraina, nuk të intereson nëse mungojnë 14.

Gazetari: Nuk është kështu. Ta bëra unë pyetjen. Kombëtarja është gjithmonë Kombëtare. Edhe kur luan ndeshje miqësore edhe kur mungojnë 7 lojtarë apo 18.

Panuçi: Pa 14 lojtarë Shqipëria nuk është konkurruese. Më shqetëson shumë.

Gazetari: Nuk më intereson.

Panuçi: Më shiko në sy kur flas. Tregohu presionist dhe serioz, mos shiko telefonin.

Gazetari: Të shikoj kur flas me ty.

Panuçi: I paedukatë!

Gazetari: Gjithashtu…

Panuçi: Unë jam i edukuar!

Gazetari: Edhe unë…

Panuçi: Po më bën të qesh…

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 20:08

Tifozët që kanë qenë duke ndjekur në stadium ndeshjen midis Flamurtarit dhe Skënderbeut në Vlorë kanë kaluar momente ankthi pasi njëri nga prej tyre ka humbur ndjenjat.
 

Postuar: 17/02/2019 - 17:52

Trajneri Ernest Gjoka ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të Kamzës pas humbjes në shtëpi p

Postuar: 17/02/2019 - 10:29

Ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e futbollistit Emiliano Sala shokoi mbarë botën.

Postuar: 17/02/2019 - 07:39

UEFA futi në proces disiplinor dy lojtarë të Realit të Madridit, mbrojtësin Serxhio Ramos për mar

Postuar: 17/02/2019 - 07:37

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve ku foli në prag të ndeshjes së sotm

Postuar: 17/02/2019 - 07:35

Basketbolli në Shqipëri shfaq dy pamje të ndryshme.

Postuar: 16/02/2019 - 07:21

Bajerni i Mynihut është skuadra që ka dominuar e vetme gjatë vite të fundit kampionatin gjerman d