BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Panuçi: Kuqezinjtë s’bëjnë punë po s’u ndenje me çekan te koka, me Skocinë përgjegjësia e imja

Panuçi: Kuqezinjtë s’bëjnë punë po s’u

Trajneri Kristian Panuçi u shfaq dje në konferencë për shtyp, ku argumentoi zgjedhjet e bëra në kuadër të ndeshjeve ndaj Skocisë dhe Uellsit, respektivisht më datat 17 dhe 20 nëntor. Ai analizoi, gjithashtu, gjendjen e grupit, shpalosi objektivat në kuadër të takimit të radhës në Ligën e Kombeve, ndërsa ka komentuar me emocion edhe sjelljet e disa lojtarëve apo faktin që kuqezinjve duhet t’u qëndrosh te koka vazhdimisht që të marrësh atë që dëshiron. I ndërgjegjshëm se rezultati i kësaj ndeshjeje ka epshë për të ardhmen e tij e të skuadrës, Panuçi nuk hezitoi të thoshte se është momenti që gjithsecili të marrë përgjegjësitë e tij. në fillim Panuçi foli për refuzimin e Loret Sadikut, por që për Panuçin argumentimi ishte se nuk ka qenë në formë të mirë sportive.

“Sadikun e ftova pastaj me shkroi mesazh dhe folëm. Ai ishte i lumtur për grumbullimin, por kishte pasur probleme dhe nuk ishte në 100%, më kërkoi që të mos e grumbulloja. Edhe unë i thashë që të mos vijë nëse nuk është i gatshëm 100%. Ai është në plane për të ardhmen dhe më pas ftova Kaçen, pasi edhe Ylber Ramadani kishte dëmtim. Sa i takon pozicionimit të skuadrës, nëse jemi këtu, është faji ynë dhe nuk duhet të gjejmë justifikim. Pësojmë gola me gabime foshnjarake. Ne kemi skuadër memecësh dhe unë duhet të rri të them kujdes këtu, atje. Ne duhet të fitojmë medoemos ndeshjen e shpresojmë të bëjmë golat që nuk i kemi bërë deri tani. Duhet të bëjmë 6 pikë. Edhe te dytët, mund të kemi shans. Në Izrael na mungoi goli pasi as në Turqi nuk luajtëm aq mirë. Bën lojë por nuk vjen goli”, theksoi që në fillim Panuçi. Më tej tekniku shprehu optimizmin për vazhdimësinë, pasi Skocia ka mungesa dhe tanët janë konsoliduar. “Është një vit që nuk kemi skuadër të unifikuar, tani kemi cilësi. Kemi gjetur Uzunin e Grezdën. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje te mirë se Skocisë i mungojnë shumë lojtarë. Ndërkohë, nëse humbasim bëhet e vështirë për të gjithë, për mua, tifozët dhe futbollin. Rezultati është në përgjegjësinë time, por ndeshjet me Skocinë apo Izraelin, mendoj se ua kemi dhuruar ne dhe jo se i kanë merituar ata. Padyshim që unë flas gjatë gjithë kohës me lojtarët dhe do të flas për t’iu treguar rëndësinë e ndeshjes. Duam të dalim me 6 pikë me shpresën që të luajmë në gjysmëfinale”, shtoi Panuçi.

Tekniku komentoi më pas gjërat pozitive që ka skuadra, sidomos bazuar nga ndeshja e fundit e luajtur dhe humbur ndaj Izraelit. Madje ai komentoi dhe çështjen e kapitenit.“Skema funksionoi me Izraelin megjithëse nuk u shënua gol, problem mbetet komunikimi. Është bërë debat për kapitenin dhe ka pasur diskutim. Kapiteni nuk është vetëm emri, por ai që duhet të organizojë grupin dhe të kujtojë grupin. Nuk duhet të jemi si në rastin me Izraelin me 29 gjuajtje e asnjë gol, ndërsa Izraeli na shënoi lehtë. Nuk duhet të shihet vetëm sjellja ime si diktatoriale. Këta shkojnë ne klube e janë të qetë, unë fle pesë orë në ditë gjithë muajin. Thonë Panuçi diktator por kështu e duan, t’u rrish mbi kokë, me çekan gjithë javën tek koka. Ju mendoni se jam në Itali te “Koloseu”, por po lodhem, më janë bërë flokët gri”, vijoi tekniku kuqezi.

Në fund Panuçi kujtoi dhe përplasjen me Mavrajn pasi Aris kishte lënë datë ndeshjeje në kundërshtim me rregulloret e FIFA-s. Ndërsa në fund shtoi se lojtarët që ftohen n ë Kombëtare duhet të vijnë me vrap, me këmbë ose motor, të mos presin lutje. “Mavraj? Është rregullore e FIFA-s dhe gabim i grekëve që përcaktojnë ndeshje ditën e hënë që përkon edhe me ditën kur grumbullohen skuadrat. Kurse Loret Sadikun uroj që vitin tjetër ta kërkojnë Reali me Barcelonën, por mendoj se shihet më shumë me Shqipërinë se me Kasimpasha. Ai nuk ka thënë jo, por më ka thënë do ta mendoj. Nëse do të isha unë do të vija. Unë do të vija në këmbë e motor, nga Stambolli nëse do më ftonin. Do e bëja rrotull nga Korfuzi me motor uji. Në kohen time kur më ftonin, ishte qejf edhe të shkoja një ditë para”, përfundoi Panuçi.

Adriatik BALLA