Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panuçi pranon për herë të parë gabimin e “Shqipërisë sulmuese”, refuzon sërish dorëheqjen

Postuar: 20/11/2018 - 07:15

Shqipëria u poshtërua në Shkodër nga Skocia me rezultatin 4-0, duke na dhënë një goditje të rëndë në objektiva, por edhe në anën psikologjike, teksa trajneri Kristian Panuçi i ka ditët e numëruara. Informacionet e dala nga punonjës të federatës thonë se trajneri do të shkarkohet menjëherë pas duelit me Uellsin, domethënë pas një takimi kokë më kokë me presidentin Armand Duka. Rezultati me Uellsin do të thotë shumë, sepse, fakti që Duka nuk e shkarkoi menjëherë tregon se është i dyzuar. Por çdo rezultat tjetër veçse një fitore bindëse do ta detyronte Dukën, për shkak edhe të opinionit, që të shkarkonte Panuçin. Ndërkohë, trajneri doli dje para gazetarëve, ku binte në sy nervoziteti e në mjaft raste u kap me gazetarët pas pyetjeve të tyre thumbuese që i kërkonin me ngulm nga vijnë këto rezultate të dobëta. Nervoziteti, pasiguria në kontrollin e skuadrës dhe natyrisht mungesa e rezultateve, kanë sjellë që Panuçi të mos e ketë të gjatë në krye të Kombëtares, megjithëse e sigurt është se ai do të jetë trajner zyrtar edhe sot në mbrëmje në duelin miqësor që Shqipëria do të luajë në “Elbasan Arena” ndaj Uellsit.

“Unë jam përgjegjësi kryesor për këtë situatë të vështirë. Kur mbërrita unë, skuadra ishte e katërta dhe mbërriti e treta. Më pas erdhi një vit shumë i vështirë. Askujt nuk intereson të thotë që prej viti e gjysmë kësaj skuadre i mungojnë 6-7 lojtarë. Mendojmë se jemi Gjermania apo Brazili. 12 lojtarë që unë kam thirrur, nuk luajnë me klubet e tyre. Në vitin 2016 Shqipëria shkoi në Europian. Mos vallë e ka detyrim të shkojë çdo vit!? Po të jetë i gjithë grupi në dispozicion, atëherë mund të tentojnë Europianin. Duke qenë se jam unë përgjegjësi për këtë situatë, sepse u përpoqa të sjell një ide për futbollin, për Nations League, duke qenë se njerëzit janë arrogantë, nuk e kam problem të them se duhet të ndryshojmë, sepse nuk kam kohë të punoj me skuadrën dhe t’i jap kondicionin e duhur fizik. Ideja për një Shqipëri sulmuese, ishte e gabuar. Për këtë arsye duhet të bëj një futboll ndryshe. Historia tregon një të vërtetë tjetër. Unë nuk jam idiot, duhet të ndryshojmë, sepse, po të vazhdojmë kështu, vë në vështirësi lojtarët”, u shpreh Panuçi. Më tej tekniku theksoi se gjërat mund të ndryshojnë dhe përmendi faktorët që mund të sillnin përmirësimin e situatës. “Duhet një krenari e madhe, të jemi seriozë. Kur dëgjoj një stadium që më ofendon, me të drejtë, vuaj shumë. Punën provoj ta bëj me shumë seriozitet. E pranoj që kam gabuar me idenë e futbollit që do të sillja. Do të ndryshojmë dhe shpresoj të jetë rruga e duhur. Ideja që kisha unë nuk solli efikasitet, u pa deri në ndeshjen me Norvegjinë, ku na munguan shumë lojtarë. Nëse do t’i stërvitja çdo ditë djemtë do të ishte ndryshe. Pas përfundimit të ndeshjeve të Nations League kanë rënë nga kategoria, por nuk kam menduar se do të heqin trajnerin. Ndërrimi i trajnerit për mua është i fundit”, vijoi trajneri. Më pas Panuçi u ndal direkt në raportet me presidentin Duka, duke kujtuar që ka kontratë deri në vitin 2019 dhe se po punon për të përmirësuar ekipin. “Nëse më jepet koha, koha ekziston. Në të kundërt, merrni në telefon presidentin Duka, unë kam kontratë deri në 2019. Duke qenë se kam shumë respekt për veten dhe atë që më paguan, unë vuaj shumë. Jam shumë i kënaqur me punën time. Nuk mund të nis të qaj për këto rezultate, duhet të shoh përpara. Jam i lumtur që jam këtu”, vijoi tekniku italian. Më pas një pyetje e gazetarit që i kërkon mendim nëse do të ishte pikërisht Panuçi president federate si do të sillej, gjë që e acaroi mjaft trajnerin i cili replikoi jashtë normalitetit. “Për Dukën, nuk di ç’të them, nuk përgjigjem dot në vend të tij. Megjithatë, nuk e përmendni fare që kundër Ukrainës e Kosovës mungonin 14 lojtarë. Nuk dua të gjej justifikime, por më thoni një kombëtare që funksionon pa gjysmën e skuadrës. Shihni Italinë, për shembull, sa po vuan”, përfundoi Panuçi. 

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 17:09

Tomas Munir ka marrë vemendjen e të gjithëve me videon që ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale.Mbrojtësi i PSG-së shihet në video teksa bën një një festim që kurrsesi nuk duhet marrë shembull.

Postuar: 14/12/2018 - 07:14

Trajneri Arsen Venger, aktualisht i papunë, vijon të japë intervista në media të ndryshme, të bëj

Postuar: 14/12/2018 - 07:13

Thomas Strakosha është në qendër të kritikave nga një pjesë e analistëve dhe tifozëve ultras të L

Postuar: 14/12/2018 - 07:11

Sot do të përplasen dy kryesuesit e kampionatit, Partizani dhe Kukësi.

Postuar: 13/12/2018 - 23:45

Chelsea, Bate Borissov, Dynamo Kiev, Rennes, Genk, Malmo, Eintracht Frankfurt, Lazio, Villareal,

Postuar: 13/12/2018 - 20:51

Për herë të parë në historinë e futbollit, një Kampionat Europian dhe Kupë bote mund të mbahen në

Postuar: 13/12/2018 - 20:17

Ndeshja e sotme mes Lazios dhe Frankfurtit në Europa League është shoqëruar me trazira të mëdha p