Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Panuçi zbardh listën e Kombëtares, mungojnë Manaj, Ndoji e Llullaku, surprizë vetëm Qose

Postuar: 15/03/2019 - 07:22

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Kristian Panuçi, zbardhi dje listën e futbollistëve që do të grumbullohen për duelet e 22 dhe 25 marsit në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Evropian të vitit 2020. Lista që në fillim të herës ngjall debat, pasi janë lënë jashtë ekipit lojtarë që kanë minutazh maksimal dhe madje janë liderë në skuadrat e tyre, të tillë si Emanuele Ndoji i Breshias, Azdren Llullaku i Astrës në Rumani, apo dhe Rei Manaj që luan këtë sezon rregullisht në Segunda Divizion të kampionatit spanjoll me skuadrën e Albasetes. Nuk është ftuar gjithashtu sulmuesi Azdren Llullaku i cili po luan rregullisht në kampionatin rumun dhe është lënë jashtë vëmendjes Ermir Lenjani, i cili dihet që ka vlera në krahun e majtë të lojës dhe muajt e fundit ka luajtur rregullisht me Sionin në Superligën e Zvicrës. Thuajse të gjitha mediat sportive e kanë atakuar Panuçin për përmbajtjen e listës, pasi ai ka ftuar futbollistë që nuk janë në kapacitetin e tyre maksimal sikurse janë Grezda e Abazaj apo dhe ndonjë tjetër, ndërsa nga kampionati shqiptar nuk ka preferuar asnjë futbollist me përjashtim të portierit Alban Hoxha që dihet se është portier i tretë në kombëtare pas Berishës dhe Strakoshës. Referuar edhe analizës që ka bërë “Vip Sport”, si rrallëherë më parë, trajneri i përfaqësueses ka blinduar listën me lojtarë të mbrojtjes, duke grumbulluar 9 të tillë. Në listë janë 5 qendërmbrojtës, pak si shumë për çdo përfaqësuese që synon rezultate pozitive, me lojtarët e krahu të dubluar. Kur mendon se ndeshja e dytë është me Andorrën, e kupton lehtë se ka diçka që nuk shkon në mënyrën se si është planifikuar kjo listë. Ndërkohë, në të njëjtën analizë, sa i takon mesfushës, bie në sy se trajneri as që ka menduar për krahët e mesfushës. Abazaj dhe Uzuni duken dy alternativat e vetme ofensive që mund të luajnë rregullisht, ndërsa është injoruar Lenjani i cili po kalonte një formë të mirë në klub. Alternativa e vetme ofensive është Grezda, por ky i fundit nuk dihet nëse do të jetë në gjendje të luajë në këto ndeshje për shkak të problemeve fizike. Duke ruajtur të njëjtën linjë, gjithmonë sipas analizës së listës së lojtarëve që dfo të grumbullohen, kuptohet që ekipi do të luajë ose me Armand Sadikun në sulm, ose me Bekim Balajn, por lojtarët e tjerë si Grezda dhe Abazaj thuajse nuk kanë luajtur fare në muajt e fundit. Abazaj ka vetëm pak javë që ka nisur të prekë topin në Kroaci pas gjashtë muajsh “shterpësi” në Belgjikë, kurse Grezda vjen nga një dëmtim dhe nuk është në maksimumin e vet. Uzuni është në rregull, por trajneri nuk ka marrë parasysh lojtarë si Guri, që luan, Manaj që gjithashtu luan, apo dhe Françesko Tahirajn, i cili luan në gjithashtu. Trajneri vijon t’i besojë mesfushorit Andi Lila, edhe pse veteran dhe qëndron në stol herë pas here tek PAS Janina në kampionatin grek. Është lënë jashtë listës Emanuele Ndoji, futbollist në top-20-shen e Serisë B italiane dhe një nga më të mirët e muajve të fundit në Itali. Është lënë jashtë listës edhe mesfushori Keidi Bare, që luan me Malagën në ligën e dytë spanjolle dhe po kalonte një formë të mirë. Ka plot emra të tjerë që nuk kanë marrë vëmendjen e trajnerit, përfshi dhe lojtarë që luajnë në Rumani, Itali dhe Zvicër. Në fund, është lënë totalisht jashtë vëmendjes futbolli shqiptar, pra Superiorja, në të cilën luajnë disa elementë të spikatur si Vasil Shkurtaj, Lorenc Trashi, apo dhe lojtarë të tjerë që mund ta kishin një shans të paktën në duelin me Andorrën. Megjithëse kampionati shqiptar është i dobët dhe nuk përbën ndonjë cilësi që mund të përzgjedhësh elementë më të mirë nga ata që luajnë jashtë. Shihet qartë që në listë ka emra që nuk luajnë me klubet e tyre dhe që shumë mirë mund të ishin zëvendësuar nga futbollistë të spikatur nga kampionati shqiptar, ose të tjerë që luajnë në kampionate të huaja, por që kanë dhënë prova me minutazh në fushë se janë në formë dhe mund t’i shërbenin ekipit. Duket se lista e Panuçit çalon në disa drejtime dhe nuk ka pasur thellim në përzgjedhjen e emrave më të spikatur të momentit.

Lista e Kombëtares

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha.

Mbrojtësi: Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Frederik Veseli, Egzon Binaku, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Naser Aliji, Ardijan Ismajli, Enea Mihaj.

Mesfushorë: Migjen Basha, Andi Lila, Amir Abrashi, Ledian Memushaj, Ergys Kaçe, Taulant Xhaka, Kristi Qose.

Sulmues: Armando Sadiku, Bekim Balaj, Eros Grezda, Myrto Uzuni, Kristal Abazaj.

Adriatik BALLA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 20:12

Juventus është në kërkim të një trajneri që pas largimit të Allegrit.Trajneri nga Livorno u largua pas 5 vitesh nga Juventus, si pasojë e prishjes përfundimtare me dyshen Nedved-Paratici.

Postuar: 21/05/2019 - 20:10

Juventusi duket se ka gati goditjen e madhe të merkatos së verës.

Postuar: 21/05/2019 - 17:59

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj I

Postuar: 21/05/2019 - 13:47

Largimi i Masimiliano Allegrit nga stoli i Juventusit ka bërë që drejtuesit të nisin punën për

Postuar: 21/05/2019 - 12:47

Pas humbjes 4-1 ndaj Napolit, tifozët e Interit kanë ndërmarrë një fushatë në rrjetet sociale m

Postuar: 21/05/2019 - 11:29

Kombëtarja shqiptare do të luajë pas pak ditësh dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Europianit

Postuar: 21/05/2019 - 10:29

Këtë verë pritet të thyhet sërish rekordi i futbollistit më të shtrentë në botë.