Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panuçi kapet ngushtë, ja deklarata e tij pas humbjes: Kishim pak personalitet!

Postuar: 10/09/2018 - 23:33

Skocia mundi Shqipërinë sonte me rezultatin 2-0, ndërkohë që në përfundim të ndeshjes ka folur trajneri i Kombëtares,Kristian Panuçi.

Në intervistën për “RTSH”, tekniku italian u shpreh se skuadra ka probleme në mbrojtje dhe i dhuron gola kundërshtarit.

Ai deklaroi:

Në pjesën e parë kishim një rast me Memushajn, kishim pak qarkullim topi, pak personalitet. Nuk ka asgjë për të thënë përveç se për të pranuar rezultatin, kemi limitet tona. Kemi pësuar gol dhe kemi pasur vështirësi. E shohim gotën gjysmë plot.

Ndeshja ishte negative në disa situata, por edhe Skocia ka 3 pikë si ne. Jam i lumtur për djemtë pasi i di limitet, aftësitë tona, nëse i rregullojmë, bëhemi një skuadër që mund të jemi në gjendje të fitojmë grupin, përndryshe do të kemi vështirësi.

Nuk e di, duhet të vendosim të zgjidhim situatën në mbrojtje se ndryshe kemi vështirësi të fitojmë. Duhet të jemi të ndershëm, duhet të mendojmë të përgatitim ndeshjen e tetorit, të jemi pak më të egër në fushën e lojës në mbrojtje, përndryshe do të sforcoheshim shumë për të arritur vendin e parë.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
You voted 3. Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 20:10

Edhe pse nuk është kandidat për të fituar çmimin e futbollistit më të mirë sipas FIFA-s, Lionel Messi do të marë pjesë në ceremoninë e së hënës së ardhshme.

Postuar: 20/09/2018 - 20:02

 Xhani De Biazi ishte ai që i dha mundësinë Elseid Hysajt që të debutonte në radhët e kombët

Postuar: 20/09/2018 - 16:17

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë pas ndeshjeve të para në Ligën e Kampionëve.

Postuar: 20/09/2018 - 15:47

Fjala gjimnastikë vjen nga gymnos që do të thotë zhveshur, pra stërvitje lakuriq.

Postuar: 20/09/2018 - 15:15

Mbrëmjen e djeshme, ekipi i Juventusit luajti përballjen e parë në Ligën e Kampionëve ndaj Valenc

Postuar: 20/09/2018 - 09:50

Kristiano Ronaldo e nisi me karton të kuq aventurën e tij në Champions League këtë edicion.

Postuar: 20/09/2018 - 09:46

Në Gjirokastër ka zhvillime dhe klubi i futbollit të këtij qyteti më në fund mori dje masa të for